Plani i trajnimit
Plani i trajnimit është një dokument unik i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike ku përfshihen të gjitha trajnimet e planifikuara në baza vjetore. Ky plan hartohet ne bashkëpunim me Institucionet e Sigurisë Publike dhe Partnerët Ndërkombëtarë me të cilën përmbushen nevojat e adresuara për trajnime bazuar në interesat e Institucioneve përkatëse të sigurisë publike. Me këtë plan synohet rritja e efikasitetit dhe efektivitetit në ofrimin e trajnimeve për zyrtarët e sigurisë publike.