Lajmet
Lajmet
Drejtori i Departamentit të Sigurisë Publike në OSBE Carsten Twelmeier, vizitoi QKSPEZH-in
Vushtrri, 20 tetor 2011- Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, Ismail Smakiqi priti në takim drejtorin e Departamentit të Sigurisë Publike në OSBE Carsten Twelmeier.
Në këtë takim është biseduar për bashkëpunimin mes Qendrës dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Europian (OSBE), si dhe thellimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen drejt realizimit të misionit të QKSPEZH-it.
Kryeshefi Smakiqi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes Qendrës dhe OSBE-se dhe në këtë kontekst vlerësoi lartë mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë OSBE-ja në realizimin e objektivave te saj. Nga ana e tij drejtori i Departamentit të Sigurisë Publike në OSBE Carsten Twelmeier shprehu falënderimet për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe theksoi se OSBE-ja do të vazhdojë që ta mbështes edhe më tutje Qendrën në funksion të zhvillimit dhe avancimit të sigurisë së përgjithshme.
Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, vizitoi QKSPEZH-in
Vushtrri, 13 tetor 11 Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) Ismail Smakiqi, priti sot në një takim njohës Avokatin e Popullit Sami Kurteshin. Gjatë këtij takimi kryeshefi Smakiqi e ka njoftuar Avokatin Kurteshi për gjitha trajnimet dhe aktivitet që zhvillohen në QKSPEZH.
Më këtë rast përpos tjerash kryeshefi Smakiqi theksoi se do të përkushtohet në ofrimin e kushteve më të mira për gjithë pjesëtarët e sigurisë publike që trajnohen në Qendër.
Në këtë takim miqësor u diskutua edhe për mundësin e bashkëpunimit mes QKSPEZH-it dhe Institucionit të Avokatit të Popullit.
Ndërsa Avokati i Popullit Sami Kurteshi duke i uruar kryeshefit detyrën e re theksoi se Institucioni që e udhëheq ai do ta përkrah vazhdimisht.
Avokati i Popullit, Sami Kurteshin, vizitoi QKSPEZH-in
Vushtrri, 13 tetor 11 Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) Ismail Smakiqi, priti sot në një takim njohës Avokatin e Popullit Sami Kurteshin. Gjatë këtij takimi kryeshefi Smakiqi e ka njoftuar Avokatin Kurteshi për gjitha trajnimet dhe aktivitet që zhvillohen në QKSPEZH.
Më këtë rast përpos tjerash kryeshefi Smakiqi theksoi se do të përkushtohet në ofrimin e kushteve më të mira për gjithë pjesëtarët e sigurisë publike që trajnohen në Qendër.
Në këtë takim miqësor u diskutua edhe për mundësin e bashkëpunimit mes QKSPEZH-it dhe Institucionit të Avokatit të Popullit.
Ndërsa Avokati i Popullit Sami Kurteshi duke i uruar kryeshefit detyrën e re theksoi se Institucioni që e udhëheq ai do ta përkrah vazhdimisht.
Kryetari i Komunës së Mitrovicës Avni Kastrati vizitoi Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim
Vushtrri, 12 tetor 2011- Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, Ismail Smakiqi, priti në një takim Kryetarin e Komunës së Mitrovicës Avni Kastratin. Qëllimi i kësaj vizite ishte bashkëpunimi mes këtyre dy institucioneve.
Kryeshefi Ekzekutiv Smakiqi fillimisht e informoi delegacionin me trajnimet,vizionin ,strukturën organizative të qendrës dhe theksoi se qendra përveç që është interes shtetëror në të ardhmen do të jetë edhe interes rajonal. Ai ka shfaqur shpresën se Komuna e Mitrovicës do ta përkrah Qendrën në realizimin e projekteve të saj edhe në të ardhmen.
Ndërsa Kastrati shprehu gatishmërinë e tij që edhe me tutje do të vazhdoj bashkëpunimin më Qendrën si dhe do ta përkrahë në realizimin e vizionit të saj.
QKSPEZH ndihmon shkollën fillore Zahir Pajaziti
Vushtrri, 11 shtator 11 - Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) i ka dhuruar një donacion shkollës fillore Zahir Pajaziti në fshati Turiqicë të Podujevës. Ky donacion përmban kompjuter, banka dhe karrige. Qëllimi i këtij donacioni ishte që nxënëseve të kësaj shkollë tu ofrohen kushte më të mira për mësim.
Drejtori i kësaj shkolle ka falënderuar menaxhmentin e QKSPEZH-it për këtë ndihmë dhe ka vlerësuar se donacionet e dhuruar do të jenë ndihmesë e mirë për nxënësit e kësaj shkolle.
Ndërsa menaxhmenti i lartë i Qendrës ka vlerësuar se me qëllim të aftësimit të nxënësve është shumë e rëndësishme që gjitha shkollat të pajisen me kompjuter.
Ismail Smakiqi emërohet Kryeshef Ekzekutiv në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike
Vushtrri, 05 tetor 2011- Ismail Smakiqi, është emëruar Kryeshef Ekzekutiv në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike.
Ky vendim është marrë në mbështetje të nenit 92 (paragrafi 4) dhe nenit 93 (paragrafi 4), të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Ligjit për Shërbim Civil dhe të Rregullores për procedurat e emërimit në pozita të larta drejtuese në Shërbimin Civil të Kosovës.
Mandati i të emëruarit zgjat tre vjet dhe me këtë rast, z. Ismail Smakiqi do ti kryejë të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara me legjislacionin në fuqi.
Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim e vizitoi Forumi për Siguri
Vushtrri, 21 shtator 11- Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, e vizituan pjesëtarë dhe ekspertë të sigurisë nga vendet e ndryshme të rajonit, të cilët po marrin pjesë në Forumin për Siguri në Prishtinë. Delegacioni u prit nga Kryeshefi i QKSPEZH-it, Sheremet Ahmeti, i cili i njoftoi për punën dhe aktivitetet që zhvillohen në Qendër dhe trajnimet që kryejnë katër agjencionet e sigurisë publike në Kosovë, Policia e Kosovës, Doganat e Kosovës, Agjensioni për Menaxhim Emergjent dhe Shërbimi Korrektues.
Qendra luan një rol të rëndësishëm, jo vetëm për qytetarët e Republikës së Kosovës, por edhe qytetarët e vendeve të rajonit, pasi këtu trajnohen edhe pjesëtarë të sigurisë edhe nga vendet fqinje, tha Ahmeti.
Gjithashtu kryeshefi i QKSPEZH-it, Sheremet Ahmeti e njoftoi delegacionin për anëtarësimin e Qendrës në strukturat dhe organizata ndërkombëtare të sigurisë, si në atë të Kolegjeve Policore Evropiane (AEPC) dhe në Asociacionin Ndërkombëtar të Akademive Policore (INTERPA), dhe se Qendra synon të marrë karakter regjional në Evropën Juglindore për studime në fushën e sigurisë publike.
Forumi për Siguri viziton Qendrën e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim
Vushtrri, 20 shtator 11 - Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), nesër më 21 shtator, në ora 09:30, do të presë në një vizitë Forumin për Siguri.
Forumi për Siguri, është duke mbajtur një konferencë rajonale në Prishtinë për reformat në polici, ku pjesëmarrës në këtë konferencë janë pjesëtarë të sigurisë publike nga gjitha vendet e rajonit.
Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim e vizituan Deputetët e Kuvendit të Kosovës
Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), sot e vizituan Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku u priten nga Kryeshefi Ekzekutiv Sheremet Ahmeti dhe menaxhmenti i lartë i qendrës.
Kryeshefi Ahmeti i informoi deputetet për gjitha trajnimet dhe aktivitetet e Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim. Deputetet gjatë kësaj vizite u informuan edhe për anëtarësimin e fundit të QKSPEZH-it në Asociacionin Ndërkombëtar të Akademive Policore.
Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike trajnohen pjesëtarë të sigurisë publike jo vetëm nga Republika e Kosovës, por edhe nga vendet e rajonit. Qëllimi ynë është që Qendra të marrë karakter regjional në Evropën Juglindore për studime në fushën e sigurisë publike, tha Ahmeti.
Deputet vlerësuan se QKSPEZH-in e shohin si një vend adekuat dhe të shkathët për t'i ofruar dijen dhe përgatitje shkencore pjesëtareve të sigurisë publike në vend.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Xhevahire Izmaku tha se qëllimi i vizitës se tyre kishte karakter informues për punën dhe trajnimet e shumta që janë duke bërë në QKSPEZH nga pjesëtarët e sigurisë publike.
Ne si deputet premtojmë se përmes zërit tonë në Kuvendin e Kosovës do ti japim mbështetje të madhe, Qendrës së Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim, tha Izmaku.
Deputetet shprehën kënaqësinë e tyre lidhur me vizitën dhe shfaqen gatishmërinë e tyre që ta mbështesin qendrën në çdo aspekt.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës vizitojnë Qendrën e Kosovës për Sigurisë, Publike Edukim dhe Zhvillim
Vushtrri, 05 korrik 2011- Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim nesër në ora 12:00 do ta vizitoj një grup deputetësh nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Delegacioni do të pritet nga kryeshefi Ekzekutiv z. Sheremet Ahmeti, menagjmenti i lartë i Qendrës dhe nga agjencionet e sigurisë publike.
Qëllimi i kësaj vizite nga deputetet e Kuvendit të Kosovës është që të informohen më për së afërmi me punën, trajnimet, aktivitete dhe fazat tjera të rëndësishme të cilat po kalon Qendra e Sigurisë Publike.
Ftohen mediat që të jenë prezent në këtë takim.
Qendra e Kosovës për Siguri Publike anëtarësohet në INTERPA
Vushtrri, 04 korrik 11 Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) është anëtarësuar në Asociacionin Ndërkombëtar të Akademive Policore (INTERPA). Kështu ka bërë të ditur Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, Sheremet Ahmeti, pas kthimit të tij nga vizita zyrtare dy ditore në Republikën e Turqisë.
Kryeshefi Ahmeti i shoqëruar nga drejtori i Departamentit të Trajnimeve për Përkrahje Programore Dukagjin Dinaj, gjatë vizitës zyrtare të tyre në Turqi kanë marrë pjesë në nënshkrimin e draft protokollit për themelimin e Asociacionit Ndërkombëtar të Akademive Policore (INTERPA), i cili u nënshkrua në Stamboll me 2 korrik ku përveç pjesëmarrjes në këtë nënshkrim QKSPEZH edhe u bë anëtare e këtij asociacioni.
Asociacioni Ndërkombëtar i Akademive Policore (INTERPA) ka për qëllim të themeloj platformën e komunikimit, bashkëpunimit, shkëmbimit dhe koordinimit të përvojave me shtetet anëtare të këtij asociacioni.
Qëllimi i themelimit të këtij asociacioni është lufta kundër krimit, kundër terrorizmit, kontrabandës, trafikimit me njerëz dhe gjitha dukurive tjera negative.
Menaxhmenti i lartë i QKSPEZH-it në kuadër të vizitës së tyre zyrtare në Turqi kanë marrë pjesë edhe në një ceremoni të Akademisë Policore Kombëtare Turke në Ankara. Gjatë kësaj ceremonie kryeshefi Ahmeti ka pasur takim miqësor edhe me presidentin e Republikës së Turqisë, Abdullah Gyl, dhe kryeministrin Recep Tayyip Erdogan. Përveç tjerash kryeshefi Ahmeti është takuar me përfaqësuesit e lartë të Akademisë Policore turke ku kanë diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Turqisë. Ahmeti tha se gjatë takimeve është vlerësuar lartë bashkëpunimi bilateral midis dy vendeve dhe është shprehur gatishmëria për ngritjen dhe thellimin e marrëdhënieve në gjitha fushat e në theks të veçantë në fushën e sigurisë, në fushën e trajnimeve.