}

NewsArticle

20/09/2013

Mbahet konferenca e tretë e BALPEK-ut

Vushtrri 20 shtator  2013 -  Ju  njoftojmë se të hënën në ora 09:00 do të mbahet konferenca e tretë e Trajnimeve Policore të Vendeve Ballkanike (BALPEK), ku  temë diskutimi është  “Qasja  bashkëkohore  në arsimin  dhe trajnimin e policisë”. Vendet pjesëmarrëse janë Hungaria, Mali i Zi, Maqedoni, Turqia, Shqipëria etj. Në këtë konferencë do të marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi, zv/ambasadorja e OSBE-së në Kosovë Paivi Nikander. Konferenca mbahet në Hotel Sirius -Prishtinë
Ndryshe konferenca e parë e BALPEK-ut është mbajtur në Nazil të Turqisë.
 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

U mbajt takimi i radhës i Bordit të Akademisë
U mbajt takimi i radhës i Bordit të Akademisë

Vushtrri, 16 shtator 2013 – Bordi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike sot mbajti takimin e tretë të radhës në të cilin morën pjesë kryeprokurori i Shtetit i cili njëherit është edhe kryesues Ismet Kabashi, Ismail Smakiqi drejtor i Përgjithshëm i AKSP-së, Shpend Maxhuni Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shemsi Hajrizi  ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovë, Lulzim Rafuna ushtrues detyre i Doganave të Kosovës,  Metije Ademi drejtoresh e Përgjithshme e Shërbimit Sprovues, Fadil Kodra Kryeshef Ekzekutiv i Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave si dhe Fitim Shishani Kryeshef Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës.
Gjatë këtij takimi u bë prezantimi i të arriturave dhe plani i punës së Institutit të Krimeve Ekonomike. Institut ky i cili që nga qershori me vendim të Bordit të AKSP-së është duke funksionuar në Akademi. Po ashtu bordi në fjalë gjatë takimit ka themeluar grupin punues për rishikimin e standardeve minimale profesionale të programit të trajnimeve bazike të Institucioneve për Siguri Publike.
Përveç tjera Bordi i AKSP-së ka shqyrtuar dhe miratuar edhe raportin gjashtë mujor të punës së Akademisë.

Gjithashtu Bordi gjatë këtij takimi ka diskutuar edhe për çështje të rëndësishme të cilat po kalon Akademia.

 

Lexo më shumë
U mbajt konferenca e tretë e Trajnimeve Policore të Vendeve të Ballkanit
U mbajt konferenca e tretë e Trajnimeve Policore të Vendeve të Ballkanit

Vushtrri, 23 shtator 2013 - Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) dhe Policia e Kosovës organizuan konferencën e tretë të Trajnimeve Policore të Vendeve të Ballkanit (BALPEK), ku morën pjesë përfaqësues nga Hungaria, Mali i Zi, Maqedonia, Turqia dhe Shqipëria.

Temë diskutimi në këtë konferencë ishte “Qasja  bashkëkohore në arsimin dhe trajnimin e policisë”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi tha se bashkëpunimi rajonal në të gjitha fushat, e veçmas në fushën e trajnimeve policore,  është i rëndësishëm për AKSP-në, ku ky bashkëpunim në vazhdimësi ka dëshmuar rezultate pozitive.

“Me përkrahjen e Komisionit Evropian, Programi i arsimit të lartë në Akademi është në fazën finale të themelimit. Synojmë që përmes arsimimit të rrisim më shumë cilësinë profesionale në trajnimet policore”, tha ministri Rexhepi.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger tha se misioni që drejton ai ka qenë gjithherë i përfshirë në fushën e trajnimit dhe edukimit policor. 

“Trajnimi Policor dhe edukimi është diçka në të cilën misioni i OSBE-së ka qenë i përfshirë, qysh nga fillimi. Gjithmonë ka qenë një aspekt shumë i rëndësishëm i punës sonë. Pa trajnim të duhur të policisë nuk mund të ketë sundim dhe zbatim të ligjit. Gjithashtu nuk mund të ketë polici të trajnuar pa trajnime të mira policore dhe pa institucione të edukimi”, tha Schlumberger.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, tha se Policia e Kosovës në kuadër të qëllimeve strategjike ka edhe ngritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar policor.

“Policia e Kosovës ka interesin e saj të jetë e përfshirë në të gjitha mekanizmat rajonal dhe ndërkombëtarë, për të dhënë kontributin e saj në parandalimin dhe luftimin e të gjitha formave të krimit, në veçanti të krimit të organizuar”, tha Maxhuni.

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi, tha se për rritjen e aftësisë profesionale dhe kompetencës në fushën e sigurisë publike nevojitet më shumë njohuri se sa vetëm aftësim përmes trajnimeve. 

“Ndryshimet e shpejta të natyrës së krimit, shtrirja e tij në përmasa globale kërkon ngritjen dhe respektimin e standardeve akademike në përmasa të gjera gjeografike”, theksoi Smakiqi.

Kjo është konferenca e tretë  e BALPEK-ut, ndërsa dy konferencat e para janë mbajtur në Nazil të Turqisë.
 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës