}

NewsArticle

16/08/2013

Fillon trajnimi themelor i gjeneratës së 39-të të Shërbimit Korrektues të Kosovës

Vushtrri, 16 gusht – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike filloi trajnimi bazik i gjeneratës së 39-të të Shërbimit Korrektues të Kosovës. Kjo gjeneratë numëron gjithësej 129 pjesetarë.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi iu uroi mirseardhje në Akademi dhe shprehu gatishmërin e përkrahjes deri në përfundim të trajnimit për të gjith pjesëmarrësit. Trajnimi bazik do të zgjasë 15 javë. Pjesa teorike e trajnimit do të mbahet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike ndërsa pjesa praktike në institucionet ku ata do të punojnë.


 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Kadetët e Akademisë Ushtarake nga Ajova vizituan AKSP-në
Kadetët e Akademisë Ushtarake nga Ajova vizituan AKSP-në

Vushtrri, 01 gusht 2013 – Kadetët e Akademive Ushtarake nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), konkretisht nga Ajova dhe kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) vizituan Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) ku u priten nga Drejtori i Përgjithshëm Ismail Smakiqi. Qëllimi i vizitës ishte që të njihen më për se afërmi me aktivitetet dhe trajnimet që zhvillohen në Akademi.
Drejtori Smakiqi gjatë takimit i informoi kadetët për historikun e Akademisë. Po ashtu kadetët u njoftuan edhe për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon institucioni ynë.
Smakiqi gjatë këtij takimi falënderoi SHBA-në për ndihmën e vazhdueshme që po i bënë Kosovës dhe vlerësoi lartë kontributin e tyre që kanë dhënë në ndërtimin dhe ngritjen e institucioneve të sigurisë e në veçanti për Akademinë.
Ai tha se bashkëpunimi dhe ndihma e  SHBA-ve është e nevojshme për vendin tonë, ndërkohë shfaqi shpresën se bashkëpunim me SHBA-të do të vazhdojë edhe me tutje.
Kadetët e Akademive Ushtarake nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke qendëruar në Kosovë konkretisht në kazermat e Forcës së Sigurisë  të Kosovës. SHBA-ja, ka dërguar 30 kadetë dhe instruktor të gjuhës angleze të cilët gjatë qëndrimit në Kosovë do të punojnë me 66 pjesëtarë të FSK-së, më qëllim të zgjerimit të njohurive dhe komunikimit në gjuhën angleze.
 

Lexo më shumë
Cena kampion bote ne xhudo
Cena kampion bote ne xhudo

Vushtrri 16 gusht 2013 - Nga data 1 gusht deri me 5 gusht 2013 në Belfast të Irlandës pjesëtari i Policisë së Kosovës, instruktor në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike rreshter Anton Cena, ka arritur që të fitojë medaljen e artë në sportin luftarak të xhudos në kategorinë 66 kg-MS në kampionatin botëror të policisë dhe zjarrfikësve, ku marrin pjesë zyrtarë policorë dhe zjarrfikës nga e gjithë bota.
Cena në këtë kampionat është paraqitur si përfaqësues i Policisë së Kosovës dhe i përkrahur nga trajneri i tij ka zhvilluar dy gara duke u prezantuar në mënyrë dinjitoze në disiplinën ku ai ka garuar dhe duke fituar medaljen e artë.


Në ndeshjen filane Cena ka luftuar kundër garuesit rus duke arritur ta mposhtë atë dhe të ngritë flamurin e shtetit të Kosovës dhe të Policisë së Kosovës në nivelet më të larta.

Ky kampionat mbahet çdo dy vite dhe kjo është hera e parë që pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë marrë pjesë në një garë të tillë, dhe kjo është medalja e parë e fituar nga pjesëtari i Policisë së Kosovës, instruktor në Akademi rreshter Anton Cena. Në këtë kampionat kanë marrë pjesë më shumë se 7000 mijë pjesëtarë dhe kanë garuar në 58 disiplina të ndryshme.
Anton Cena punon në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike ku trajnon kadetët e Policisë në fushën e taktikave të mbrojtjes dhe ushtrimeve fizike.

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës