Kalendari akademik
Akademia organizon studimet në pajtim me programet ekzistuese të studimit gjatë vitit akademik i cili zgjatë dymbëdhjetë (12) muaj. Viti akademik fillon më një (1) tetor dhe mbaron më tridhjetë (30) shtator.
Periudha aktive e studimeve (ligjëratat, ushtrimet, seminaret, kolokuiumet etj.) është e ndarë në dy semestra:
Semestri dimëror që fillon më një (1) tetor dhe mbaron më pesëmbëdhjetë (15) janar, dhe
Semestri veror fillon më gjashtëmbëdhjetë (16) shkurt dhe mbaron më tridhjetë e një (31) maj.
Lënda mund të ligjërohet me javë (15 javë semestri) gjatë një (1) apo dy (2) semestrave ose mund të mbahet si bllok ligjëratash në një (1) semestër.
Kalendari i studimeve nxirret nga Këshilli më së voni deri më tridhjetë e një (31) maj dhe përmban orarin e ligjëratave (ligjëratat, ushtrimet, seminaret, kolokium etj.), kushtet dhe afatet e provimit si dhe orarin e praktikes profesionale.