}

NewsArticle

12/07/2013

Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës Fitim Shishani vizitoi Akademinë

Vushtrri, 12 korrik 2013 - Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Fitim Shishani sot vizitoi  Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), ku u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të Akademisë, Ismail Smakiqi e po ashtu edhe me kadetët e rinj të Policisë së Kosovës dhe ata të Inspektoratit.
Drejtori Smakiqi dhe kryeshefi Shishani morën pjesë në paradën e mëngjesit të kadetëve të rinj e cila organizohet çdo dit nga nënkolonel Driton Zabergja Drejtor i Drejtoris për Trajnime Mandatore dhe instruktoret e Policisë në Akademi. Në fjalimet e tyre ata i uruan kadetët për rezultatet pozitive të arritura gjatë mësimeve në Akademi.
Drejtori i AKSP-së Ismail Smakiqi u shpreh i gatshme që të ofrojë kushte sa më të mira për të gjithë pjesëtarët e sigurisë publike që trajnohen në Akademi. Ai duke thënë se vizita e kryeshefit Shishani është një inspirim për të gjithë kadetët, vlerësoj se gjenerata e 45-të është shumë e suksesshme.
“Është privilegj që Policia e Kosovës, Inspektorati Policor i Kosovës dhe të gjitha agjensionet tjera të sigurisë publike në Kosovë kryej trajnime se bashku në Akademi”, ka thënë Smakiqi.
Ndërsa Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Fitim Shishani gjatë fjalimit të tij i inkurajoj kadetët për vendimin e tyre që ata të jenë pjesë e dy institucioneve më të rëndësishme siç janë, Polica e Kosovës dhe Inspektoratit. “Ky është një  profesion i drejtë”, u shpreh Shishani. Duke e vlerësuar Policinë e Kosovës si një institucion mjaftë të suksesshëm Shishani para kadetëve ka folur edhe për rolin e Inspektoratit. Ai tha se Inspektorati ekziston që ta ndihmojë policin që kjo e fundit të punojë në përputhje me ligjet që janë në fuqi, të punojë ashtu siç kërkohet në ligj.
Drejtori Smakiqi dhe kryeshefi Shishani i kanë inkurajuar kadetët që edhe në të ardhmen të tregojnë rezultate të mira.


 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Në Akademi mbahet kampi veror i hendbollit
Në Akademi mbahet kampi veror i hendbollit

Vushtrri, 05 korrik 2013 – Në vazhdën e shumë aktiviteteve të cilat po zhvillohen në  Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), është duke u mbajtur edhe kampi veror i Hendbollit për të rinjtë nga e gjithë Republika e  Kosovës.  Kampi veror i cili mbahet tani e 14 vite dhe është bërë tradicional është organizuar nga Federata e Hendbollit të Kosovës në bashkëpunim me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, gjegjësisht Departamentit për Sport të Kosovës. Në këtë aktivitet janë duke marrë pjesë 75 sportistë të rinj ku janë të përfshirë vajza dhe djem. Po ashtu në këtë kam pjesëmarrës janë edhe trajnuesit e pavarur sportive të Kosovës të cilët kontribuojnë edhe në organizimin e kampit.
Sipas përfaqësuesve të Federatës së Hendbollit të Kosovës ky kamp është duke u mbajtur më qëllim të ngritjes së cilësisë së të rinjve në hendboll të cilët pas këtij kampi ata do të marrin pjesë në gara hendbollistike në Hungari në muajin gusht, ndërsa në muajin nëntor do të marrin pjesë në kampionatin ballkanik në Bullgari  ku do të mbahet kampionati i mediteranit për grup moshën U 17.
 

Lexo më shumë
Në AKSP përfundoi trajnimi i pjesëtarëve të Agjensionit Pyjor të Kosovës
Në AKSP përfundoi trajnimi i pjesëtarëve të Agjensionit Pyjor të Kosovës

Vushtrri, 12 korrik 2013 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike 267 pjesëtarë të Agjencionit Pyjor të Kosovës përfunduan trajnimin themelor “Për pushkë të paviaskuar gjysmë automatike ”.
Drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së, Ismail Smakiqi, gjatë ceremonisë së certifikimit vlerësoj se trajnimet e tilla ndikojnë pozitivisht në ngritjen e kapaciteteve të agjensionit pyjor.  Ai tha se nga trajnimet e tilla pjesëtarët përfitojnë njohuri të reja ku do të sjellin vlera për organizatën e tyre ku punojnë.
Ndërsa Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencionit Pyjor të Kosovës Ahmet Zejnullahu, falënderoi akademinë për kontributin e dhënë në aftësimin dhe trajnimin e pjesëtarëve të agjencionit pyjor. “Trajnimet e tilla do të ndikojnë pozitivisht në kryerjen e punës në mënyrë sa më profesionale”, tha Zejnullahu.
Qëllimi i  trajnimit ishte përforcimi i aftësive të akterëve relevantë që në mënyrë efikase ta kryejnë punën e tyre.
Trajnim është organizuar dhe mbajtur nga Akademia.
 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës