Ombudspersoni i studentëve
Kush është Ombudspersoni i Studentëve?
Ombudspersoni është një person i pavarur brenda institucionit që ka për detyrë të mbrojë të drejtat dhe interesat e studentëve. Ai ofron ndihmë, këshillim dhe ndërmjetësim në rastet kur studentët ndihen të trajtuar padrejtësisht nga stafi akademik apo administrativ.
Kur duhet të kontaktoni Ombudspersonin?
Mund t’i drejtoheni Ombudspersonit kur:
Nuk merrni përgjigje nga zyra përkatëse.
Ndiheni të trajtuar në mënyrë të padrejtë ose diskriminuese nga personeli.
Keni vështirësi në komunikim me ndonjë profesor apo zyrtar.
Kanë shqetësime për etikën dhe standardet akademike.
Dëshironi të këshilloheni për rrugën e duhur të ndjekjes së një ankese formale
❗ Nëse keni ankesa formale për nota apo masa disiplinore, ato trajtohen nga Komisioni i Ankesave – por Ombudspersoni mund t’ju udhëzojë edhe për këto.
Si ta paraqitni ankesën tuaj?
Plotësoni formularin e ankesës (mund ta gjeni në web ose ta merrni në zyrë).
Dërgoni ankesën përmes emailit apo e dorëzoni fizikisht në zyrë.
Ombudspersoni do t’ju kontaktojë brenda 3 ditëve pune dhe do t’ju njoftojë për hapat në vijim.
Çfarë ndodh pas ankesës?
Rasti juaj shqyrtohet me konfidencialitet dhe paanshmëri.
Mund të ndërmjetësohet një takim mes palëve për të zgjidhur çështjen.
Nëse është e nevojshme, Ombudspersoni do të bëjë rekomandime zyrtare për zgjidhjen e problemit.
Çfarë NUK bën Ombudspersoni?
Nuk merr vendime.
Nuk zëvendëson procedurat formale si Komisioni i Ankesave, komisioni disiplinor apo organe tjera të AKSP-së.
Nuk përfshihet në raste që tashmë janë mbyllur nga institucionet zyrtare.
Kontakti
Emri i Ombudspersonit: Skender Agaj
Zyra: Nr. 21, Ndërtesa e Drejtorisë së Përgjithshme të AKSP-së
Email: [email protected]
Orari i pranimit: E hënë – E premte, 08:00 – 16:00
- - Jemi këtu për të ndihmuar – Mos hezito të kërkosh drejtësi dhe respekt! -