Këshilli i Etikës

Këshilli i Etikës është një nga shtyllat kryesore të integritetit akademik në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. Ai ka një mision të dyfishtë:

  • të promovojë vlerat e etikës dhe të integritetit në jetën akademike dhe institucionale, si dhe

  • të ushtrojë funksionin e komisionit disiplinor në rastet e shkeljeve të rënda.

Në rolin e tij promovues, Këshilli i Etikës organizon ligjërata, trajnime dhe fushata ndërgjegjësuese për studentët dhe personelin akademik, me qëllim forcimin e kulturës së ndershmërisë, transparencës dhe përgjegjësisë. Ai shërben si udhërrëfyes në krijimin e një mjedisi akademik me integritet dhe etikë

I përbërë nga anëtarë me integritet të lartë profesional e moral, Këshilli i Etikës përfaqëson garancinë se Akademia e Kosovës për Siguri Publike funksionon mbi bazën e drejtësisë, integritetit dhe llogaridhënies – duke ndërtuar kështu një komunitet akademik të besueshëm, modern dhe të përkushtuar ndaj standardeve më të larta.

Këshilli i Etikës përbëhet nga:

  • Kryesues

  • Anëtar 1, dhe

  • Anëtar 2.

Gjatë viteve 2023, 2024 dhe 2025 nuk është regjistruar asnjë rast për trajtim.


Nuk është publikuar asnjë dokument ende.