Lajmet
Lajmet
ICITAP vazhdon ta përkrah AKSP-në
Vushtrri, 17 janar 2013 Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, në kuadër të vizitës së saj në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, ka vizituar edhe Qytezën Simulative që funksionon në kuadër të Akademisë e cila është krijuar nga ICITAP.
Kjo qytezë iu shërben të gjitha institucioneve të sigurisë publike në vend që në mënyrë praktike të zhvillojnë trajnimet e tyre. Përmes krijimit të kësaj qyteze ICITAP ka mundësuar që pjesëtarët e sigurisë publike ti improvizojnë rastet, që teorinë ta zbatojnë edhe në praktikë. Ambasadorja e SHBA-ve gjatë vizitës tha se kjo qendër gjithashtu është një akses i rëndësishëm për trajnime simulative të pjesëtarëve të sigurisë publike në Kosovë.
Qendra e Simulimit është një institucion ekselent i arsimimit profesional, për trajnimin e pjesëtarëve të sigurisë publike në mënyrë cilësore me synim të rritjes së mëtejshme të aftësive operacionale të tyre.
Ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë Ann Jacobson vizitoi AKSP-
Vushtrri, 17 janar 2013 Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës (AKSP), Ismail Smakiqi, priti sot në takim ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Tracey Ann Jacobson. Qëllimi i kësaj vizite ishte që ambasadorja Jacobson të njihet me për së afërmi me zhvillimet në AKSP.
Fillimisht drejtori Smakiqi e njoftoi ambasadoren për historikun e Akademisë e po ashtu edhe për zhvillimet aktuale në AKSP.
Drejtori Smakiqi shprehi mirënjohje për ndihmën që ofrojnë partnerët e AKSP-së siç janë ICITAP-i dhe OSBE, që nga themelimi dhe kjo ndihmë vazhdon të jetë qenësore për Akademinë.
Smakiqi gjatë këtij takimi e informoi ambasadoren me aktivitetet dhe trajnimet që po zhvillohen në Akademi.
Akademia e Kosovës për Siguri Publike në profilin momental do të jetë e përhershme, meqë Agjensionet e Sigurisë Publike kanë nevojë për trajnime të vazhdueshme në trajnime bazike, të specializuara, të avancuara dhe të lidershipit, tha Smakiqi. Më këtë rast drejtori Smakiqi ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e mirë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Ai tha se përkrahja e ambasadores Jacobson dhe ndihma e vazhdueshme nga SHBA-të është ndihmë e madhe për Kosovën dhe AKSP-në.
Drejtori Smakiqi shprehi gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit të dyanshëm në realizimin e projekteve të përbashkëta që kanë për qëllim përmirësimin e kushteve për pjesëtarët e sigurisë publike që trajnohen në Akademi. Ndërkaq ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Ann Jacobson tha se shteti i saj do të vazhdojë të përkrahin fuqishëm Akademinë në avancimin e funksioneve të saja. Jacobson, tha se është kënaqësi ta vizitojë Akademinë dhe të takohet me kadetët dhe pjesëtarët e sigurisë publike në Kosovë. Ajo vuri në dukje se sundimi i ligjit është një prej prioriteteve të qeverisë së SHBA-ve dhe Ambasadës amerikane në Kosovë. Ajo u shpreh e gatshme që ta vazhdojë bashkëpunimi edhe me tutje me Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.
Nesër diplomon gjenerata e 44-të e zyrtarëve policor
Vushtrri, 17 janar 2013- Nesër në ora 13:00, në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 44 -të e zyrtarëve policorë, (kadetë) të Policisë së Kosovës. Të pranishëm në ceremoninë e diplomimit pritet të jenë, ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni, Drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së Ismail Smakiqi, si dhe përfaqësuese nga zyrat diplomatike në Kosovë.
Ftohen mediat që të marrin pjesë në ceremoninë e diplomimit
Në AKSP brenda vitit 2012 janë trajnuar mbi 4660 pjesëtarë të sigurisë publike
Vushtrri, 16 janar 2013 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), i cili është institucioni më i lartë për trajnimin e pjesëtarëve të sigurisë publike në vend, gjatë vitit 2012 kanë kryer trajnime mbi 4660 pjesëtarë të sigurisë publike.
Po ashtu në AKSP janë zhvilluar edhe shumë aktivitete tjera që lidhen më fushën e sigurisë në vend. Brenda vitit që e lamë pas janë mbajtur 281 trajnime nga të gjitha agjencionet e sigurisë publike si Policia e Kosovës (PK), Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave (AME), Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), Dogana e Kosovës (DK), Inspektorati Policor i Kosovës etj. AKSP gjatë gjithë kohës ka ofruar trajnime me kualitet të lartë profesional me standarde ndërkombëtare. Kontribut të veçantë në realizimin e këtyre trajnime dhe ngritjen e kapaciteteve të AKPS-së kanë dhënë edhe dy partnerët kryesorë si Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) dhe (ICITAP).
Përveç pjesëmarrësve nga Kosova, në Akademi janë trajnuar edhe pjesëtarë të sigurisë publike nga shtetet e rajonit si nga Kroacia, Bosnja, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i zi. Përpos trajnimeve, në AKSP janë zhvilluar edhe shumë aktivitete tjera siç janë Miniolimpiada për persona me aftësi të kufizuara, garat ndërkombëtare të ping-pongut, Seminari Sport for youth, kampi dy ditorë për të rinj etj. Si rezultat i resurseve dhe mjedisit të saj, AKSP është bërë vendqëndrim primar i trajnimit për një fushë të gjerë të sigurisë publike dhe një degë e zbatimit të trajnimit.Vizioni i AKSP-së është që edhe në të ardhmen të përgatisë dhe të aftësojë punonjës të mbajtjes së rendit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Drejtori Smakiqi u takua me kadetët e rinj të Policisë së Kosovës
Vushtrri, 15 janar 2013 Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës (AKSP), Ismail Smakiqi, të martën u takua me kadetët e gjeneratës së 44 të Policisë së Kosovës. Gjatë takimit drejtori Smakiqi i inkurajoj kadetët që ta kryejnë detyrën e tyre me ndershmëri, krenari dhe dinjitet.
Drejtori Smakiqi gjatë fjalimit të tij tha se AKSP ka bërë gjithçka që ka mundur, në mënyrë që trajnimi themelor të zhvillohet dhe të përfundojë me sukses të plotë. Ai tha se Akademia do të vazhdojë të kontribuoj në trajnimin e zbatueseve të ligjit, respektimit të rëndit dhe sigurisë në vend. Smakiqi tha se ndjekja e mësimit në AKSP dhe trajnimet që zhvillohen i bën kadetët garantues të respektimit të rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës.
Kjo është e vetmja mënyrë që shteti ynë të vazhdojë në plotësimin e standardeve ndërkombëtare si një shtet ligjor demokratik, tha Smakiqi.
Drejtori Smakiqi priti ne takim kryetarin e KLL-se al-Sagizli
Vushtrri, 18 dhjetor 2012 Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Ismail Smakiqi, priti në takim një delegacion nga Libia i udhëhequr nga Mustafa al-Sagizli, kryetar i Këshillit të Luftëtarëve Libianë. Drejtori Smakiqi i uroi përfaqësuesit e popullit libian për ndryshimet në vendin e tyre dhe për kalim të lehtë e të shpejtë të fazës së tranzicionit. Drejtori Smakiqi gjatë takimit e bërë një përshkrim së si funksionon Akademia që nga paslufta e deri më tani. Delegacioni nga Libia po ashtu u informua edhe për progresin e vazhdueshëm që po arrihet në Akademi si dhe për objektivat dhe prioritetet e saj që synohen të arrihen në të ardhmen. Drejtori Smakiqi po ashtu e ka njoftuar delegacionin për trajnimet dhe aktivitetet që zhvillohen në AKSP nga të gjitha institucionet e sigurisë publike.
Me këtë rast Smakiqi tha se AKSP ka krijuar raportet të mira bashkëpunimi me të gjitha akademitë policore të vendeve të rajonit.
Akademia e Kosovës për Siguri Publike është e gatshme të bashkëpunoi me të gjitha Akademitë që kujdesen për rendin dhe sigurinë e vendit, tha Smakiqi.
Ndërsa përfaqësuesi i Këshillit të Luftëtarëve të Libisë dhanë një pasqyrë të zhvillimeve aktuale në Libi, të të arriturave pas revolucionit dhe sfidave me të cilat po përballen institucionet e reja në vendosjen e rendit e të ligjit në vend. Përfaqësuesi libian i cilësoi shumë të rëndësishme të arriturat e Kosovës, duke shfaqur interesimin për të marrë përvojën e saj në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe krijimin e infrastrukturës juridike. Në takim u shfaq interesimi për vendosjen e një bashkëpunimi afatgjatë ndërmjet dy vendeve.
OSBE dhuron donacion për AKSP
Vushtrri, 29 nëntor 2012 Ambasadori i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me mision në Kosovë, Jean Claude Schlumberger, sot vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) ku u takua me Drejtorin e Përgjithshëm Ismail Smakiqi. Më këtë rast OSBE-ja dhuroi një sasi të pajisjeve për përkthim simulant donacion ky për AKSP-në.
Drejtor i Përgjithshëm Ismail Smakiqi njoftoi ambasadorin Claude Schlumberger për aktivitetet dhe proceset nëpër të cilat po ecë Akademia. Ai po ashtu u njoftua edhe për projektin e binjakëzimit. Drejtori Smakiqi ka falënderuar OSBE-në për mbështetjen e dhënë Akademisë, ndërkohë që ka theksuar se përkrahja nga ky mision është shumë e nevojshme. Duke i falënderuar për kontributin pres që ta kem edhe më tutje një bashkëpunim të ndërsjellët ashtu siç kemi pas deri më tani, tha Smakiqi.
Nga ana tjerët, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger, tha se ky donacion është një vazhdimësi e ndihmës që ka dhënë misioni i OSBE-së për institucionet e Kosovës, veçanërisht për Akademinë.
Kampioni i dyfishtë evropian tani edhe kampion bote
Vushtrri, 19 nëntor 2012- Anton Cena instruktor ne Akademinë e Kosovës për Siguri Publike i cili kësaj radhe ka përfaqësuar Republikën e Kosovës në garat ndërkombëtare është shpallur kampion bote në judo.
Kampionati botëror për judo është mbajtur në Miami Doral Florida të SHBA-së, nga data 08-12 nëntor 2012 në të cilin Cena zuri vendin e parë.
Cena edhe kësaj radhe ne finale u taku me ruset mirëpo këtë herë duke i mposhtur dhe shpallur kampion bote ne judo.
Luftën e pare e kam pasur me Gjermanin Rennhack Jorg te cilin e kam mundur me ippon. Luftën e dyte e kam pasur te vështirë me nenkampionin Evropian Rus Igor Glyvuk të cilin ja arrita ta mposht ne sekondën e fundit te cilin e hodha ne Juko.
Lufta e radhës ishte ne gjysme finale me Francezin Jan Luc Garcia te cilin e munda me Ippon.
Finalja ishte një sfide e madhe për mua sepse u takuam me kampionin botëror rusin Nikolay Egorov , apo favoriti i kësaj gare, mirëpo pas një lufte te fortë dhe shkuarjes sonë ne piken e arte (golden score) ja arrita qe te hodhi ne ippon dhe të shpallëm kampion bote ne judo. Me këtë i tregova te gjithëve ne palestër qe kësaj here kampion i judës në botë është një kosovarë.
Gara e radhës është Kampionati Evropian për mjeshtër të judës, që do te mbahet ne Paris-France.
Ne fund me lejoni qe ta falënderoj Policin e Kosove dhe Akademinë e Kosovës për Siguri Publike ku edhe punoj si instruktor, për përkrahjen e vazhdueshëm qe ma kane dhënë dhe po e bëjnë për pjesëtaret e saje.
Drejtori Smakiqi ka marrë pjesë në konferencën e Asociacionit të Kolegjeve Policore Evropiane (AEPC)
Vushtrri, 09 nëntor 2012 Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Ismail Smakiqi, ka marrë pjesë në konferencën vjetore të Asociacionit të Kolegjeve Policore Evropiane (AEPC), që është mbajtur me 06 dhe 07 të këtij muaj në Bukuresht të Rumanisë. Tema kryesore e Konferencës ishte Të drejtat e Njeriut dhe Diversiteti fokusuar në punën e Policisë. Përveç sesionit plenar, gjatë kësaj konference janë zhvilluar edhe tri punëtori: Kultura Policore, Policia dhe Komuniteti dhe Format moderne te trajnimit në fushën e të Drejtave të Njeriut. Në Konferencën Vjetore të AEPC-së kanë marrë pjesë Akademitë Policore të Bashkimit Evropian si dhe Akademitë Policore të Evropës Juglindore. Po ashtu në konferencë kanë marr pjesë organizata të ndryshme të cilat merren me sigurinë publike; OSBE, OSBE ODIHR, FRONTEX, CIPOL
Drejtori Smakiqi, i shoqëruar nga Avni Istrefi, Udhëheqës i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë, përveç pjesëmarrjes në sesionet plenare dhe punëtoritë e konferencës, janë takuar edhe me presidenten e AEPC-së Zonjën Helen Martine, nikoqirin e Konferencës Zotin Gheorghe Popa , Rektor i Akademisë Policore të Bukureshtit, si dhe me pjesën dërmuese të pjesëmarrëseve në konferencë.
Pjesëmarrësit e Konferencës kanë vizituar Akademinë Policore të Rumanisë në Bukuresht Alexandru Ian Cuza, me këtë rast kanë vizituar edhe hapsanat shkollore dhe trajnuese të kësaj Akademie.
Ne fundit të vizitës Drejtori Smakiqi dhe Istrefi, janë pritur në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë, nga ambasadori, Sami Shiba.
Deputetet e Kuvendit të Kosovës vizituan AKSP
Vushtrri, 09 shtator 2012 Një grup i deputetëve të cilët janë anëtarë të Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme dhe Siguri në Kuvendin e Kosovës i kryesuar nga kryetari i këtij komisioni Ahmeti Isufi sot vizituan, Akademinë e Kosovës për Siguri Publike ku u priten nga Drejtori i Përgjithshëm Ismail Smakiqi. Qëllimi i vizitës ishte që të njihen me për se afërmi me punën dhe zhvillimet që bëhen në Akademi.
Drejtori Smakiqi i njoftoj deputetet për të gjitha aktivitet, trajnimet që zhvillohen në AKSP.
Po ashtu Smakiqi i njoftoj ligjvënësit edhe për projektin e binjakëzimit si dhe për qëllimin që Akademia në një të ardhme të afërt të bëhem sistem bachellor.
Smakiqi i informoi deputetet se në Akademi trajnohen pjesëtarë të sigurisë publike jo vetëm nga Republika e Kosovës, por edhe nga vendet e rajonit.
Ndërkaq deputetet vlerësuan se Akademinë e Kosovës për Siguri Publike e shohin si një vend adekuat dhe të shkathët për t'i ofruar dijen dhe përgatitje shkencore pjesëtareve të sigurisë publike në vend.
Deputet e Kuvendit të Kosovës me këtë rast premtuan se do ti japin mbështetje Akademisë në çdo aspekt.
Gjithashtu theksuan se kapacitetet e Akademisë si dhe fuqizimi dhe ndërtimi i vazhdueshëm i këtij institucioni mjaft të rëndësishëm i plotëson kushtet dhe standardet ndërkombëtare për një arsimim sa më cilësor jo vetëm për agjencionet e sigurisë në vend por edhe më gjerë.
Akademinë e vizitoi ish-komisionari gjerman për Mbrojte Reinhold Robbe
Vushtrri, 04 tetor 2012- Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi priti në një takim ish-komisionarin gjerman për Mbrojtje, Reinhold Robbe.
Smakiqi gjatë këtij takimi foli për misionin, vizionin si dhe për zhvillimit e fundit te cilat po kalon Akademia.
Gjithashtu Smakiqi e informoi delegacionin gjerman edhe për projektin e binjakëzimit, projekt i Komisionit Evropian i cili ka të bëjë me ngritjen e Akademisë në një institucion të arsimimit të lartë.
Me këtë rast ai falënderoi shtetin gjerman për ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë dhe po vazhdojnë të japin në ndërtimin dhe fuqizimin e institucioneve të Republikës se Kosovës e në veçanti për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.
Ndërsa ish-komisionari gjerman, Reinhold Robbe vlerësoi lartë të arriturat e Akademisë dhe shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.
Në AKSP u mbajt seminari i dukshmërisë për Projektin e Binjakëzimit
Vushtrri, 19 shtator 2012 Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot u mbajt seminari i dukshmërisë për Projektin e Binjakëzimit i cili ka të bëjë me përmirësimin e arsimit në sektorin e sigurisë dhe rendit publik.
Të pranishëm në seminar ishin, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, Samuel Zbogar, Drejtori i Akademisë Ismail Smakiqi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni si dhe zyrtarë të lartë vendor e ndërkombëtarë.
Përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës si dhe përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtarë të cilit ishin të pranishëm në këtë seminar vlerësuan lartë këtë projekt duke thënë se Akademia është shembull për ngritjen e nivelit të lartë të arsimit në fushën e sigurisë publike.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi në emër të Qeverisë së Kosovës e përgëzoj Akademinë dhe Komisionin Evropian për punën e bërë që ka të bëjë me ngritjen e kapaciteteve në arsimimin për fushën e sigurisë. Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në ndërtimin e kapaciteteve për rend dhe ligj, e përkushtuar që të ngrit kapacitet njerëzore e që për këtë është shembull Akademia dhe idea e qeverisë është që ta mbështet Akademinë në arritjen e vizionit, tha Kuçi.
Ai tha se Akademia është institucion i vetëm në Kosovë që i plotëson kushtet për arsimin e lartë në fushën e sigurisë publike. Zv/kryeministri Kuçi tha se Qeveria e Kosovës e mbështet në plotëni që Akademia e Kosovës për Siguri Publike të akreditohet. Gjithashtu ai vlerësoj se Kosova ka kapacitet që ta ndërtojë një Akademi me standarde ndërkombëtare.
Edhe ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi tha se Akademia e Kosovës për Siguri Publike, është model për funksionimin dhe mandatin që ka sa i përket sundimit të rendit dhe ligjit.
Ministri Rexhepi i cili vlerësoj lartë projektin e binjakëzimit tha se Akademia është njëri ndër institucionet më të rëndësishme në vend. Ai më këtë rast ka falënderuar Komisionin Evropian si dhe shtet që kanë fituar këtë projekt Finlandën dhe Estonin për punën dhe përkrahjen e tyre. Ministri Rexhepi tha se Akademia do të jetë shembull i trajnimeve. Ai tha se Akademia do ta ketë përkrahjen e plotë në procesin e akreditimit.
Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi duke folur rreth projektit të binjakëzimit vlerësoj se ky projekt është një favor i mirë për AKSP-në.
Akademia e Kosovës për Siguri Publike, vlerësohet lartë nga vendet e regjionit dhe me gjerë për shkak të kompetencave të saj ligjore, trajnimin dhe shkollimin e zbatuesve të ligjit, gjegjësisht Akademia cilësohet si i vetmi institucion kombëtare i aftësimit të zbatuesve të ligjit, tha Smakiqi. Ai tha se projekti i binjakëzimit është një projekt mjaftë i rëndësishëm, ndërsa Akademia siç tha ai është vend i duhur për ngritjen e cilësisë së arsimit të zbatueseve të ligjit.
Drejtori Smakiqi tha se projekti në fjalë e bënë përmirësimin e trajnimit bazik, krijon programin e ri në fushën e sigurisë publike si dhe zhvillimin e kurrikulës për arsimin e lartë në nivel bachelor në pajtim me procesin e Bolonjes.