Lajmet
Lajmet
Himberg dhe Tabur mbajtën një ligjëratë në AKSP
Vushtrri 18 mars 2013 Rektori i Kolegjit Policor të Finladës, Kimmo Himberg si dhe ai i Akademisë Policore të Estonisë, Lauri Tabur sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), mbajtën një ligjëratë me temën Nevoja për arsim të lartë në institucionet e sigurisë publike dhe ndikimi i tij në sigurinë publike. Të pranishëm në këtë ligjëratë përveç pjesëtarëve të sigurisë publike ishin edhe menaxhmenti i lartë i AKSP-së si dhe përfaqësuesit e Agjensioneve të Sigurisë Publike.
Duke falënderuar drejtuesit e AKSP-së dhe pjesëtarët e sigurisë për pritjen e bërë, të dy rektorët thanë se AKSP ka arritur një kualitet të lartë dhe një pozicion kredibil të respektueshëm që në një të ardhme të afërt të bëhet me arsimim të lartë sa i përket fushës së sigurisë.
Gjatë ligjëratës rektorët Himberg dhe Tabur vlerësuan lartë marrëdhëniet e shkëlqyera mes Finlandës, Estonisë më Kosovën konkretisht marrëdhëniet mes akademive të këtyre tri shteteve
Duke bërë prezantimin se si funksionojnë kolegjet policore në Finlandë dhe Estonisë të dy rektorët vlerësuan se edhe Akademia e Kosovës për Siguri Publike është duke krijuar kushte që çdo pjesëtarë i sigurisë publike që trajnohet të jetë i përgatitur në mënyrë profesionale.
Himberg tha se falë arsimimit të lartë Finlanda renditët ndër të parat për nga besueshmëria në fushën e sigurisë. Ai tha se arsim i lartë në institucionet e sigurisë publike është shumë i nevojshëm pasi që kjo ndikon pozitivisht në përgatitjen e pjesëtarëve të sigurisë publike.
Ndryshe në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike është duke vazhduar Projekti i Binjakëzimit i cili ka të bëjë me përmirësimin e arsimit të lartë në sektorin e sigurisë dhe rendit publik.
Projektit i binjakëzimit është i financuar nga Komisioni Evropian, i cili është fituar nga Finlanda dhe Estonia dhe ka të bëjë me përmirësimin e arsimit në sektorin e sigurisë publike në Republikën e Kosovës
Përfundoi trajnimi Menaxhimi për Kapiten
Vushtrri, 08 mars 2013- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, përfundoi trajnimi, Menaxhimi për Kapiten. Të pranishëm në ceremoninë e diplomimit ishin Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, përfaqësuesi i Policisë së Kosovës në Akademi, Nënkolonel Driton Zabërgja, zyrtarë të lartë të Akademisë si dhe zyrtar nga Policia e Kosovës.
Smakiqi theksoi se trajnimet e tilla i kontribuojnë zhvillimit dhe ndërtimit të kapaciteteve profesionale për Policinë e Kosovës që përmes profesionalizmit të tyre ti ofrojnë siguri qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ngritja e cilësisë së trajnimeve dhe arsimimi i lartë është prioritet absolut i Akademisë tha Smakiqi.
Ndërsa Nënkolonel Driton Zabërgja tha se trajnimet e tilla kanë rëndësi të madhe në aftësimin e pjesëtarëve të policisë, në ruajtjen e sigurisë së përgjithshme për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Pjesëmarrës në këtë trajnim gjithsej kanë qenë, gjashtëdhjetë e nëntë zyrtarë policor të cilët me sukses kanë përfunduar trajnimin.
Antoinete Gosinski vizitoi Akademinë
Vushtrri, 14 shkurt 2013- Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi priti në takim shefen e sektorit për identitet të inteligjencës nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antoinete Gosinski.
Smakiqi gjatë këtij takimi foli për bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Akademisë dhe partnerëve të saj evropian dhe nga SHBA-të që kanë dhënë në ngritjen dhe ndërtimin e kapaciteteve trajnuese për pjesëtarët e sigurisë publike.
Smakiqi delegacionin e informoi për proceset reformuese të cilat tani po kalon Akademia si dhe për projekte të rëndësishme e në veçanti për Projektin e Binjakëzimit, të financuar nga Bashkimi Evropian e që ka të bëjë me ngritjen dhe përmirësimin e arsimit në sektorin e rendit dhe sigurisë publike.
Trajnimi i pjesëtarëve të sigurisë publike, konform ligjeve edhe standardeve ndërkombëtare i kontribuon jo vetëm sigurisë për qytetarët e Republikës së Kosovës por edhe më gjerë, tha Smakiqi.
Ndërsa shefja e sektorit për identitet të inteligjencës nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antoinete Gosinski, shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.
Në AKSP përfundoj trajnimi i pjesëtarëve të Agjensionit Pyjor i Kosovës
Vushtrri, 01 shkurt 2013 Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), të premten u certifikuan njëzet pjesëtarë të Agjensionit Pyjor i Kosovës të cilët përfunduan më sukses trajnimin themelor Për pushkë të paviaskuar gjysëmautomatike . Trajnim është organizuar dhe mbajtur nga Akademia.
Drejtori i Përgjithshëm i AKPS, Ismail Smakiqi, gjatë ceremonisë së certifikimit tha vlerësoj se trajnimet e tilla ndikojnë pozitivisht në ngritjen e kapaciteteve të pjesëtarëve të institucioneve të sigurisë publike. Ai tha se nga trajnimet e tilla pjesëtarët përfitojnë njohuri të reja ku do të sjellin vlera të reja për organizatën e tyre ku punojnë.
Qëllimi i trajnimit ishte përforcimi i aftësive të akterëve relevantë që në mënyrë efikase ta kryejnë punën e tyre. Trajnimi ka zgjatur pesë ditë.
Në Akademi u mbajt takimi i radhës i Projektit të Binjakëzimit
Vushtrri, 24 janar 2013- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), u mbajt takimi i radhës i Komitetit Drejtues i Projektit të Binjakëzimit. Në këtë takim morën pjesë drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, udhëheqësi i Projektit të Binjakëzimit Anti Haikio, përfaqësuesit e institucioneve të sigurisë si dhe përfaqësues vendor e ndërkombëtarë. Partnerët vendor dhe ndërkombëtar, të përfshirë në këtë projekt u ndan të kënaqur me implementimin e projektit deri në këtë fazë, si dhe shprehën gatishmërinë e tyre që të përkrahin Projektin e Binjakëzimit edhe me tutje.
Drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së, Ismail Smakiqi, tha se Akademia do të jetë e përkushtuar që në partneritet të plotë me Qeverinë e Kosovës, Komisionin Evropian dhe me përfaqësuesit e projektit, që ky proces të përfundoj me sukses. Ai vlerësoi se deri në këtë fazë implementimi i projektit është realizuar në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ndërsa udhëheqësi i Projektit të Binjakëzimit, Anti Haikio, tha se Akademia e Kosovës për Siguri Publike në një të ardhme të afërt do të shërbej si një model jo vetëm në Ballkan, por edhe më gjerë. Ai vlerësoi se bashkëpunimi i mirë me të gjithë partnerët ka bërë që projekti deri në këtë fazë të realizohet ashtu edhe siç është paraparë.
Projektit i binjakëzimit është i financuar nga Komisioni Evropian, i cili është fituar nga Finlanda dhe Estonia dhe ka të bëjë me përmirësimin e arsimit në sektorin e sigurisë publike në Republikën e Kosovës.
Zv/ambasadorja Nikander vizitoi AKSP-në
Vushtrri, 24 janar 2013 Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) priti sot në takim zëvendës ambasadoren e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) në Kosovë, Paivi Nikander. Qëllimi i vizitës ishte njohja më për se afërmi e konceptit dhe trajnimeve që zhvillohen në AKSP. Duke cilësuar këtë vizitë si mjaft të rëndësishme, drejtori Smakiqi e ka njoftuar zv/ambasadoren për të gjitha aktivitet që zhvillohen, për të gjitha të arriturat, konceptin, vizionin dhe trajnimet të cilat mbahen në Akademi.Smakiqi e falënderoi OSBE-në për përkrahjen dhe ndihmën e vazhdueshme që po i bën AKSP-së.
Gjatë takimit të dyja palët kanë diskutuar për planet afatgjate të programeve të edukimit dhe zhvillimit të zyrtarëve të sigurisë publike.
Duke folur për objektivat Smakiqi tha se Akademia ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me OSBE-në.
Ndërsa zv/ambasadorja e OSBE-së në Kosovë, Paivi Nikander u shpreh e kënaqur me vizitën e saj në AKSP, ndërkohë u interesua për gjitha aktivitet që zhvillohen në Akademi. Zëvendës ambasadorja ka premtuar që OSBE -ja do ta përkrah Akademinë edhe në të ardhmen.
Në Akademi diplomoi gjenerata e 44-të e Policisë së Kosovës
Vushtrri, 18 janar 2013 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, pas një trajnimi 20 javor diplomuan shtatëdhjetë kadet të rinj të Policisë së Kosovës.
Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni, drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, Kryeshefi i Inspektoratit të Policisë së Kosovës, Fitim Shishani, përfaqësues të zyrave diplomatike në Kosovë, përfaqësues nga ICITAP, OSBE të KFOR-it si dhe përfaqësues nga institucionet vendore e ndërkombëtare. Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, duke iu uruar të sapo diplomuarve suksese në punë, tha se Policia e Kosovës është e obliguar të garantoj rend dhe siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës në gjithë territorin e saj.
Ministria e Punëve të Brendshme do të vazhdojë me zhvillimin e politikave strategjike në përkrahje të Policisë së Kosovës, duke rekrutuar pjesëtarë të rijnë, në mënyrë që policia jonë të jetë më e re në moshë, tha Zeka. Ai duke vlerësuar se puna e policisë është një ndër punët më sfiduese dhe të rrezikshme tha se Policia e Kosovës është argumenti më i mirë se këto sakrifica dhe mundime po shpaguhen me të arritura të mëdha dhe përkrahje nga qytetarët e Kosovës. Me rezultatet e arritura, ne po avancojmë në procesin e integrimeve evropiane dhe jam më se i sigurt që edhe ju do të kontribuoni edhe ne sigurinë rajonale dhe atë ndërkombëtare si pjesë e misioneve jashtë shtetit, tha Zeka. Ndërkaq Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni tha polica është mbrojtëse e të drejtave individuale dhe publike, respektues të rëndit dhe ligjit në gjithë Republikën e Kosovës. Sundimi i rendit dhe ligjit sot është një parakusht esencial në të gjitha aspektet e shoqërisë garantues të së cilës nga sot do të jeni edhe ju të nderuar polic të rinj.
Edukimi dhe aftësimi juaj me standardet më të larta profesionale në fushën e zbatimit të ligjit do të jetë një ndihmesë e madhe jo vetëm për Policinë e Kosovës, por edhe perspektiven e vendit, tha Maxhuni.
Maxhuni tha se Policia e Kosovës duhet të jetë çdo herë shembull i realizimit të objektivave, misionit dhe vizionit të saj
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi fillimisht ka uruar kadetët për diplomimin e tyre. Smakiqi tha se Akademia e Kosovës për Siguri Publike tani më është qendër më e fortë e të gjitha llojeve të trajnimit më bashkëkohorë për të gjitha agjencionet e Sigurisë Publike- zbatuesit e ligjit. Akademia është e gatshme të merr përgjegjësi në arsimimin superior dhe të trajnimeve për të gjitha agjencionet e sigurisë publike. Ngritja e cilësisë së trajnimeve dhe arsimimi i lartë është prioritet absolut i Akademisë dhe partnerëve të sajë ICITAP-it dhe OSBE-së dhe së fundmi i Komisionit Evropian përmes Projektit të Binjakëzimit- Përmirësimi i Arsimit në Sektorët e Sigurisë dhe Rendit Publikë, u shpreh Smakiqi.
Qytetarët me padurim presin inkuadrimin e juaj në Policinë e Kosovës . Meritoni pritjet e qytetarëve dhe ruajeni përjetësisht të drejtën që qytetarin ta shikoni në sy tha Smakiqi.
ICITAP vazhdon ta përkrah AKSP-në
Vushtrri, 17 janar 2013 Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, në kuadër të vizitës së saj në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, ka vizituar edhe Qytezën Simulative që funksionon në kuadër të Akademisë e cila është krijuar nga ICITAP.
Kjo qytezë iu shërben të gjitha institucioneve të sigurisë publike në vend që në mënyrë praktike të zhvillojnë trajnimet e tyre. Përmes krijimit të kësaj qyteze ICITAP ka mundësuar që pjesëtarët e sigurisë publike ti improvizojnë rastet, që teorinë ta zbatojnë edhe në praktikë. Ambasadorja e SHBA-ve gjatë vizitës tha se kjo qendër gjithashtu është një akses i rëndësishëm për trajnime simulative të pjesëtarëve të sigurisë publike në Kosovë.
Qendra e Simulimit është një institucion ekselent i arsimimit profesional, për trajnimin e pjesëtarëve të sigurisë publike në mënyrë cilësore me synim të rritjes së mëtejshme të aftësive operacionale të tyre.
Ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë Ann Jacobson vizitoi AKSP-
Vushtrri, 17 janar 2013 Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës (AKSP), Ismail Smakiqi, priti sot në takim ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Tracey Ann Jacobson. Qëllimi i kësaj vizite ishte që ambasadorja Jacobson të njihet me për së afërmi me zhvillimet në AKSP.
Fillimisht drejtori Smakiqi e njoftoi ambasadoren për historikun e Akademisë e po ashtu edhe për zhvillimet aktuale në AKSP.
Drejtori Smakiqi shprehi mirënjohje për ndihmën që ofrojnë partnerët e AKSP-së siç janë ICITAP-i dhe OSBE, që nga themelimi dhe kjo ndihmë vazhdon të jetë qenësore për Akademinë.
Smakiqi gjatë këtij takimi e informoi ambasadoren me aktivitetet dhe trajnimet që po zhvillohen në Akademi.
Akademia e Kosovës për Siguri Publike në profilin momental do të jetë e përhershme, meqë Agjensionet e Sigurisë Publike kanë nevojë për trajnime të vazhdueshme në trajnime bazike, të specializuara, të avancuara dhe të lidershipit, tha Smakiqi. Më këtë rast drejtori Smakiqi ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e mirë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Ai tha se përkrahja e ambasadores Jacobson dhe ndihma e vazhdueshme nga SHBA-të është ndihmë e madhe për Kosovën dhe AKSP-në.
Drejtori Smakiqi shprehi gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit të dyanshëm në realizimin e projekteve të përbashkëta që kanë për qëllim përmirësimin e kushteve për pjesëtarët e sigurisë publike që trajnohen në Akademi. Ndërkaq ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Ann Jacobson tha se shteti i saj do të vazhdojë të përkrahin fuqishëm Akademinë në avancimin e funksioneve të saja. Jacobson, tha se është kënaqësi ta vizitojë Akademinë dhe të takohet me kadetët dhe pjesëtarët e sigurisë publike në Kosovë. Ajo vuri në dukje se sundimi i ligjit është një prej prioriteteve të qeverisë së SHBA-ve dhe Ambasadës amerikane në Kosovë. Ajo u shpreh e gatshme që ta vazhdojë bashkëpunimi edhe me tutje me Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.
Nesër diplomon gjenerata e 44-të e zyrtarëve policor
Vushtrri, 17 janar 2013- Nesër në ora 13:00, në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 44 -të e zyrtarëve policorë, (kadetë) të Policisë së Kosovës. Të pranishëm në ceremoninë e diplomimit pritet të jenë, ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni, Drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së Ismail Smakiqi, si dhe përfaqësuese nga zyrat diplomatike në Kosovë.
Ftohen mediat që të marrin pjesë në ceremoninë e diplomimit
Në AKSP brenda vitit 2012 janë trajnuar mbi 4660 pjesëtarë të sigurisë publike
Vushtrri, 16 janar 2013 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), i cili është institucioni më i lartë për trajnimin e pjesëtarëve të sigurisë publike në vend, gjatë vitit 2012 kanë kryer trajnime mbi 4660 pjesëtarë të sigurisë publike.
Po ashtu në AKSP janë zhvilluar edhe shumë aktivitete tjera që lidhen më fushën e sigurisë në vend. Brenda vitit që e lamë pas janë mbajtur 281 trajnime nga të gjitha agjencionet e sigurisë publike si Policia e Kosovës (PK), Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave (AME), Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), Dogana e Kosovës (DK), Inspektorati Policor i Kosovës etj. AKSP gjatë gjithë kohës ka ofruar trajnime me kualitet të lartë profesional me standarde ndërkombëtare. Kontribut të veçantë në realizimin e këtyre trajnime dhe ngritjen e kapaciteteve të AKPS-së kanë dhënë edhe dy partnerët kryesorë si Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) dhe (ICITAP).
Përveç pjesëmarrësve nga Kosova, në Akademi janë trajnuar edhe pjesëtarë të sigurisë publike nga shtetet e rajonit si nga Kroacia, Bosnja, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i zi. Përpos trajnimeve, në AKSP janë zhvilluar edhe shumë aktivitete tjera siç janë Miniolimpiada për persona me aftësi të kufizuara, garat ndërkombëtare të ping-pongut, Seminari Sport for youth, kampi dy ditorë për të rinj etj. Si rezultat i resurseve dhe mjedisit të saj, AKSP është bërë vendqëndrim primar i trajnimit për një fushë të gjerë të sigurisë publike dhe një degë e zbatimit të trajnimit.Vizioni i AKSP-së është që edhe në të ardhmen të përgatisë dhe të aftësojë punonjës të mbajtjes së rendit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Drejtori Smakiqi u takua me kadetët e rinj të Policisë së Kosovës
Vushtrri, 15 janar 2013 Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës (AKSP), Ismail Smakiqi, të martën u takua me kadetët e gjeneratës së 44 të Policisë së Kosovës. Gjatë takimit drejtori Smakiqi i inkurajoj kadetët që ta kryejnë detyrën e tyre me ndershmëri, krenari dhe dinjitet.
Drejtori Smakiqi gjatë fjalimit të tij tha se AKSP ka bërë gjithçka që ka mundur, në mënyrë që trajnimi themelor të zhvillohet dhe të përfundojë me sukses të plotë. Ai tha se Akademia do të vazhdojë të kontribuoj në trajnimin e zbatueseve të ligjit, respektimit të rëndit dhe sigurisë në vend. Smakiqi tha se ndjekja e mësimit në AKSP dhe trajnimet që zhvillohen i bën kadetët garantues të respektimit të rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës.
Kjo është e vetmja mënyrë që shteti ynë të vazhdojë në plotësimin e standardeve ndërkombëtare si një shtet ligjor demokratik, tha Smakiqi.