Mirësevini në Rrjetin Alumni të ish-studentëve të arsimit të lartë të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike. Një komunitet ku bashkohen ish-studentët për zhvillim profesional, rrjetëzim dhe aktivitete të përbashkëta.
Rrjeti Alumni ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit profesional, shkencor dhe institucional ndërmjet ish-studentëve dhe AKSP-së, promovimin e vlerave të institucionit dhe nxitjen e pjesëmarrjes në zhvillimin e mëtejshëm të programeve akademike.
Veprimtaria e Rrjetit Alumni përfshinë:
Ruajtjen dhe zhvillimin e lidhjeve ndërmjet AKSP-së dhe ish-studentëve të saj të arsimit të lartë;
Dhënien e këshillave dhe rekomandimeve për zhvillm të AKSP-së;
Krijimin e rrjeteve profesionale dhe bashkëpunimeve në fushën e sigurisë publike;
Promovimin e vlerave të arsimimit në siguri publike dhe etikës profesionale;
Organizimin e aktiviteteve si:
- Takimeve të Alumni;
- Konferenca dhe punëtori profesionale;
- Program mentorimi për studentët e rinj;
- Aktivitetet sociale, kulturore dhe sportive;
- Mbështetjen e projekteve të kërkimit dhe publikimeve shkencore.
Promovimin e reputacionit të AKSP-së në vend dhe jashtë vendit.
Anëtarë të Rrjetit Alumni janë të gjithë të diplomuarit në programet e arsimit të lartë të AKSP-së. Anëtarësimi është vullnetar dhe bëhet përmes:
Regjistrimit elektronik ose
Fizik në regjistrin zyrtar të Rrjetit Alumni.
Regjistrimi është proces i vazhdueshëm dhe i hapur.
Kategoritë e Anëtarësisë së Rrjetit Alumni janë:
Anëtarë të regjistruar që përfshijnë ish-studentët që plotësojnë formularin e regjistrimit;
Anëtarë aktiv që përfshijnë ata që marrin pjesë rregullisht në aktivitetet e Rrjetit Alumni dhe kontribuojnë në nisma.
Organet e Rrjetit Alumni janë:
Bordi i Rrjetit Alumni në përbërje
Zijavere Keqmezi - ish studente nga Dogana e Kosovës, anëtar;
Nazmi Zogaj - ish student nga Policia e Kosovës, anëtar;
Shpetim Morina - ish student nga Policia e Kosovës, anëtar;
Salih Ademi - ish student nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, anëtar, si dhe
Rrustem Uka - ish student nga Agjencia për Menaxhimin Emergjent, anëtar.
Koordinatori i Rrjetit Alumni:
Avni Istrefi - Udhëheqës i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë në AKSP
Sekretaria e Rrjetit Alumni:
Sekretaria e Rrjetit Alumni ofrohet nga Shërbimet Studentore të AKSP-së dhe mbështetë punën teknike dhe logjistike të Rrjetit Alumni.
Nuk është publikuar asnjë dokument ende.