Lajmet
Lajmet
Kontingjenti gjerman i policisë së EULEX dhuron donacion AKSP
Vushtrri, 04 shtator2012- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot u be pranimi i donacionit nga kontingjenti i policisë gjermane, Pajisjet për Digjitalizimin e Menaxhimit të Shërbimeve të Kuzhinës dhe Menaxhimin e Qasjen në Poligon. Ky donacion është vullnet i policëve gjerman të cilët për një muaj kanë qëndruar në AKSP.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, falënderoi policët gjerman me në krye Kolonelin Otto Rohde, komandant i kontingjentit gjerman të EULEX si dhe shtetin gjerman për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë në ngritjen e kapaciteteve të Akademisë dhe theksoi se ky projekt do të ndihmoj në përmirësimin dhe ngritjen e standardit të menaxhimit të shërbimeve të cilat i ofron Akademia e Kosovës për Siguri Publike për pjesëmarrësit e trajnimeve.
Ndërsa Kolonelin Otto Rohde, komandant i kontingjentit gjerman të EULEX theksoi se ky donacion i paraprinë bashkëpunimit të vazhdueshëm, bashkëpunim ky që trason rrugën për mbështetje të mëtutjeshme për Akademinë edhe në të ardhmen.
Në AKSP filloi trajnimi bazë i gjeneratës së 44-të të Policisë së Kosovës
Vushtrri, 14 gusht 2012 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), filloi trajnimi bazë i gjeneratës së 44-të të Policisë së Kosovës. Kadetët e rinj do të trajnohen sipas planprogrameve të dizajnuara në bazë të standardëve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe sundim të ligjit.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi i përshëndeti dhe ju uroi suksese kadetëve, gjithashtu ai inkurajoi kadetët që të japin maksimumin nga vetja e tyre dhe të gjithë trajnimin bazik ta përfundojnë me sukses. Trajnimi do të zgjasë 22 javë dhe do të marrin pjesë 70 kadet.
Në AKSP përfundoj trajnimi Mirëmbajtjen, riparimin e pajisjeve për detektimin e shkatërrimit të armëve në masë
Vushtrri, 20 korrik 2012 Ambasada Amerikane në Kosovë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës (PK) dhe ata të Forcës së Sigurisë në Kosovë (FSK) ka ndarë sot një donacion të pajisjeve kundër armëve të shkatërrimit në masë, donacion ky me vlerë prej 364 mijë dollarë. Për këtë Ambasada Amerikane ka organizuar një trajnim dy ditor gjatë të cilit pjesëtarë e sigurisë janë aftësuar për mirëmbajtjen, riparimin e pajisjeve për detektimin e armëve të shkatërruar në masë.
Në ceremoninë e shpërndarjes së këtij donacioni e cila u mbajt në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) morën pjesë zëvendësambasadorja e Amerikës në Kosovë Kelly Degnan, Drejtori i Përgjithshëm në AKSP, Ismail Smakiqi, zëvendësdrejtori i përgjithshëm në Policinë e Kosovës Dejan Jankoviq, drejtori i Operatives në ministrinë e Forcës së Sigurisë, Imri Ilazi.
Zëvendësambasadorja amerikane Degnan tha se ky donacion është shumë i rëndësishëm për Kosovën dhe sigurinë e saj.
Më këtë rast përfaqësuesit e PK-së dhe ata të FSK-së vlerësuan lartë dhurimin e këtij donacion si dhe mbajtjen e trajnimit.
Ata thanë se për mes këtij trajnimi pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe ata të Forcës së Sigurisë kanë marrë njohuri se si duhet vepruar në rast të ekzistimit të armëve të shkatërrimit në masë.
Përfaqësuesit e pjesëtarëve të sigurisë publike vlerësuan se përdorimi i pajisjeve si dhe zhvillimi i disa ushtrimeve simulative që janë bërë gjatë trajnimit në AKSP i bënë pjesëtarët që të jenë në nivel të lartë profesional që të përballën me kërcënimin e armëve të shkatërrimit në masë.
Në fund të pranishmit falënderuan Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën që po i bënë Kosovës konkretisht Forcave të Sigurisë në vend.
Shefi i kabinetit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Republikës së Shqipërisë vizitoi Akademinë
Vushtrri, 17 korrik 2012- Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi priti në takim shefin e kabinetit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Republikës së Shqipërisë, Ilo Kleqka. Fillimisht Smakiqi delegacionin e informoi për proceset e rëndësishme të cilat po kalon Akademia, më theks të veçantë foli për projektin e binjakëzimit, projekt i financuar nga Komisioni Evropian, që ka të bë me ngritjen e Akademisë në një institucion të arsimimit të lartë. Smakiqi dhe Kleqka gjatë këtij takimi kanë diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit në fushën e trajnimeve për zbatuesit e ligjit. Akademia ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në procesin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë jo vetëm me Shqipërinë por edhe me vendet tjera fqinje, përmes ofrimit trajnimeve të përbashkëta, tha Smakiqi.
Me këtë rast të dyja palët shprehën interesin për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e sigurisë si dhe mundësinë për të përfituar nga eksperienca e të dy Akademive.
Në AKSP diplomoi gjenerata e 43 e Policisë së Kosovës
Vushtrri, 13 korrik 2012 Pas një trajnimi njëzetë javor në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), të premten diplomuan njëqind e tridhjetë e tre kadetë të rinj për Policë të Kosovës. Prej tyre kanë qenë 13 femra dhe 17 minoritete. Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, drejtori i Përgjithshëm në Policinë e Kosovës, Shpend Maxhuni, Rektori i Universiteti të Prishtinës Mujë Rugova, komandanti i Forcës së Sigurisë, Kadri Kastrati, drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, përfaqësues të zyrave diplomatike në Kosovës, përfaqësues të ICITAP-it dhe OSBE-së si dhe përfaqësues të institucioneve tjera në vend.
Ministri i MPB-së, Bajram Rexhepi tha se policët e sapo diplomuar do të marrin detyra dhe përgjegjësi të reja për ruajtjen e rendit dhe qetësisë për gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Ai gjatë fjalimit të tij tha se Policia e Kosovës është njëri ndër Institucionet më të avancuara në vend. Ministri i ka uruar kadetë e rinj në punën e tyre dhe ka kërkuar nga ta angazhim konkret në teren dhe respektimin e punës dhe eprorëve të tyre.
Puna policore vlerësohet ndër punët më të rrezikshme. Puna jonë e përbashkët dhe tejkalimi i sfidave padyshim se kërkon sakrifica, por gjithmonë shpaguhet dhe në ketë rast, Policia e Kosovës është argumenti më i mirë se këto sakrifica dhe mundime po shpaguhen me të arritura të mëdha dhe përkrahje nga qytetarët e Kosovës, tha Rexhepi. Ministri më këtë rast tha se Akademia e Kosovës me përkrahjen e OSBE-së, ICITAP-it dhe Komisionit Evropian do të jetë shembull për të mirë në tërë rajonin dhe më gjerë.
Gjithashtu unë besoj se me reformat e ndërmarra dhe rezultatet e arritura, ne po avancojmë në procesin e integrimeve evropiane dhe jam i sigurt që disa nga ju do të kontribuoni edhe në sigurinë rajonale dhe atë ndërkombëtare si pjesë e misioneve jashtë shtetit, u shpreh ministri Rexhepi.
Ndërsa, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, tha se Policia e Kosovës do të vazhdojë të angazhohet për të qenë profesionale, e zhvilluar dhe moderne, drejt përmbushjes së synimeve të saja që janë luftimi i krimit të organizuar, korrupsionit, ekonomisë joformale në tërësi, si dhe avancimin e kontrollit dhe sigurisë ndërkufitare. Drejtori Maxhuni më këtë rast tha se Policia e Kosovës është vizioni i qytetarëve të Republikës së Kosovës
Edhe drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës, Ismail Smakiqi ka uruar kadetët për diplomimin e tyre, ndërkohë që tha se si zyrtarë policor do të ballafaqohen me suksese dhe sfida gjatë kryerjes së detyrës.
Drejtori Smakiqi tha se Akademia do të vazhdojë të kontribuoj në trajnimin e zbatueseve të ligjit, respektimit të rëndit dhe sigurisë në vend.
Akademia është institucion i të gjitha llojeve të trajnimeve më bashkohore për të gjithë pjesëtarët e sigurisë publike. Akademia është e gatshme të marrë përgjegjësi në arsimimin superior për gjitha Agjensionet e Sigurisë Publike, u shpreh Smakiqi duke thënë se ngritja e cilësisë së trajnimeve dhe arsimi i lartë janë prioritet e Akademisë.
Qytetarët me padurimi presin inkuadrimin e juaj në Policinë e Kosovës. Meritoni pritjet e qytetarëve dhe ruajeni përjetësisht të drejtën që qytetarin ta shikoni në sy, tha Smakiqi.
Nesër diplomon gjenerata e 43-të e zyrtarëve policor
Vushtrri, 12 korrik 2012- Nesër në ora 10:00, në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 43 -të e zyrtarëve policorë, (kadetë) të Policisë së Kosovës. Të pranishëm në ceremoninë e diplomimit pritet të jenë, presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, , ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni, Drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së Ismail Smakiqi, si dhe përfaqësuese nga zyrat diplomatike në Kosovë.
Ftohen mediat që të marrin pjesë në ceremoninë e Diplomimit.
Nesër diplomon gjenerata e 43-të e zyrtarëve policor
Vushtrri, 12 korrik 2012- Nesër në ora 10:00, në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 43 -të e zyrtarëve policorë, (kadetë) të Policisë së Kosovës. Të pranishëm në ceremoninë e diplomimit pritet të jenë, presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, , ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni, Drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së Ismail Smakiqi, si dhe përfaqësuese nga zyrat diplomatike në Kosovë.
Ftohen mediat që të marrin pjesë në ceremoninë e Diplomimit.
Drejtori Smakiqi u takua me kadetët e rinj të PK-së
Vushtrri, 11 korrik 2012 Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës (AKSP), Ismail Smakiqi, u taku sot me kadetët e rinj të Policisë së Kosovës një ditë para diplomimit të tyre. Drejtori Smakiqi gjatë fjalimit të tij tha se AKSP ka bërë gjithçka që ka mundur, në mënyrë që trajnimi themelor të zhvillohet dhe të përfundojë me sukses të plotë.
Ai tha se ndjekja e mësimit në AKSP dhe trajnimet që zhvillohen i bën kadetët garantues të respektimit të rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës.
Drejtori Smakiqi i inkurajoj kadetët që ta kryejnë detyrën e tyre me ndershmëri, krenari dhe dinjitet. Kjo është e vetmja mënyrë që shteti ynë të vazhdojë në plotësimin e standardeve ndërkombëtare si një shtet ligjor demokratik, tha Smakiqi para kadetëve të Policisë së Kosovës.
U prezantua raporti tre mujor i Projektit të Binjakëzimit
Vushtrri, 06 korrik 2012 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), u mbajt takimi i parë i Komitetit Drejtues i Projektit të Binjakëzimit, ku u bë prezantimi i raportit tre mujor të këtij projekti.
Ky projekt i cili ka për qëllim përmirësimin e arsimit në sektorin e rendit dhe sigurisë publike u vlerësua lartë nga ekspertë dhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare. Të pranishmit e vlerësuan si shumë të suksesshëm fazën e parë të përfunduar të këtij projekti, duke shprehur përkushtimin e plotë që edhe faza e dytë të jetë edhe më e suksesshme.
Gjatë këtij takim të gjithë partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë të cilët janë të përfshirë në këtë projekt shprehën gatishmërinë e tyre që ta përkrahin projektin e binjakëzimit më qëllim që Akademia në një të ardhme të afërt të jetë institucion i arsimit të lartë në fushën e rendit dhe sigurisë publike në vend.
Drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së, Ismail Smakiqi, tha se Akademia do të jetë e përkushtuar që në partneritet të plotë me Qeverinë e Kosovës, Komisionin Evropian dhe me përfaqësuesit e projektit që projekti i binjakëzimit të përfundoj me sukses. Drejtori Smakiqi tha se faza e parë e implementimit të këtij projektit është realizuar në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ndërkaq udhëheqësi i Projektit të Binjakëzimit z.Anti Haikio, tha se Akademia e Kosovës për Siguri Publike në një të ardhme të afërt mund të shërbej si një model jo vetëm në ballkën, por edhe më lartë.
Bashkëpunimi i mirë me të gjithë partnerët ka bërë që të jemi në një fillim të mirë dhe pozitiv në realizimin e këtij projekti, tha Haikio. Tutje Haikio ka falënderuar të gjithë partnerët që janë duke kontribuar në realizimin e projektit të binjakëzimit. Projektin në fjalë e ka përkrahur edhe Celine Aucouturier nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë
Në këtë takim të pranishëm ishin përfaqësues ligjor nga zyra e kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, përfaqësues nga ministrit e vendit, përfaqësues nga Agjensionet e Sigurisë Publike, si dhe partnerët ndërkombëtarë të Akademisë si ICITAP-i dhe OSBE-ja.
Ndryshe projektit i binjakëzimit është i financuar nga Komisioni Evropian i cili është fituar nga Finlanda dhe Estonia, dhe ka të bëjë me përmirësimin e arsimit në sektorin e sigurisë publike në Republikën e Kosovës.
Në AKSP u mbajt Miniolimpiada për persona me aftësi të kufizuara
Vushtrri, 16 qershor 2012 Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), për të tetën herë me radhë u mbajt Miniolimpiada për Persona me Aftësi të Kufizuara e cila është organizuar Komiteti Para Olimpik dhe OPFAKOS e përkrahur nga AKSP, OSBE-ja dhe Ministria e Kulturës. Në këtë Miniolimpiadë kanë marrë pjesë rreth 450 persona me aftësi të kufizuara. Në hapjen zyrtare të Miniolimpiadës të pranishëm ishin Drejtori i Përgjithshëm, Ismail Smakiqi, ambasadori i Anglisë në Kosovë, Ian Cliff, ambasadori i Francës, Jean François Fitou, drejtori i Departamentit për Siguri Publike në OSBE, Carsten Tweilmer, zv/ministri i Ministrisë së Kulturës, Hajdin Abazi, deputetë nga Kuvendi i Kosovës si dhe presidentja e Komuniteti Para Olimpik Njomza Emini.
Në hapjen solemne të miniolimpiades drejtori i përgjithshëm Ismail Smakiqi, tha se është nder dhe kënaqësi e madhe që miniolimpiada për persona më aftësi të kufizuara mbahet në Akademi.
Smakiqi tha se për tetë vjet me radhë Akademia është nikoqire e miniolimpiades së fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe prindërve të tyre, ku për dy ditë me radhë ata bëjnë gara në disiplina të ndryshme sportive dhe kënaqen duke u shoqëruar me njëri-tjetrin.
Miniolimpiada e cila mbahet në Akademi tanimë tradicionale, është mburrja jonë, andaj iu falënderojmë nga zemra që na bëni të ndjehemi krenar duke qenë nikoqir të kësaj ngjarje. Akademia ndihet krenare që është nikoqire dhe pjesëmarrëse në aktivitetet e miniolimpiades, tha Smakiqi.
Tutje drejtori Smakiqi tha se ndihet i previligjuar që Akademia ka arritur te siguroi kushte personave me aftësi të kufizuara që ata me rastin e miniopimpiades të arrijnë ti realizojnë garat e tyre sportive. Duke iu uruar secilit pjesëmarrës fitoren, drejtori Smakiqi iu tha atyre se çdo pjesëmarrës në këtë miniolimpiadë është fitues.
Mos harroni thënien e artë të çdo gare sportive e rëndësishme është pjesëmarrja, u shpreh Smakiqi.
Ndërsa drejtori i Departamentit për Siguri Publike në OSBE Carsten Tweilmer ka përshëndetur të pranishmit duke thënë se OSBE është e gatshme të përkrah vazhdimisht AKSP-në dhe personat me aftësi të kufizuar në realizimin e aktiviteteve sportive.
Të pranishmit i kanë përshëndetur edhe ambasadori i Anglisë në Kosovë, Ian Cliff, ambasadori i Francës, Jean François Fitou, zv/ministri i Ministrisë së Kulturës Hajdin Abazi dhe presidentja e Komuniteti Olimpik Njomza Emini.
Pas hapjes zyrtare, pjesëmarrësit kanë vazhduar garat në aktivitete të ndryshme sportive si vrapim me karrocë, basketboll, hendboll, goll-boll, pikado, shenjëtari etj.
Në fund të kësaj ngjarje e cila zgjati dy ditë radhazi pjesëmarrësit fitues të garave të miniolimpiadës ju shpërndan medalje, certifikata dhe mirënjohje.
Në Akademi mbahet Miniolimpiada për persona me aftësi të kufizuara
Vushtrri, 15 qershor 2012- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), do të mbahet miniolimpiada për persona me aftësi të kufizuara. Miniolimpiada e cila organizohet nga OPFAKOS, përmban aktivitete të ndryshme sportive si vrapim me karrocë, basketboll, hendboll, pikado shenjëtari etj.
Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE), edhe kësaj here janë sponsor gjeneral i miniolimpiades për persona me aftësi të kufizuara.Të pranishëm në ceremoninë e hapjes do të jenë, drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit Memli Krasniqi, zv/udhëheqësi i OBES, Edward Joseph, ambasadori i Francës, Jean François Fitou, ambasadori i Anglisë, Ian Cliff dhe zyrtar tjerë nga institucionet e Republikës së Kosovës.
Miniolimpiada do të mbahet me dt. 16-17 qershor 2012, ndërsa hapja ceremonisë zyrtare do të bëhet të shtunën duke filluar nga ora 11:00
Ftohen mediat që ta përcjellin këtë ngjarje
Smakiqi vizitë zyrtare në SHBA
Vushtrri, 11 qershor 2012- Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi ka udhëtuar në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Smakiqi do të marrë pjesë në konferencën e radhës se Asociacionit Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit ( IADLEST).
Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit është i njohur si katalizator për përmirësimin e zbatimit të ligjit.