}

NewsArticle

11/06/2013

Instituti i Krimeve Ekonomike tash e tutje do të funksionojë në kuadër të AKSP-së

Vushtrri, 10 qershor – Institutit i Krimeve Ekonomike tash e tutje do të funksionojë në kuadër të Akademisë së Kosovës për Siguri Publik (AKSP), kjo u bë më vendim të Bordit të AKSP-së gjatë një takimi që pati sot në të cilin mori pjesë edhe zëvendës ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Kelly Degnan dhe zyrtarët e Departamentit të Thesarit Amerikan.
Të gjitha trajnimet që kanë të bëjnë më luftimin e krimit ekonomike do të mbahen në AKSP.
 Qëllimi kryesor i këtij Instituti është përgatitja  e zyrtarëve për luftimin e krimit ekonomik, identifikimin dhe konfiskimin e aseteve, luftimin e shpëlarjes së parave, korrupsionin dhe ikjes së tatimeve.
Zëvendës ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë Kelly Degnan u zotua se Ambasada do të mbështesë fuqishëm Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në përpjekjet e saj për të luftuar krimet ekonomike. \"Këto janë probleme globale dhe Kosova nuk është e përjashtuar, por pasojat janë më serioze këtu në Kosovë. Mangësitë në programin ekonomik për luftimin e krimit bllokojnë integrimin euro-atlantik tuaj, dhe e zvogëlojnë zhvillimin ekonomik të Kosovës. Këto janë fushata ku Shtetet e Bashkuara janë kryesisht të angazhuara në asistimin e Qeverisë së Kosovës, dhe kjo është arsyeja pse ne duam të ju ndihmojmë qe të luftoni krimet ekonomike” tha Degnan. Drejtori i Drejtorisë së Trajnimeve të Specializuar dhe të Avancuara në Policinë e Kosovës, Akrem Rraci, tha se në kuadër të këtij instituti janë të certifikuar trajnerët nga agjensionet e sigurisë publike, si Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës, Njësia Financiare e Inteligjencës etj.
Rraci tha se këta zyrtarë janë certifikuar nga Departamenti i Thesarit Amerikan.
“Deri me tani këto trajnime janë mbajtur në Prishtinë, ndërsa tash e tutje këto trajnime do të mbahen në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike nga Instituti në fjalë”, tha Rraci.
Rolin kryesor për fuqizimin e Instituti për Krime Ekonomike e ka Departamenti i Thesarit Amerikan.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

 Instituti i Krimeve Ekonomike tash e tutje do të funksionojë në kuadër të AKSP-së
Instituti i Krimeve Ekonomike tash e tutje do të funksionojë në kuadër të AKSP-së

Vushtrri, 10 qershor 2013 - Vushtrri, 10 qershor – Institutit i Krimeve Ekonomike tash e tutje do të funksionojë në kuadër të Akademisë së Kosovës për Siguri Publik (AKSP), kjo u bë më vendim të Bordit të AKSP-së gjatë një takimi që pati sot në të cilin mori pjesë edhe zëvendës ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Kelly Degnan dhe zyrtarët e Departamentit të Thesarit Amerikan.
Të gjitha trajnimet që kanë të bëjnë më luftimin e krimit ekonomike do të mbahen në AKSP. Qëllimi kryesor i këtij Instituti është përgatitja  e zyrtarëve për luftimin e krimit ekonomik, identifikimin dhe konfiskimin e aseteve, luftimin e shpëlarjes së parave, korrupsionin dhe ikjes së tatimeve.
Zv/ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë Kelly Degnan, duke thënë se Ambasada Amerikane do ta mbështet fuqishëm Akademinë e Kosovës për Siguri Publike theksoj se ky Institut ka për qëllim luftimin e krimeve ekonomike.
Degnan tha se Instituti i Krimeve Ekonomike është mjaftë i rëndësishëm për Kosovën pasi që të gjithë pjesëtarët e sigurisë publike janë të obliguar ta luftojë krimin ekonomik dhe pastrimin e parave.
“Këto janë probleme globale e natyrisht që as Kosova nuk bënë përjashtim nga kjo, por SHBA është e interesuar që ta ndihmojë Qeverinë e Kosovës në këtë drejtim”, tha Degnan duke shtuar se Kosova ka shënuar përparimin në luftimin e krimit ekonomik.
“Lufta kundër krimit ekonomik mundë të bëhet vetëm përmes bashkëpunimit”, tha ajo.
Kurse Drejtori i Drejtorisë së Trajnimeve të Specializuar dhe të Avancuara në Policinë e Kosovës, Akrem Rraci, tha se në kuadër të këtij instituti janë të certifikuar trajnerët nga agjensionet e sigurisë publike, si Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës, Agjensioni Tatimor i Kosovës, Njësia Financiare e Inteligjencës etj.
Rraci tha se këta zyrtarë janë certifikuar nga Departamenti i Thesarit Amerikan.
“Deri me tani këto trajnime janë mbajtur në Prishtinë, ndërsa tash e tutje këto trajnime do të mbahen në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike nga Instituti në fjalë”, tha Rraci.
Ndërsa Gary Hyde këshilltarë i Krimeve Ekonomike në Thesarin Amerikan i cili foli rreth funksionimit të këtij institutit tha se funksionimi i një instituti të tillë është shumë i nevojshëm për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.
Rolin kryesor për fuqizimin e Instituti për Krime Ekonomike e ka Departamenti i Thesarit Amerikan.
 

Lexo më shumë
Në AKSP u mbajt Miniolimpiada për persona më aftësi të kufizuara
Në AKSP u mbajt Miniolimpiada për persona më aftësi të kufizuara

Vushtrri, 16 Qershor 2013 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), për dy ditë radhazi u mbajt Miniolimpiada tradicionale për të rinj me aftësi të kufizuara,“Kosova 2013”, ku morën pjesë më shumë se 450 të rinj. Në hapjen e Miniolimpiades morën pjesë presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, shefi i OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger, zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajdin Abazi, ambasadori i Anglisë Ian Cliff dhe zyrtar tjerë nga institucionet e Republikës së Kosovës.
 
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në fjalimin e saj tha se vetë organizimi i Miniolimpiades tregon rëndësinë e përfshirjes dhe ofrimit të mundësive të barabarta për secilin anëtarë të shoqërisë sonë.

Më këtë rast presidentja Jahjaga ka falënderuar OSBE-në e po ashtu edhe Akademinë e Kosovës për Siguri Publike që siç tha ajo me kontributin e saj po arrin gjithnjë e më shumë të ndërtojë një shoqëri të sigurt dhe gjithëpërfshirëse.
“Pjesëmarrësit në këtë miniolimpiadë po tregojnë se me vullnet të fortë, mund të thyhen të gjitha barrierat dhe të tejkalohet çdo vështirësi”, tha Jahjaga.
 Ajo tha se institucionet e Kosovës janë duke punuar që të ndërtohet një shoqëri gjithëpërfshirëse, jo përjashtuese, që ofron mundësi të barabarta dhe i përgjigjet kërkesave dhe nevojave të të gjithë qytetarëve të saj pa dallime.
 Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi vlerësoj se Miniolimpiada është një nga aktivitetet më të rëndësishme që  zhvillohen në Akademi. 
Ai tha se Akademia është e gatshme çdo herë të përkrah dhe të ndihmojë çdo qytetarë të Kosovës.
“Akademia do të vazhdoi me përkushtim të përmbush misionin e saj, të ofroi të gjitha llojet e trajnimeve, e së shpejti edhe arsim të lartë, hulumtim dhe zhvillim për Agjencitë e Sigurisë Publike. Akademia edhe gjatë ditëve të Miniolimpiadës e dëshmoi vetën duke marrë pjesë vullnetarisht në të gjitha aktivitetet e Miniolimpiadës”, tha Smakiqi

Edhe ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger ka shprehur kënaqësinë e tij që Miniolimpiada po mbahet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.
Ai tha se së çdo shoqëri është përgjegjëse që të luftojë paragjykimin, diskriminimin e në disa raste izolimin e personave me aftësi të kufizuar,
“Gara e sotme është për personat me dhe pa aftësi të kufizuara dhe jam i sigurt se shumë persona që nuk janë me aftësi të kufizuara, në fund do ta humbasin garën. Duhet të jemi mendje hapur, që mos t’i shohim personat  për atë çka nuk mund të bëjnë, por për atë çka mund të bëjnë dhe të sigurohemi që legjislacioni progresiv  anti-diskriminues i Kosovës të zbatohet plotësisht”, u shpreh Jean-Claude Schlumberger. Presidentja e Komitetit Para-
Olimpik të Kosovës, Njomza Emini tha se me qëllim që të kontribuojë në zhvillimin dhe ndërkombëtarizimin e sportit të personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës, u themelua Komiteti Para-Olimpik i Kosovës.

“Ky Komitet bashkë me institucione të tjera organizon për të dymbëdhjetën herë me radhë mini-olimpiadën, e cila tashmë është bërë tradicionale dhe mbahet çdo vit në muajin qershor”, tha Emini.

Mini-olimpiada “Kosova 2013” është organizuar nga Komiteti Para-Olimpik i Kosovës dhe OPFAKOS “Prindi e Fëmiu”. Miniolimpiada e cila organizohet nga OPFAKOS, përmban aktivitete të ndryshme sportive si vrapim me karrocë, basketboll, hendboll, pikado shenjëtari etj.

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës