Mobiliteti
Fakulteti i Sigurisë Publike është i përfshirë aktivisht në programet ndërkombëtare të mobilitetit, kryesisht përmes Erasmus+ dhe marrëveshjeve bilaterale me akademi dhe universitete partnere në Evropë.
Përmes këtyre programeve, studentët, stafi akademik dhe stafi tjetër kanë mundësi të:
Studiojnë ose të ndjekin trajnime afatshkurtra jashtë vendit;
Marrin pjesë në seminare, konferenca dhe projekte shkencore ndërkombëtare;
Shkëmbim përvojash me institucione partnere në fusha të ndryshme të sigurisë publike.
Këto mundësi i ndihmojnë studentët të zgjerojnë horizontin profesional dhe akademik, të krijojnë rrjete ndërkombëtare bashkëpunimi dhe të sjellin përvoja të reja në institucionet e sigurisë publike në Kosovë