Lajmet
Lajmet
Drejtori Smakiqi u takua me kadetët e rinj të PK-së
Vushtrri, 11 korrik 2012 Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës (AKSP), Ismail Smakiqi, u taku sot me kadetët e rinj të Policisë së Kosovës një ditë para diplomimit të tyre. Drejtori Smakiqi gjatë fjalimit të tij tha se AKSP ka bërë gjithçka që ka mundur, në mënyrë që trajnimi themelor të zhvillohet dhe të përfundojë me sukses të plotë.
Ai tha se ndjekja e mësimit në AKSP dhe trajnimet që zhvillohen i bën kadetët garantues të respektimit të rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës.
Drejtori Smakiqi i inkurajoj kadetët që ta kryejnë detyrën e tyre me ndershmëri, krenari dhe dinjitet. Kjo është e vetmja mënyrë që shteti ynë të vazhdojë në plotësimin e standardeve ndërkombëtare si një shtet ligjor demokratik, tha Smakiqi para kadetëve të Policisë së Kosovës.
U prezantua raporti tre mujor i Projektit të Binjakëzimit
Vushtrri, 06 korrik 2012 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), u mbajt takimi i parë i Komitetit Drejtues i Projektit të Binjakëzimit, ku u bë prezantimi i raportit tre mujor të këtij projekti.
Ky projekt i cili ka për qëllim përmirësimin e arsimit në sektorin e rendit dhe sigurisë publike u vlerësua lartë nga ekspertë dhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare. Të pranishmit e vlerësuan si shumë të suksesshëm fazën e parë të përfunduar të këtij projekti, duke shprehur përkushtimin e plotë që edhe faza e dytë të jetë edhe më e suksesshme.
Gjatë këtij takim të gjithë partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë të cilët janë të përfshirë në këtë projekt shprehën gatishmërinë e tyre që ta përkrahin projektin e binjakëzimit më qëllim që Akademia në një të ardhme të afërt të jetë institucion i arsimit të lartë në fushën e rendit dhe sigurisë publike në vend.
Drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së, Ismail Smakiqi, tha se Akademia do të jetë e përkushtuar që në partneritet të plotë me Qeverinë e Kosovës, Komisionin Evropian dhe me përfaqësuesit e projektit që projekti i binjakëzimit të përfundoj me sukses. Drejtori Smakiqi tha se faza e parë e implementimit të këtij projektit është realizuar në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ndërkaq udhëheqësi i Projektit të Binjakëzimit z.Anti Haikio, tha se Akademia e Kosovës për Siguri Publike në një të ardhme të afërt mund të shërbej si një model jo vetëm në ballkën, por edhe më lartë.
Bashkëpunimi i mirë me të gjithë partnerët ka bërë që të jemi në një fillim të mirë dhe pozitiv në realizimin e këtij projekti, tha Haikio. Tutje Haikio ka falënderuar të gjithë partnerët që janë duke kontribuar në realizimin e projektit të binjakëzimit. Projektin në fjalë e ka përkrahur edhe Celine Aucouturier nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë
Në këtë takim të pranishëm ishin përfaqësues ligjor nga zyra e kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, përfaqësues nga ministrit e vendit, përfaqësues nga Agjensionet e Sigurisë Publike, si dhe partnerët ndërkombëtarë të Akademisë si ICITAP-i dhe OSBE-ja.
Ndryshe projektit i binjakëzimit është i financuar nga Komisioni Evropian i cili është fituar nga Finlanda dhe Estonia, dhe ka të bëjë me përmirësimin e arsimit në sektorin e sigurisë publike në Republikën e Kosovës.
Në AKSP u mbajt Miniolimpiada për persona me aftësi të kufizuara
Vushtrri, 16 qershor 2012 Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), për të tetën herë me radhë u mbajt Miniolimpiada për Persona me Aftësi të Kufizuara e cila është organizuar Komiteti Para Olimpik dhe OPFAKOS e përkrahur nga AKSP, OSBE-ja dhe Ministria e Kulturës. Në këtë Miniolimpiadë kanë marrë pjesë rreth 450 persona me aftësi të kufizuara. Në hapjen zyrtare të Miniolimpiadës të pranishëm ishin Drejtori i Përgjithshëm, Ismail Smakiqi, ambasadori i Anglisë në Kosovë, Ian Cliff, ambasadori i Francës, Jean François Fitou, drejtori i Departamentit për Siguri Publike në OSBE, Carsten Tweilmer, zv/ministri i Ministrisë së Kulturës, Hajdin Abazi, deputetë nga Kuvendi i Kosovës si dhe presidentja e Komuniteti Para Olimpik Njomza Emini.
Në hapjen solemne të miniolimpiades drejtori i përgjithshëm Ismail Smakiqi, tha se është nder dhe kënaqësi e madhe që miniolimpiada për persona më aftësi të kufizuara mbahet në Akademi.
Smakiqi tha se për tetë vjet me radhë Akademia është nikoqire e miniolimpiades së fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe prindërve të tyre, ku për dy ditë me radhë ata bëjnë gara në disiplina të ndryshme sportive dhe kënaqen duke u shoqëruar me njëri-tjetrin.
Miniolimpiada e cila mbahet në Akademi tanimë tradicionale, është mburrja jonë, andaj iu falënderojmë nga zemra që na bëni të ndjehemi krenar duke qenë nikoqir të kësaj ngjarje. Akademia ndihet krenare që është nikoqire dhe pjesëmarrëse në aktivitetet e miniolimpiades, tha Smakiqi.
Tutje drejtori Smakiqi tha se ndihet i previligjuar që Akademia ka arritur te siguroi kushte personave me aftësi të kufizuara që ata me rastin e miniopimpiades të arrijnë ti realizojnë garat e tyre sportive. Duke iu uruar secilit pjesëmarrës fitoren, drejtori Smakiqi iu tha atyre se çdo pjesëmarrës në këtë miniolimpiadë është fitues.
Mos harroni thënien e artë të çdo gare sportive e rëndësishme është pjesëmarrja, u shpreh Smakiqi.
Ndërsa drejtori i Departamentit për Siguri Publike në OSBE Carsten Tweilmer ka përshëndetur të pranishmit duke thënë se OSBE është e gatshme të përkrah vazhdimisht AKSP-në dhe personat me aftësi të kufizuar në realizimin e aktiviteteve sportive.
Të pranishmit i kanë përshëndetur edhe ambasadori i Anglisë në Kosovë, Ian Cliff, ambasadori i Francës, Jean François Fitou, zv/ministri i Ministrisë së Kulturës Hajdin Abazi dhe presidentja e Komuniteti Olimpik Njomza Emini.
Pas hapjes zyrtare, pjesëmarrësit kanë vazhduar garat në aktivitete të ndryshme sportive si vrapim me karrocë, basketboll, hendboll, goll-boll, pikado, shenjëtari etj.
Në fund të kësaj ngjarje e cila zgjati dy ditë radhazi pjesëmarrësit fitues të garave të miniolimpiadës ju shpërndan medalje, certifikata dhe mirënjohje.
Në Akademi mbahet Miniolimpiada për persona me aftësi të kufizuara
Vushtrri, 15 qershor 2012- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), do të mbahet miniolimpiada për persona me aftësi të kufizuara. Miniolimpiada e cila organizohet nga OPFAKOS, përmban aktivitete të ndryshme sportive si vrapim me karrocë, basketboll, hendboll, pikado shenjëtari etj.
Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE), edhe kësaj here janë sponsor gjeneral i miniolimpiades për persona me aftësi të kufizuara.Të pranishëm në ceremoninë e hapjes do të jenë, drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit Memli Krasniqi, zv/udhëheqësi i OBES, Edward Joseph, ambasadori i Francës, Jean François Fitou, ambasadori i Anglisë, Ian Cliff dhe zyrtar tjerë nga institucionet e Republikës së Kosovës.
Miniolimpiada do të mbahet me dt. 16-17 qershor 2012, ndërsa hapja ceremonisë zyrtare do të bëhet të shtunën duke filluar nga ora 11:00
Ftohen mediat që ta përcjellin këtë ngjarje
Smakiqi vizitë zyrtare në SHBA
Vushtrri, 11 qershor 2012- Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi ka udhëtuar në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Smakiqi do të marrë pjesë në konferencën e radhës se Asociacionit Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit ( IADLEST).
Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit është i njohur si katalizator për përmirësimin e zbatimit të ligjit.
Përfundoi trajnimi Teknikat e Hetimit të Grabitjeve
Vushtrri, 01 qershor 2012- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, përfundoi trajnimi, Teknikat e Hetimit të Grabitjeve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Nënkolonel Driton Zabërgja, përfaqësues i Policisë së Kosovës në Akademi, falënderoi instruktoret nga Turqia për ndihmën e vazhdueshme që po japin në realizimin e këtyre trajnimeve. Ai tha se trajnimet e tilla kanë rëndësi të madhe në aftësimin e pjesëtarëve të policisë, në ruajtjen e sigurisë së përgjithshme për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Gjithashtu ai shprehu bindjen se bashkëpunimet e tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
Ndërsa instruktorët nga Turqia theksuan se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë me projekte të tilla të cilat besojnë se do ti ndihmojnë Policisë së Kosovës në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive që kanë për ruajtjen e sigurisë në Kosovë.
Në këtë trajnim kanë marrë pjesë 19 pjesëtarë të Policisë së Kosovës nga rajone të ndryshme i cli ka zgjatur një javë.
Shefi i Komponentës të Policisë së EULEX-it vizitoi Akademinë
Vushtrri, 30 maj 2012- Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi priti në takim një delegacion nga misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë EULEX, i udhëhequr nga Ole Madsen shefi i komponentës së Policisë.
Smakiqi fillimisht i përshëndeti delegacionin e më pas i informoi me punën, aktivitetet, trajnimet të cilat mbahen në Akademi nga Agjencionet e sigurisë publike si Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës, Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave, Shërbimi Korrektues i Kosovës, Shërbimi Sprovues dhe Inspektoriati.
Gjithashtu Smakiqi foli edhe për fazat të cilat po kalon tani Akademia si në proceset e akreditimit, certifikimit si dhe synimet e saj që në një të ardhme te afër të bëhet me arsimim të lartë, kryesisht në fushën e sigurisë.
Drejtori Smakiqi falënderoi të gjitha misionet ndërkombëtare për kontributin e dhënë në fushën e sigurisë e në mesin e tyre edhe misionin e Bashkimit Evropian EULEX-in.
Ai shprehu bindjen se Akademia e Kosovës për Siguri Publike dhe EULEX-i do ta vazhdojnë bashkëpunimin edhe në të ardhmen.
Ndërsa shefi i Komponetës të Policisë së EULEX-it Ole Madsen tha se qëllimi i vizitës në Akademi është të informohen më për se afërmi me punën, trajnimet dhe aktivitete që zhvillohen në këtë institucion. Ai tha se bashkëpunimi mes EULEX it dhe Akademisë do të vazhdoj edhe në të ardhmen.
Campbell udhëheqëse e Zyrës për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit vizitoi AKSP-në
Vushtrri, 22 maj 2012 Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Ismail Smakiqi, priti sot në takim, Judith Campbell, udhëheqëse e Ekipit të Evropës së Zyrës për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit të Departamentit Amerikan të Shtetit, i shoqëruar nga Darel Hart, udhëheqës i ICITAP-it në Kosovë.
Drejtori Smakiqi shprehi mirënjohje për ndihmën që ofrojnë partnerët e AKSP-së siç janë ICITAP-i dhe OSBE, që nga themelimi dhe kjo ndihmë vazhdon të jetë qenësore për Akademinë.
Smakiqi gjatë këtij takimi e informoi delegacionin me aktivitetet dhe trajnimet që po zhvillohen në Akademi. Duke folur për prioritet, drejtori Smakiqi e njoftoi delegacion për bashkëpunim që Akademia ka edhe më shtetet tjera si dhe për anëtarësimin e saj në organizata e ndryshme policore.
Akademia e Kosovës për Siguri Publike në profilin momental do të jetë e përhershme, meqë se Agjensionet e Sigurisë Publike kanë nevojë për trajnime të vazhdueshme në trajnime bazike, të specializuara, të avancuara dhe të lidershipit, tha Smakiqi.
Gjatë këtij takimi drejtori Smakiqi foli edhe për projektin e binjakëzimit, projekt i Komisionit Evropian për AKSP-në, i cili implementohet nga Finlanda dhe Estonia dhe ka të bëjë me përmirësimin e arsimit në sektorin e sigurisë publike në Republikën e Kosovës. Po ashtu drejtori Smakiqi e njoftoi delegacioni se në AKSP përveç zyrtarëve të sigurisë publike të vendit, trajnohen edhe zyrtarë të sigurisë publike nga vendet e rajonit.
Vizita juaj është e një rëndësie të veçante për Akademinë, dhe kjo dëshmon edhe një herë bashkëpunimin e vazhdueshme që ka Akademia me gjitha institucionet që kanë të bëjnë më sigurinë publike dhe zbatimin e ligjit, u shpreh Smakiqi.
Ndërsa udhëheqësit e Zyrës për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit shprehen interesimin e tyre për llojet e trajnimeve që zhvillohen në AKSP si dhe për prioritet që kanë Akademia për të ardhmen. Ata shprehen gatishmërinë e tyre për ta mbështetur akademinë në realizimin e projekteve të saj.
Drejtori Smakiqi priti në takim drejtorin Erdogan
Vushtrri, 23 maj 2012 Një delegacion i Shkollës Policore Turke i udhëhequr nga drejtori i kësaj shkolle, Ramazan Erdogan, vizituan Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), ku u priten nga Drejtori i Përgjithshëm, Ismail Smakiqi, nga përfaqësuesit e Institucioneve të Sigurisë Publike dhe menaxhmenti i lartë i AKSP-së. Qëllimi i vizitës ishte vazhdimi i bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe Shkollës së Trajnimit Policor të Turqisë. Drejtori Smakiqi e ka njoftuar delegacionin për konceptin, vizionin dhe trajnimet të cilat mbahen në AKSP nga të gjitha agjencionet si Policia e Kosovës, Agjencioni për Menaxhimin e Emergjencave, Shërbimit Korrektues dhe Dogana e Kosovës. Smakiqi tha se AKSP ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Shkollën e Trajnimit Policor të Turqisë. Në këtë kuadër, Smakiqi vlerësoi lartë nivelin e marrëdhënieve dypalëshe mes Kosovës dhe Turqisë dhe nënvizoi domosdoshmërinë e forcimit të tyre. Smakiqi potencoi lidhjet e fuqishme bilaterale ndërmjet dy shteteve Kosovës dhe Turqisë dhe falënderoi shtetin turk për përkrahjen e vazhdueshme për Republikën e Kosovës.
Ndërsa delegacioni turk shprehen gatishmërinë e tyre që ta përkrahin Akademinë në gjitha fushat që lidhen me sigurinë, sundimin e ligjit dhe luftimin e dukurive negative.
Drejtori Smakiqi priti në takim ambasadorin Gregoire
Vushtrri, 22 maj 2012 Ambasadori i Belgjikës në Kosovë, Pascal H.Gregoire sot vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), ku u prit nga Drejtori i Përgjithshëm, Ismail Smakiqi, me bashkëpunëtor. Në takim morën pjesë edhe përfaqësuesit e Institucioneve të Sigurisë Publike.
Drejtori Smakiqi e falënderoi ambasadorin belg Gregoire për ndihmën e vazhdueshme që po japin Kosovës në të gjitha fushat, e posaçërisht në fushën e sigurisë.
Gjatë këtij takimi drejtori Smakiqi e njoftoi ambasadorin Gregoire, për të gjitha trajnimet që mbahen nga katër agjencionet e sigurisë publike në AKSP. Ambasadori është njoftuar edhe për projektet, të cilat priten të realizohen së shpejti, që kanë të bëjnë me ngritjen e kapaciteteve trajnuese dhe akomoduese në akademi. Delegacioni u informua edhe për konceptin, vizionin, fazën e tranzicionit, akreditimit, legjislacionit, por edhe për sukseset dhe të arriturat e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.
Duke folur rreth trajnimeve Smakiqi tha se qëllimi është që akademia të marrë karakter regjional në Evropën Juglindore për studime në fushën e sigurisë publike.
Ndërsa ambasadori Gregoire e përgëzoi drejtorin Smakiqi për rezultatet e arritura dhe premtoi angazhimin e vazhdueshëm në mbështetje të zhvillimit të pjesëtarëve të sigurisë publike.
Cena kampion i dyfishtë Evropian
Vushtrri, 15 maj 2012- Anton Cena instruktor ne Akademinë e Kosovës për Siguri Publike i cili në garat nderkombëtare përfaqson Shqipërinë është shpallur kampion Evropian në Judo. Kamiponati Evropian për Judo është mabjtur në Opole të Polonisë ku kanë marrë pjesë 37 shtete në të cilin Cena zuri vendin e parë.
Cena tha se kësaj radhe shkëlqeu me shumë se herën e kaluar se ne finale e mposhti Rusin Sikoev, me humbje maksimale, 10 me zero pra me ippon. Luftën e pare pata fate te jem i lire, te dytën e munda francezin i cili është mu si unë Instruktor i Policisë ne Akademinë e Policisë ne France dhe atë me 10 me zero apo me Ippon. Cena në finale u ndesh me te njëjtin rus te cilin e kishte mposhtur në finale të vitit të kaluar, por kësaj here me rezultat edhe më të mirë me piken me te larte te mundur ne Judo.
Gara e radhës për mua do të jetë sfida me e madhe sepse ne nëntor është kampionati botëror qe do mbahet ne Rio de Zhenero te Brazilit ne te cilin do marr pjese si Kosovë. Besoj qe do bëhem kampion bote dhe do ta ngrit edhe flamurin e shtetit te dytë Shqiptar flamurin e Republikës së Kosovës tha Cena.
Me këtë rast ai falënderoj Policin e Kosovës, Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, që i mundësuan pjesëmarrjen në këtë kampionat.
Ish luftëtarët libianë vizituan AKSP-në
Vushtrri, 14 maj 2012 Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Komisioni për Çështje të Luftëtarëve i përberë prej 30 personave të cilën kanë qenë ish - luftëtarë në Libi sot kanë përfunduar një ligjëratë përmes së cilës kanë marrë përvojat nga Kosova se si bëhet transformimi nga jeta ushtarake në atë civile. Ish- luftëtarët libianë gjatë qëndrimit në AKSP kanë fituar njohuri rreth programit se si bëhet demobilizimi, çarmatimi dhe riintegrimi i personave ushtarakë dhe inkuadrimi i tyre në institucione. Për përgatitjen e kësaj vizite në AKSP është përkujdesur organizata SPARKS nga Holanda e cila u ka sugjeruar ish- ushtarëve libianë se trajnimet dhe përvojat për çarmatimin e ushtarëve mund ti marrin në Kosovë. Ish ushtarëve nga Libia u kanë ligjëruar ekspertë të sigurisë publike dhe instruktorë nga Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës, Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Agjencionit të Menaxhimit të Emergjencave. Po ashtu gjatë këtij pilot studimi i cili është mbajtur në AKSP kanë ligjëruar edhe ekspertë të sigurisë publike nga UNDP-ja. Ligjërata ka zgjatur shtatë ditë.