Lajmet

Lajmet

Prishtinë, 5 prill 2011- vizita e AEPC ne QKSPEZH-Kosove

Kryeshefi Ekzekutiv Sheremet Ahmeti ka udhëtuar në një vizitë zyrtare në Turqi

Vushtrri, 26 prill 2011- Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim z. Sheremet Ahmeti ka udhëtuar për një vizitë zyrtare  në Nazili të Turqisë.
Në këtë takim zyrtar kryeshefi Ahmeti do të marrë pjesë në  Konferencën Rajonale Ballkanike për Trajnim Policore. Gjatë kësaj vizite z. Ahmeti do të ketë takime me përfaqësuese të institucione të sigurisë publike të shteteve të ndryshme ballkanike.Në këto takime pritet të diskutohen tema të ndryshme që kanë të bëjnë me çështje sigurisë. Ndër çështjet kryesore do të jenë nxitja e bashkëpunimit dhe shkëmbimi i përvojave në mes te shteteve ballkanike sa i përket fushës së sigurisë.

Në QKSPEZH përfundoi trajnim “Bisedimet për lirimin e pengjeve”

Vushtrri, 15 prill ‘11- Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) pesëmbëdhjetë pjesëtarë të njësisë special të Policisë së Kosovës sot përfunduan me sukses  trajnimin “Bisedimet për lirimin e pengjeve”, trajnim ky i mbështetur nga Turqia.
Në ceremoninë e çertifikimit morën pjesë nënkolonel Driton Zabërgja, drejtori i njësisë speciale të policisë së Turqisë Mustafa Kapllan si dhe instruktorë tjerë të cilët kanë ligjëruar në këtë trajnim. Pjesëmarrësit vlerësuan se mbajtja e këtij trajnimi është edhe një shkëmbim i përvojave mes Policisë së Kosovës dhe asaj të Turqisë.Nënkolonel Driton Zabërgja duke përshëndetur të pranishmit, mbajtjen e këtij trajnimi e ka vlerësuar shumë lartë.Ai tha se përfundimi i këtij trajnimi për qendrën  është një ngjarje e veçantë sepse tregon profesionalizëm për Policinë e Kosovës. Ndërkaq ka falënderuar shtetin turk për ndihmën e vazhdueshme që po i jap Kosovës konkretisht policisë së vendit tonë.“Falënderojë instruktorët nga Turqia të cilët për dy javë rresht ligjëruan në këtë trajnim. Falënderoj shtetin turk për ndihmën e vazhdueshme që po i jap Kosovës sidomos në fushën e sigurisë”, tha Zabërgja.Ndërsa drejtori i njësisë special të Policisë së Turqisë tha se policia e shteti turk do ta përkrah vazhdimisht Policinë e Kosovës. Ai tha se është ndjerë  krenar  për mundësin e dhënë që të ligjëroj para njësisë speciale të Policisë së Kosovës.  “Ne do të  bashkëpunojmë vazhdimisht që  përvojat tona t’i bartim tek Policia e Kosovës”, tha Kapllan.  Trajnimi “Bisedimet për lirimin e pengjeve” ka zgjatur dy javë.

Zëvendësdrejtori i policisë së Turqisë Osman Karakus vizitoi QKSPEZH

Vushtrri, 08 prill ’11 - Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare të Republikës së Turqisë Osman Karakus, vizitoi sot Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), ku u prit nga udhëheqësit e lartë të qendrës si dhe nga përfaqësuesit e agjensioneve të sigurisë publike. Duke iu uruar mirëseardhje delegacionit   nënkolonel Driton Zabërgja i ka njoftuar  për të arriturat dhe aktivitetet që zhvillohen në QKSPEZH. Delegacioni është informuar edhe për projektet, të cilat priten të realizohen së shpejti, që kanë të bëjnë me ngritjen e kapaciteteve trajnuese dhe akomoduese në Qendër. Nënkoloneli e ka falënderuar zv/drejtorin Karakus për mbështetjen që Turqia i ofron vazhdimisht Policisë së Kosovës.Ndërkaq zv/drejtori i Policisë Kombëtare të Turqisë, Osman Karakus  është ndarë i kënaqur më pritjen. Ai tha se Turqia do ta përkrah Kosovën edhe me tutje e veçanërisht në fushën e sigurisë. Në fund të takimit ata bënë një vizitë objekteve të qendrës dhe disa nga pajisjet me të cilat trajnohen pjesëtarët e sigurisë publike nga katër agjensionet.


Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Turqisë z. Osman Karakus viziton Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim

Vushtrri, 07 prill 2011- Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim nesër në ora 15:00 do ta vizitojë zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare të Republikës së Turqisë z. Osman Karakus. Delegacioni nga Turqia do të pritet nga menaxhmenti i lartë dhe përfaqësues të agjencioneve të sigurisë në qendër.
Ftohen mediat që ta përcjellin këtë takim.


 

Asociacioni i Kolegjeve Policore Evropiane mbajti takimin e parë në Prishtinë

Prishtinë, 5 prill 2011- Asociacioni i Kolegjeve Policore të Evropës mbajti për herë të parë takim në Prishtinë. Në këtë takim morën pjesë, ministri i  Punëve të Brendshme, z. Bajram Rexhepi, kryeshefi ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), z. Sheremet Ahmeti, drejtori i Policisë së Kosovës, z. Reshat Maliqi, ambasadori i Misionit të OSBE-së në Kosovë, z. Werner Almhofer, president i Asociacioni të Kolegjeve Policore të Evropës (AEPC), z. Maurice Petit dhe ekspertë të tjerë të sigurisë.
Ministri Rexhepi theksoi se bashkëpunimi me AEPC është si parakusht për integrime evropiane, ku do të bëhet harmonizimi i praktikave më të mira të edukimit të kadetëve të ri policorë.Ai tha se zyrtaret policorë të cilët trajnohen në frymë të njëjtë në mbarë territorin e Evropës do ta kenë shumë më të lehtë edhe qasjen e përbashkët në luftimin dhe parandalimin e dukurive negative në shoqëri, si dhe të ofrojnë siguri publike për të gjithë shtetasit e tyre.Ministri i Punëve të Brendshme, z. Bajram Rexhepi tha se MPB është e gatshme të ofrojë bashkëpunim në çdo fushë që kontribuon në bashkëpunimin rajonal si dhe atë evropian.“Ne jemi të gatshëm të marrim përgjegjësitë tona, si dhe jemi të privilegjuar të jemi pjesë e reformave evropiane, sa i përket trajnimeve dhe edukimit të forcave të sundimit të ligjit dhe policive tona”.Ndërsa  president i Asociacioni të Kolegjeve Policore të Evropës, z. Maurice Petit tha se puna dinamike e QKSPEZH-së është një shembull i shkëlqyeshëm në fushën e edukimit dhe trajnimit policor.“Qendra ka aplikuar në AEPC në mes të vitit 2009 dhe unë jam takuar me kolegët e Kosovës në fund të vitit 2009 dhe sot ata veçse janë në gjendje të organizojnë, të jenë nikoqir të këtij takimi. Për mua është një shembull i shkëlqyeshëm i dinamizmit të këtij vendi e veçanërisht  në fushën e edukimit dhe trajnimit policor”.Ai tha se misioni i Komitetit  Ekzekutiv është të diskutojë strategjinë e Asociacionit dhe prioritetet e saj dhe për të hartuar nisma të reja dhe për të vlerësuar bashkëpunimin, duke shtuar se ky Komitet mundëson diskutime efikase dhe vendimmarrje sipas nevojave të anëtarëve.Asociacioni  i  Kolegjeve Policore të Evropës (AEPC), ka 45 shtete anëtare. Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim është pranuar në cilësi të anëtarit  vëzhgues nga Bordi Qeverisës i AEPC, në takimin e mbajtur më 17 shtator 2009, në Budvë të Malit të Zi. 

Komitetit Ekzekutiv i Asociacionit të Kolegjeve Policore Evropiane viziton Qendrën e Kosovës për Sigurisë Publike

Vushtrri, 05 prill 2011- Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim sot në ora 15:00 do ta vizitoj Komiteti Ekzekutiv i Asociacionit të Kolegjeve Policore Evropiane. Delegacioni do të pritet nga kryeshefi ekzekutiv  z. Sheremet Ahmeti dhe menaxhmenti i lartë i Qendrës. Komiteti Ekzekutiv i Asociacionit të Kolegjeve Policore Evropiane do të informohet me shumë më punën, trajnimet dhe aktivitetet tjera të cilat zhvillohen në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.
Ftohen mediat që ta përcjellin këtë takim.

 

Asociacioni i Kolegjeve Policore Evropiane mban takim në Prishtinë

Vushtrri, 04 prill ’11 –

Asociacioni i Kolegjeve Policore të Evropës për herë të parë do ta mbajë takimin e saj të radhës në Kosovë. Takimi do të mbahet të martën në ora 09:00 në Hotel “Victory” në Prishtinë. Në këtë takim do ta marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme (MPB) Bjaram Rexhepi, Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) Sheremet Ahmeti, drejtori i Policisë së Kosovës Reshat Maliqi, ambasadori i Misionit të OSBE- së në Kosovë, Werner Almhofer si dhe ekspertë të çështjes së sigurisë në vend.Takimi i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Kolegjeve Policore Evropiane (AEPC)  do të zgjasë dy ditë radhazi me 05.04.2011 – 06.04.2011.Ftohen mediat që ta përcjellin këtë takim.
 

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Erhard Bühler, vizitoi Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim

Vushtrri, 31 mars 2011- Komandanti i KFOR-it, Gjenerali Erhard Bühler, vizitoi Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH). Kjo ishte mbledhja e parë e një Gjenerali Komandues të KFOR-it me stafin dhe studentët e këtij institucioni. Për Gjeneralin Bühler kjo ka qenë një ngjarje e rëndësishme në kontekst të politikës së NATO-s dhe KFOR-it për të dorëzuar me sukses përgjegjësitë për siguri dhe rend publik tek Policia e Kosovës (PK).
Gjenerali Bühler është mirëpritur nga shefi ekzekutiv i Qendrës, Gjeneral Sheremet Ahmeti dhe stafi i tij. Komandanti i KFOR-it është informuar rreth detyrave të këtij institucioni të sigurisë, organizimin e tij dhe sistemet e ndryshme të trajnimeve në një mbledhje në katër sy me shefin ekzekutiv, në një mbledhje informative të organizuar nga stafi, ligjëruesit dhe instruktorët e këtij institucioni, e gjithashtu gjatë bisedave me të trajnuarit nga policia.
QKSPEZH është një agjenci ekzekutive e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ajo është përgjegjëse për të siguruar standarde profesionale të bazuara në kompetencat e dhëna për edukim dhe trajnim për anëtarët e agjencive për siguri publike. Ato janë Policia e Kosovës, Shërbimi Korrektues i Kosovës, Doganat e Kosovës dhe Agjencia për Menaxhimin e Situatave Emergjente. Edukimi modern i anëtarëve të këtyre agjencive për siguri publike në kontekstin e sundimit të ligjit është një parakusht për zhvillimin dhe krijimin e një demokracie moderne dhe për siguri të qëndrueshme në Kosovë. Formimi i personelit të sigurisë përcjellë linjat e standardeve të pranuara ndërkombëtarisht. Çdo vit rreth 13 000 student ndjekin kurse apo ligjërata në këtë shkollë. Ajo është e ndarë në katër departamente: Programi për mbështetje, Logjistikë dhe administrim, trajnime për policë, planifikim dhe marrëdhënie të jashtme.
Gjeneral Bühler ishte i mahnitur me standardet dhe performancën e qendrës në përgjithësi dhe trajnimin e policisë në veçanti. Ai ka theksuar se KFOR-i është ende i fortë dhe me strukturën e re të kësaj force paqësore të NATO-s, efikasiteti, fleksibiliteti dhe lëvizshmëria e njësiteve të saj është rritur. Ushtarët ndërkombëtar nën komandën e tij janë jashtëzakonisht profesional dhe të përkushtuar për të ofruar një ambient të qetë dhe të sigurt çdo kund në Kosovë. Edhe pse situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe stabile KFOR-i është i gatshëm që të ndërmarrë veprime kundër kërcënimeve kurdo dhe kudo që të jetë e nevojshme.
Megjithatë në një periudhë afatmesme dhe afatgjate PK duhet të marrë më shumë përgjegjësi nga KFOR-i për të ofruar siguri dhe për të rivënë rend publik në rast nevoje. Për shembull është shumë e rëndësishme që PK do t ‘i ruaj vendet e trashëgimisë kulturore në mesin e tyre edhe disa manastire apo do të ruaj më shumë zona kufitare nga ana e Njësive të Policisë Kufitare. Disa nga këto detyra tashmë janë marrë përsipër nga PK dhe rezultatet janë shumë të mira dhe premtuese.
Komandanti i KFOR-it ka cilësuar performacën dhe profesionalizimin e oficerëve të PK-së si të shkëlqyeshme. Për më tepër ai është mahnitur nga raportet për kapacitetet e njësive speciale të PK-së për kontrollimin e turmave dhe trazirave e cila e ka kryer një ushtrim me Karabinierët Italian të batalionit MSU të KFOR-it. Gjenerali Bühler ka përmbledhur vlerësimin e tij për PK-në: “Të gjithë këta shembuj të punës profesionale të PK-së janë një zhvillim shumë premtues dhe mbështesin përshtypjen time se kjo forcë policore luan një rol kyç për mbrojtjen e qytetarëve të Kosovës dhe bashkë me KFOR-in orojnë një kornizë të sigurisë dhe stabilitetit për zhvillimin politik dhe ekonomik të Kosovës. Qendra për Siguri Publike është shtyllë për këtë performancë të shkëlqyeshme të PK-së. ”Gjeneral Ahmeti falënderoi Komandantin e KFOR-it për vizitën e tij dhe për mbështetjen e KFOR-it ndaj institucioneve të sigurisë në Kosovës, veçanërisht ndaj Policisë. Ai theksoi se: “Bashkëpunimi me KFOR-in është thelbësor për të përmirësuar sigurinë në Kosovë dhe gjithashtu QKSPEZH është e gatshme që të kryejë trajnimet shtesë në zonat e kompetencave të reja të cilat janë duke u transferuar nga KFOR-i tek Policia e Kosovës”.

Zëvendës Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Edward Joseph vizitoi QKSPEZH-in

Vushtrri, 31 mars ’11 –Zëvendës ambasadori i misionit të OSBE-së në Republikën e Kosovës  z.Edward Joseph sot vizitoi Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) ku u  prit nga Kryeshefi Ekzekutiv z.Sheremet Ahmeti si dhe nga përfaqësuesit e agjensioneve të sigurisë publike.
Kryeshefi Ahmeti  gjatë takimit më zv/ambasadorin Joseph prezantoi disa nga objektivat dhe prioritete e Qendrës të cilat ka për qëllim ti realizoj gjatë këtij viti. Duke prezantuar të arriturat e qendrës për vitin që i lamë pas, kryeshefi Ahmeti e informoi ambasadorin për punën, aktivitetet, trajnimet të cilat mbahen në Qendër nga katër Agjencionet e sigurisë publike si Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës, Agjensioni i Menaxhimit të Emergjencave dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës. Gjithashtu z.Ahmeti e njoftoi zëvendës ambasadorin Joseph se në QKSPEZH  përveç pjesëtarëve të sigurisë publike të Kosovës trajnohen edhe pjesëtarë të agjensioneve të sigurisë të vendeve të rajonit.
Z.Ahmeti tha se bashkëpunimi i  ngushtë me misionin e OSBE-së ka bërë që QKSPEZH të jetë një ndër qendrat më të njohura jo vetëm brenda Republikës së Kosovës, por edhe jashtë sajë. Gjatë takimit z.Ahmeti ka folur edhe për procesin e akreditimit të QKSPEZH-it. Më këtë rast kryeshefi Ahmeti ka shprehur vullnetin që bashkëpunimi mes Qendrës për Siguri Publike dhe misioni të OSBE-së të vazhdojë edhe me tutje.
“Pasi që Qendra për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim është në procesin e akreditimit, ndihma e misionit të OSBE-së është me së e nevojshme”, tha kryeshefi Ahmeti.
Ndërsa zëvendës ambasadori i misionit të OSBE-së në Kosovë, Edward Joseph duke shprehur gatishmërinë e tij për përkrahjen të vazhdueshme tha se Qendra për Siguri Publike është një institucion mjaftë i rëndësishme në Kosovë.
“Të gjithë e dimë se themeli i shtetit është zbatimi i  ligjit dhe si pjesë kryesor e saj janë policia dhe pa trajnime të duhura nuk kemi as polici të duhur”, tha Joseph.
Joseph tha se OSBE është e gatshme të jap përkrahje të vazhdueshme për Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim edhe në të ardhmen.
Në fund të takimit ata bënë një vizitë ambienteve të qendrës dhe disa nga pajisjet me të cilat trajnohen pjesëtaret e agjensioneve të sigurisë publike.

 

Komandanti i KFOR-it Gjeneral Major z. Erhard Bühler viziton Qendrën e Kosovës për Siguri Publike

Vushtrri, 30 mars 2011- Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim nesër  në ora 16:00 do ta vizitoj  komandanti i KFOR-it Erhard Bühler.
Delegacioni do të pritet nga Kryeshefi Ekzekutiv z. Sheremet Ahmeti dhe menaxhmenti i lartë i Qendrës. Gjatë këtij takimi delegacioni do të informohet me shumë më punën, trajnimet dhe aktivitetet tjera të cilat zhvillohen në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.
Ftohen mediat që ta përcjellin këtë takim.

 

Shefi i Komponentës të Policisë së EULEX-it vizitoi Qendrën e Kosovës për Siguri Publike

Vushtrri, 17 mars 2011- Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim z. Sheremet Ahmeti priti në takim një delegacion  nga misioni i EULEX-it në Kosovë i udhëhequr nga shefi i Komponetës të Policisë së EULEX-it z. Udo Moeller.
Z. Ahmeti fillimisht i përshëndeti delegacionin e më pas i informoi me punën, aktivitetet, trajnimet të cilat mbahen në Qendër nga katër Axhencionet e sigurisë publike si Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës, Axhencioni i Menaxhimit të Emergjencave si dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Gjithashtu z. Ahmeti foli edhe për fazat të cilat po kalon tani qendra si në proceset e akreditimit, certifikimit  si dhe synimet e saj që në një të ardhme te afërt Qendra të bëhet  me arsimim të lartë,  kryesisht në fushën e sigurisë.
“Qëllimi ynë është që qendra të marrë karakter regjional në Evropën Juglindore, për studime në fushën e sigurisë publike pasi që këtu shumë pjesëtarë  që i përkasin fushës së sigurisë nga vendet e rajoni si nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi etj kanë përfunduar trajnimet”, tha z. Ahmeti.
Kryeshefi z.Ahmeti falënderoi të gjitha misionet ndërkombëtare për kontributin e dhënë në fushën e sigurisë e në mesin e tyre edhe misionin e Bashkimit Evropian EULEX-in.
Ai shprehu bindjen se Qendra e Kosovës për Siguri Publike dhe  EULEX-i do ta vazhdojnë bashkëpunimin edhe në të ardhmen.
Ndërsa shefi i Komponetës të Policisë së EULEX-it z. Udo Moeller tha se qëllimi i vizitës së tij në Qendrën për Siguri Publike ka qenë që të informohet më për se afërmi  me punën, trajnimet  dhe aktivitete që kryhen në këtë institucion. Ai tha se bashkëpunimi mes EULEX –it dhe Qendrës do të vazhdoj edhe në të ardhmen.
Në fund të takimit ata bënë edhe një vizitë të gjitha objekteve të Qendrës.