Logo Logo Akademia e Kosovës për Siguri Publike
  1. Gjuha
    • Shqip
    • Anglisht
    • Serbisht
SMU Webmail
  • Rreth Nesh
    • Akademia
    • Misioni & Vizioni
    • Bordi i AKSP-së
      • Informata rreth Bordit
      • Vendimet e Bordit
    • Drejtori i Përgjithshëm
      • Përgjegjësitë
      • Biografia
    • Organogrami
    • Njësitë
      • Fakulteti i Sigurisë Publike
      • Departamenti i Trajnimeve dhe Përkrahjes Arsimore
        • Departamenti i Trajnimeve dhe Përkrahjes Arsimore
        • Divizioni i Trajnimeve
        • Divizioni i Kurrikulave dhe Testimit
        • Divizioni i Shërbimeve Studentore
        • Divizioni për Përkrahje Gjuhësore
      • Departamenti për Planifikim Strategjik dhe Çështje Ligjore
        • Departamenti për Planifikim Strategjik dhe Çështje Ligjore
        • Divizioni për Planifikim Strategjik
        • Divizioni për Çështje Ligjore
      • Departamenti i Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme
        • Departamenti i Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme
        • Divizioni për Burime Njerëzore
        • Divizioni për Buxhet dhe Financa
        • Divizioni për Shërbimeve të Përbashkëta
        • Divizioni i Teknologjisë Informative
        • Divizioni i Sigurimit të Hapësirave të Akademisë
      • Divizionet tek Drejtori i Përgjithshëm
        • Divizioni për Sigurimin e Cilësisë në Akademi
        • Divizioni për Marrëdhënie me Jashtë
        • Divizioni i Auditimit të Brendshëm
        • Divizioni i Prokurimit
      • Personat përgjegjës të Institucioneve të Sigurisë Publike
        • Policia e Kosovës
        • Shërbimi Korrektues i Kosovës
        • Shërbimi Sprovues i Kosovës
        • Doganën e Kosovës
        • Agjencinë e Menaxhimit Emergjent
        • Inspektoratin Policor të Kosovës
    • Dokumentet
      • Legjislacioni
        • Aktet Ligjore
        • Lista e Akteve Normative
        • Aktet nënligjore qeveritare
        • Aktet nënligjore të brendshme
        • Infromacione të tjera
      • Dokumentet Strategjike
      • Plani i Performancës
      • Plani i Integritetit
      • Raportet Vjetore të Punës
      • Planet Vjetore
      • Personeli
      • Financa
        • Raporte
        • Dokumente
    • Kampusi dhe Shërbimet
      • Aktivitetet Rekreative
      • Sigurimi i Kampusit
      • Akomodimi në Kampus
      • Lavanderia
      • IT
      • Përkrahja Gjuhësore
      • Shërbimet Studentore
      • Ushqimi dhe Menza
      • Shërbimet dhe Kujdesi Mjekësor
      • Infrastruktura
      • Multimedia
    • Shpalljet
      • Tenderët
      • Konkurset
      • Aplikacionet
    • Kontaktet
  • Arsimi i Lartë
    • Fakulteti
    • Këshilli i Fakultetit
    • Personeli Akademik
    • Këshilli i etikës
    • Programet studimore
      • Bachelor "Siguri Publike"
    • Regjistrimi i studenteve
      • Pranimi në studime
      • Tarifat e studimeve
      • Rregullat etike për studentë
      • Të Drejtat dhe Detyrimet
      • Jeta në kampus
    • Informata për studentë
      • Kalendari akademik
      • Shërbimet elektronike
      • Syllabusët
      • Orari i ligjeratave
      • Orari i provimeve
      • Orari i konsultimeve
      • Temat e diplomës
      • Rezultatet e Provimeve
      • Formularë
      • Dokumente
      • Njoftime te pergjithshme
    • Mobiliteti
    • Këshilli i studentëve
    • Ombduspersoni i studentëve
    • Alumni
    • Shërbimet administrative
  • Trajnimet
    • Plani i Trajnimeve
    • Katalogu i Trajnimeve
    • Trajnimet
    • Orari i trajnimeve
    • Stafi Trajnues
  • Hulumtimet
    • Instituti për Hulumtim dhe Zhvillim
    • Plani Strategjik për Hulumtime
    • Projektet shkencore
    • Lista e punimeve shkencore
    • Konferencat Shkencore
    • Tryezat shkencore
    • Revista
    • Veprimtaria botuese
    • Google Scholar
    • Skemat përkrahëse për kërkime shkencore
    • Anti-plagjiatura
    • Linqe
    • Dokumente
  • Sigurimi i Cilësisë
    • Struktura e DSC-së
    • Divizioni për sigurimin e cilësisë
    • Komisioni për sigurimin e cilësisë
      • Anëtarët e Komisionit për Sigurimin e Cilësisë
    • Doracaku i cilësisë
    • Proceset e akreditimit
      • Akreditimi i Arsimit te Lartë nga AKA
      • Akreditimi dhe Validimi i trajnimeve nga AKK
      • Akreditimi Ndërkombëtar Institucional nga IADLEST
    • Raportet e Vetë-Vlerësimit
      • Raporti Vetë-Vlerësues për IAAP
      • Raporti Vetë-Vlerësues për IAL
    • Raportet e Përgjithshme Vlerësuese
      • Raporti i përgjithshëm vjetor i vlerësimit të trajnimeve në AKSP
      • Raporti i përgjithshëm i të certifikuarve nga trajnimet profesional
      • Raporti i përgjithshëm i performancës së mësimdhënësit
      • Raporti i përgjithshëm i të diplomuarve në arsimin e lartë
    • Pyetësorët e Vlerësimit
      • • Pyetësorët për trajnime
        • Pyetësorë për vlerësimin e trajnimit themelor
        • Pyetësorë për vlerësimin e trajnimit të avancuar
        • Pyetësorë për vlerësimin e trajnimit të specializuar
        • Pyetësorë për vlerësimin e trajnimit për trajner
        • Pyetësorë për vlerësimin e trajnimit profesional
        • Pyetësorë për vlerësimin e internshipit në trajnimin profesional
      • • Pyetësorët për arsim të lartë
        • Pyetësorë për vlerësimin e performancës së mësimdhënësit
        • Pyetësorë për vlerësimin e internshipit
      • • Pyetësorët të përgjithshëm
        • Pyetësorë për vlerësimin e nivelit të kënaqshmërisë së personelit të AKSP
        • Pyetësorë për vlerësimin e ditës informuese në AKSP
    • Dokumentet e Cilësisë
      • Plani i punës dhe i aktiviteteve
      • Plani i rrezikut
      • Plani i përmirësimit
      • Politikat e implementimit të modelit Kirk-Patrick
      • Aktivitete shtesë
      • Standardet e brendshme
  • Bashkëpunimi dhe Marrëdhëniet
    • Kontaktet
    • Ndërkombëtarizimi
    • Bashkëpunimet
      • Ndërkombëtare
      • Vendore
      • Dokumente
    • Rrjetet
      • Ndërkombëtare
      • Vendore
      • Dokumente
    • Projektet dhe programet

 

Përshkrimi i përgjithshëm i programit

 

Emërtimi i programit

Siguri Publike

Institucioni bartës

Akademia e Kosovës për Siguri Publike - Fakulteti i Sigurisë Publike

Niveli i studimeve

Studime themelore (Bachelor), niveli 6 sipas KKK/EQF

Kohëzgjatja e studimeve

3 vite (6 semestra)

Vëllimi i programit

180 ECTS

ECTS për vit studimi

60 ECTS

Forma e studimeve

Studime të rregullta pa shkëputje nga puna

Qëllimi i programit

Përgatitja e profesionistëve të sigurisë publike me njohuri të thelluara teorike dhe praktike për policinë, doganat, shërbimin korrektues e sprovues, menaxhimin emergjent dhe inspektoratin policor, në përputhje me standardet bashkëkohore dhe legjislacionin e Kosovës.

Struktura e programit

Çdo vit akademik përmban 60 ECTS, në përputhje me standardet e EHEA/Procesit të Bolonjës.

Semestri I: 5 lëndë obligative dhe 1 lëndë zgjedhore (nga 3)

Semestri II: 5 lëndë obligative dhe 1 lëndë zgjedhore (nga 3 të ofruara) dhe Intership I

Semestri III: 5 lëndë obligative dhe 1 lëndë zgjedhore (nga 3 të ofruara)

Semestri IV: 5 lëndë obligative dhe 1 lëndë zgjedhore (nga 3 të ofruara) dhe Intership II

Semestri V: 5 lëndë obligative dhe 1 lëndë zgjedhore (nga 3 të ofruara)

Semestri VI: 1 lëndë obligative, 1 lëndë zgjedhore (nga 2 të ofruara), Internship III dhe tema e diplomës.

 

Programi përfshin fazat e mëposhtme:

I. Studime bazike dhe hyrëse në fushën e sigurisë publike;

II. Studime për zhvillimin dhe thellimin e njohurive në fushën e sigurisë publike;

III. Studime të specializuara në fushën e sigurisë publike;

IV. Periudha e praktikës profesionale (Internship I, II, III);

V. Periudha hulumtuese (punimi i diplomës).

 

Grupi i synuar

Zyrtarët e institucioneve të sigurisë publike të Republikës së Kosovës, që janë aktiv në punë dhe posedojnë përvojë relevante në nivel operacional ose mbështetës.

Kushtet e pranimit

1) Shkolla e mesme

2) Punësimi në institucionet e sigurisë publike;

3) Tre (3) vite përvojë pune në institucionet e sigurisë publike.

Diploma që jepet

Bachelor në Siguri Publike

 

 

Qëllimet e programit studimor

 

Programi studimor BA “Siguri Publike” ka për qëllim të ofrojë për studentët përgatitje të avancuar teorike dhe praktike, e cila ndërtohet si vazhdimësi e zhvillimit dhe ngritjes profesionale. Ky program në vetvete synon të thellojë dhe avancojë njohuritë dhe të zhvillojë më tej kompetencat akademike e praktike, në mënyrë që studentët të jenë të aftë të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në një nivel më të lartë në aspektin profesional, në përputhje me kornizën ligjore dhe institucionale të sigurisë publike në Republikën e Kosovës. Programi synon të kontribuojë në zhvillimin e kapaciteteve për zbatim të drejtë, proporcional dhe të përgjegjshëm të ligjit, në përmbushjen e detyrave me integritet dhe profesionalizëm, si dhe në krijimin e bazës së nevojshme që zyrtarët të avancojnë në karrierën profesionale në agjencitë e sigurisë publike. 

 

Programi synon t’i aftësojë të diplomuarit për të kuptuar dhe analizuar aspektet e ndërveprimit brenda sistemit të sigurisë publike, për të vepruar në mënyrë bashkëpunuese dhe të përgjegjshme, dhe për t’u përshtatur me sfidat bashkëkohore që ballafaqohet sistemi i sigurisë publike.

 

Programi është në përputhje të plotë me nivelin 6 të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve dhe Kornizës Evropiane të Kualifikimeve, me misionin dhe vizionin e Akademisë, si dhe nevojat reale të institucioneve të sigurisë publike për kuadro të përgatitura profesionale.



Objektivat e programit studimor

 

Objektivat e përgjithshme të programit studimor

 

Përmes objektiva të përgjithshme të programit studimor, programi studimor BA në “Siguri Publike” synon të ofrojë:

  1. Formim të gjithanshëm dhe bashkëkohor në fushën e sigurisë publike;

  2. Zhvillim të kapaciteteve intelektuale, analitike dhe profesionale të zyrtarëve të sigurisë publike;

  3. Zhvillim të mendimit kritik dhe aftësive për zgjidhje të problemeve në kontekstin e sigurisë publike;

  4. Ndërtim i kompetenca për menaxhimin e situatave të krizës, të reagimit të koordinuar dhe të vendimmarrjes në kontekste të ndërlikuara të sigurisë;

  5. Nxitje e qasjes etike, respektimi i të drejtave të njeriut dhe të ligjshmërisë në ushtrimin e detyrës;

  6. Zhvillim të aftësive të komunikimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.

 

Objektivat specifike të programit studimor

 

Përmes objektivave specifike të programit studimor, programi studimor BA në “Siguri Publike” synon të ofrojë:

  1. Sigurimin e formimit të rëndësishëm akademik dhe profesional në fushën e sigurisë publike, duke lidhur njohuritë teorike me zbatimin praktik në situata reale të punës;

  2. Formimin dhe zhvillimin në fushën e ligjit të rëndësishme për sistemin e sigurisë publike, sikurse janë aspektet kushtetuese, administrative, të drejtave të njeriut dhe penale, duke i plotësuar ato me njohuri ndihmëse nga shkencat tjera;

  3. Zhvillimin e aftësive për të parandaluar dhe trajtuar format e ndryshme të krimit dhe kërcënimeve ndaj sigurisë publike, përfshirë krimin e organizuar, krimin mjedisor, terrorizmin, kontrabandën, krimet kibernetike, menaxhimin e kufirit dhe fenomenin e migrimit;

  4. Promovimin e etikës profesionale, integritetit dhe respektimit të të drejtave të njeriut, si parime bazë të veprimit të zyrtarëve të sigurisë publike; 

  5. Nxitjen e mendimit kritik dhe përdorimin e qasjeve analitike, për të identifikuar rreziqet, zbatuar masa parandaluese dhe përdorur praktika bashkëkohore të sigurisë publike;

  6. Zhvillimin e kapaciteteve për të përdorur teknologji dhe mjete moderne, përfshirë sigurinë e informacionit, inteligjencën artificiale dhe metodat digjitale të analizës, në funksion të rritjes së sigurisë publike; 

  7. Rritjen e aftësive për të bashkëpunuar me institucione të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, për të ndarë përvoja dhe për të zbatuar praktikat më të mira në fushën e sigurisë publike;

  8. Inkurajimin e zhvillimit profesional të vazhdueshëm, përmes përfshirjes në mësim gjatë gjithë jetës dhe pjesëmarrjes në hulumtime që avancojnë praktikën e sigurisë publike.

Rezultatet e synuara të të nxënit të programit studimor

 

Rezultatet e të nxënit të programit BA “Siguri Publike” janë ndërtuar sipas niveleve të njohurive, shkathtësive dhe kompetencave që studenti pritet të zhvillojë gjatë studimeve, sikurse paraqiten në vijim.

 

Rezultatet e të nxënit të programit BA “Siguri publike” janë:

  1. Të dallojë dhe interpretojë konceptet, aktorët dhe funksionet e sistemit të sigurisë publike dhe sigurisë kombëtare, si dhe rolin dhe funksionet e agjencive të zbatimit të ligjit në ofrimin e sigurisë publike.

  2. Të vlerësojë sfidat aktuale të menaxhimit të krizave, të migrimit, terrorizmit dhe të kufirit shtetëror, duke aplikuar njohuri për politikat dhe masat operative që lidhen me sigurinë dhe mbrojtjen e interesave themelore të shtetit dhe qytetarëve.

  3. Të njoh dhe kuptojë parimet e menaxhimit dhe të udhëheqjes në institucionet e sigurisë publike, duke vlerësuar praktikat më të mira institucionale për përmbushjen e mandatit ligjor.

  4. Të zbatojë parimet themelore kushtetuese, administrative dhe të drejtave të njeriut në funksion të garantimit të ligjshmërisë, mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut dhe zhvillimit në sistemin e sigurisë publike.

  5. Të analizojë në mënyrë kritike format dhe shkaqet e kriminalitetit modern, duke përdorur qasje efikase dhe efektive të parandalimit dhe luftimit të tij.

  6. Të analizojë dhe vlerësojë krimin e organizuar, kontrabandën me mallra dhe njerëz, trafikimin me njerëz, krimin ekonomik dhe atë mjedisor, duke i lidhur këto forma të kriminalitetit me ndikimet e tyre në sigurinë publike dhe zhvillimin shoqëror.

  7. Të aplikojë metoda dhe teknika të hetimit penal dhe të bëjë analiza relevante në çështjet penale gjatë fazës së hetimeve, duke respektuar standardet dhe rregullat ligjore dhe etike për mbledhjen, dokumentimin dhe vlerësimin e provave.

  8. Të demonstrojë aftësi për të kuptuar dhe menaxhuar sjelljen njerëzore në kontekstin institucional të sigurisë publike, përmes përdorimit të teorive sociologjike dhe psikologjike dhe zhvillimit të aftësive komunikuese sipas standardeve etike dhe profesionale.

  9. Të demonstrojë kompetencë në zbatimin e sigurisë së informacionit, adresimin e krimeve kibernetike dhe përdorimin e inteligjencës artificiale në sigurinë publike.

  10. Të zbatojë parimet e etikës profesionale, integritetit dhe llogaridhënies në vendimmarrjen institucionale dhe përmbushjen e detyrave në sistemin e sigurisë publike.

  11. Të vlerësojë bashkëpunimin, koordinimin dhe bashkërendimin e agjencive ligj-zbatuese brenda sistemit të sigurisë shtetërore dhe ndërkombëtare, për mbrojtjen e rendit publik dhe sigurisë në një shoqëri me sundim të ligjit.

 

 

 

Struktura e programit studimor

 

Programi “Siguri Publike” është program tre (3) vjeçar, i ndarë në gjashtë (6) semestra, ku studenti duhet të akumulojë 180 ECTS për kryerjen e suksesshme të programit. Programi është i strukturuar në mënyrë të balancuar ndërmjet përmbajtjes teorike dhe përgatitjes praktike profesionale. Studentët ndjekin një program të integruar studimi, me kurrikulë të përbashkët që përfshin: 135 ECTS nga lëndët teorike (obligative dhe zgjedhore); 30 ECTS nga pjesa praktike, e realizuar përmes tre fazave të praktikës profesionale (internship), nga 10 ECTS secila, të ndara në fund të çdo viti akademik dhe Tema e Diplomës që përfshin 15 ECTS.


Kategoria e lëndëve

Totali ECTS

Lëndë obligative

111 ECTS

Lëndë zgjedhore*

24 ECTS

Internship (3 nivele)

30 ECTS

Temë diplome

15 ECTS

Totali i programit

180 ECTS

 Struktura e programit studimor është e dizajnuar në këtë mënyrë:

  1. Studime bazike dhe hyrëse në fushën e sigurisë publike

  2. Studime për zhvillimin dhe thellimin e njohurive në fushën e sigurisë publike

  3. Studime të specializuara në fushën e sigurisë publike

  4. Periudha e praktikës profesionale

  5. Periudha hulumtuese

Viti III

Periudha e tretë e punës praktike (Internship III) 10 ECTS

60 ECTS

180 ECTS

Studime të specializuara në fushën e sigurisë publike 31 ECTS

Periudha hulumtuese 19 ECTS
(Metodologjia e hulumtimit shkencor dhe Tema e Diplomës)

↑

Viti II

Periudha e dytë e punës praktike (Internship II) 10 ECTS

60 ECTS

Studime për zhvillimin dhe thellimin e njohurive në fushën e sigurisë publike 50 ECTS

↑

Viti I

Periudha e parë e punës praktike (Internship II) 10 ECTS

60 ECTS

Studime bazike dhe hyrëse në fushën e sigurisë publike 50 ECTS


 

Vlerësimi i mësimnxënies së arritur

 Ekzistojnë dy lloje të vlerësimit në programin studimor BA në “Siguri Publike:


  • Vlerësimi i diferencuar: Niveli i të nxënit të arritur shënohet me shkronjë ose me numër. Sistemi i vlerësimit, përkatësisht përcaktimi i suksesit akademik dhe nota përfundimtare, është i rregulluar me Rregulloren për Studimet Themelore Bachelor në Fakultetin e Sigurisë Publike.

Studenti konsiderohet se ka kaluar me sukses provimin kur vlerësohet nga nota 6 deri në    10, ndërsa konsiderohet se nuk e ka kaluar provimin nëse është vlerësuar me notën  5.

Pikët

Nota

Përshkrimi

Nota ECTS

90–100

10

Shkëlqyeshëm

A

80–89

9

Shumë mirë

B

70–79

8

Mirë

C

60–69

7

Kënaqshëm

D

50–59

6

Mjaftueshëm

E

0–49

5

Dobët

FX/F

Tabela 4: Përcaktimi i notës përfundimtare    

  • Vlerësimi jo i diferencuar: Vlerësimi jo i diferencuar përfshihet në lëndë që nuk vlerësohen me notë numerike, por vetëm me përcaktim të përmbushjes së kushteve të parapara. Në këtë rast përdoret shprehja Kaloi/Nuk kaloi (Pass/Fail). Për të marrë rezultatin Kaloi (Pass), studenti duhet të përmbushë kërkesat e përcaktuara për aktivitetin përkatës, ndërsa pjesa e kritereve dhe përqindjes së realizimit të tyre specifikohet në syllabusin e lëndës. Në rast të mosrealizimit të këtyre kushteve, studenti vlerësohet me Nuk kaloi (Fail) dhe kreditë (ECTS) nuk njihen.

 

 

Pasqyra e programit studimor sipas semestrave dhe viteve të studimit

 

VITI - I

SEMESTRI - I

Nr.

Emërtimi i lëndës

Kreditë

Statusi

1.    

L1 - Bazat e së drejtës dhe e drejta kushtetuese

5 ECTS

O

2.    

S1 - Sistemi i sigurisë dhe siguria kombëtare

4 ECTS

O

3.    

M1 - Bazat e lidershipit dhe menaxhimit në organizatat e sigurisë

4 ECTS

O

4.    

M2 - Etika profesionale dhe integriteti në siguri

4 ECTS

O

5.    

M3 - Gjuha angleze I

4 ECTS

O

6.1.

M6 - Shkrimi akademik

4 ECTS

Z

6.2.

M7 - Komunikimi dhe zgjidhja e konflikteve

4 ECTS

Z

6.3

M8 - Teoritë sociologjike në studimet e sigurisë

4 ECTS

Z

SEMESTRI - II

Nr.

Emërtimi i lëndës

Kreditë

Statusi

1.    

SP1 - Politikat e sigurisë dhe qeverisja

5 ECTS

O

2.    

L2 - E Drejta penale - Pjesa e përgjithshme

4 ECTS

O

3.    

S2 - Bazat e sigurisë së informacionit

4 ECTS

O

4.    

L5 - Të drejtat e njeriut në sigurinë publike

4 ECTS

O

5.    

M9 - Psikologjia në sigurinë publike

4 ECTS

O

6.1.

M11 - Parandalimi i stresit në punë dhe djegies profesionale

4 ECTS

Z

6.2

M12 - Dhuna në familje dhe siguria publike

4 ECTS

Z

6.3.

M4 - Gjuha angleze II

4 ECTS

Z

7.

I1 - Internship I

10 ECTS

O

 

Totali i ECTS për vit akademik:

60 ECTS

 

VITI - II

SEMESTRI - III

Nr.

Emërtimi i lëndës

Kreditë

Statusi

1.    

L4 - E Drejta administrative dhe administrimi publik

5 ECTS

O

2.    

SP3 - Menaxhimi i krizave

4 ECTS

O

3.    

SP4 - Organizimi i policimit plural dhe autorizimet policore

4 ECTS

O

4.    

SP2 - Parandalimi i krimit

4 ECTS

O

5.    

S3 - Kriminologji dhe viktimologji

4 ECTS

O

6.1

L3 - E drejta penale - Pjesa e posaçme

4 ECTS

Z

6.2.

S4 - Siguria rrugore

4 ECTS

Z

6.3

M5 - Anglishtja për qëllime specifike

4 ECTS

Z

SEMESTRI - IV

Nr.

Emërtimi i lëndës

Kreditë

Statusi

1.    

S5 - Kriminalistika dhe taktika e hetimit të krimit

5 ECTS

O

2.    

M13 - Sjellja organizative

4 ECTS

O

3.    

S6 - Bazat e inteligjencës në sigurinë publike

4 ECTS

O

4.    

L6 - Penologjia

4 ECTS

O

5.

L7 - Procedura penale

4 ECTS

O

6.1.

M10 - Psikologjia forenzike

4 ECTS

Z

6.2.

L8 - Drejtësia për të mitur

4 ECTS

Z

6.3

L9 - Kriminaliteti ekonomik

4 ECTS

Z

7.

I2 - Internship II

10 ECTS

O

 

Totali i ECTS për vit akademik:

60 ECTS

 

VITI - III

SEMESTRI - V

Nr.

Emërtimi i lëndës

Kreditë

Statusi

1.    

S7 - Siguria kufitare dhe migracioni

5 ECTS

O

2.    

S8 - Krimi i organizuar

5 ECTS

O

3.    

S9 - Siguria dhe krimi kibernetikë

4 ECTS

O

4.    

M14 - Metodologjia e hulumtimit shkencor

4 ECTS

O

5.    

S10 - Krimi dhe siguria mjedisore

4 ECTS

O

6.1

SP5 - Taktikat dhe procedurat policore

4 ECTS

Z

6.2.

SP6 - Procedurat doganore

4 ECTS

Z

6.3

SP7 - Parandalimi dhe zvogëlimi i rrezikut emergjent

4 ECTS

Z

6.4

SP8 - Risocializimi dhe ri-integrimi i të dënuarve

4 ECTS

Z

SEMESTRI - VI

Nr.

Emërtimi i lëndës

Kreditë

Statusi

1.

S11 - Terrorizmi

5 ECTS

O

2.1.

SP9 - Bashkëpunimi ndërkombëtar i sigurisë

4 ECTS

Z

2.2.

M15 - Inteligjenca artificiale në sigurinë Publike

4 ECTS

Z

3.

I3 - Internship III

10 ECTS

O

4.

TD - Temë Diplome

15 ECTS

O

 

Totali i ECTS për vit akademik:

60 ECTS

 

Totali i ECTS për programin studimor:

180 ECTS

 

 

Kualifikimi  

 

Pas përfundimit të suksesshëm të studimeve trevjeçare (180 ECTS), studentët pajisen me titullin akademik “Bachelor në Siguri Publike” – një diplomë e njohur zyrtarisht (niveli 6 sipas KKK/EQF).

Ky kualifikim nuk është vetëm një diplomë, por një garanci profesionale që përgatit zyrtarët e sigurisë publike me kompetenca të thelluara teorike dhe praktike, duke i pajisur ata për sfidat e kohës moderne në sigurinë publike

Diploma Bachelor në Siguri Publike hap mundësi të reja për karrierë, zhvillim profesional dhe angazhim në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në Republikën e Kosovës.



 

Ndërlidhja në punësim 

 

Programi i studimeve “Bachelor Siguri Publike” ofrohet ekskluzivisht për zyrtarët e institucioneve të sigurisë publike në Republikën e Kosovës. Studentët që ndjekin këtë program janë tashmë të punësuar në institucionet përkatëse te sigurise publike.

Kjo lidhje e drejtpërdrejtë me punësimin garanton që studimet shërbejnë si një mekanizëm i ngritjes së kapaciteteve për zyrtarët që kontribuojnë çdo ditë në sigurinë publike të vendit.



Syllabuset 

 

Syllabuset …


Orari i vlerësimeve para komisionit vlerësues për studentët e vitit të III – të, Internshipi III

04.07.2025

Orari i ligjeratave ne FSP te AKSP-së - viti akademik 2024-2025

15.01.2025

Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës

© Të gjitha të drejtat e rezervuara, AKSP 2025