Plani strategjik për hulumtime
Plani Strategjik për Hulumtimet Shkencore në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike 2026–2028 është dokumenti bazë, i cili përcakton drejtimet dhe prioritetet në fushën e hulumtimit shkencor, duke e vendosur komponentën hulumtues në qendër të misionit institucional të Akademisë. Ky plan është hartuar si produkt i Strategjisë Zhvillimore të AKSP-së 2023–2026, si dhe lidhet ngushtë me politikat kombëtare të arsimit të lartë dhe hulumtimit shkencor, përfshirë Strategjinë e Arsimit 2022–2026 dhe Strategjinë e Sigurisë e Kosovës 2022–2027.
Fushat kryesore të hulumtimit në sigurinë publike të përcaktuar me planin strategjik janë:
Politikat dhe qeverisja e sigurisë publike
Rendi publik dhe siguria kufitare
Menaxhimi i krizave dhe emergjencave
Kriminaliteti dhe strategjitë e parandalimit
Krimet kibernetike dhe siguria digjitale
Radikalizmi, ekstremizmi i dhunshëm dhe terrorizmi
Korrektimi dhe sprovimi