Lajmet
Lajmet
Në QKSPEZH filloi trajnim Komanda dhe stafi policor
Vushtrri, 30 gusht 2010 Në kuadër e trajnimeve të shumta që po mbahen në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) sot filloi trajnimi Komanda dhe stafi policor. Ky trajnim i cili është projekt i ICITAP-it e që po mbahet nga Universiteti Northerwestern ka për qëllim aftësimin e stafit komandues të Policisë së Kosovës në menaxhimin e punës së tyre. Në ceremoninë e hapjes së këtij trajnimi morën pjesë përfaqësuesit e Universiteti Northerwestern, ministri i Punëve të Brendshme, z.Bajram Rexhpi, drejtori i Policisë së Kosovës, z. Behar Selimi, Kryeshefi Ekzekutiv i QKSPEZH-it, z.Sheremet Ahmeti si dhe përfaqësues nga ICITAP-i.Trajnimin Komanda dhe stafi policor përveç Policisë së Kosovës do ta ndjekin edhe oficerë të policisë së Republikës së Shqipërisë dhe policisë së Maqedonisë. Të pranishmit mbajtjen e këtij trajnimin e kanë vlerësuar shumë lart i cili do të shërbej pozitivisht në ngritjen e kapaciteteve të agjencioneve të zbatimit të ligjit. Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), z.Bajram Rexhepi iu ka dëshiruar mirëseardhje në këtë trajnim oficerëve policor nga Shqipëria dhe Maqedonia. Prania e tyre në këtë kurs është dëshmi se Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim po avancohet si institucion me shtrirje rajonale. Trajnimi i përbashkët i oficerëve policor nga vendet e rajonit do të mundësojë thellimin e bashkëpunimit me qëllim të sigurimit të një ambienti të qetë, të sigurt dhe luftimin e krimit të organizuar dhe terrorizmit, tha Rexhepi. Ministri i MPB-së tha se janë dy gjëra që i bashkon vendet e rajonit; natyra e njëtje e problemeve dhe qëllimi i përbashkët për tu integruar në institucione euro-atlantike. Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar po vazhdon me zhvillimin e politikave strategjike për Policinë e Kosovës, tha Rexhepi. Ai tha se të gjitha raportet e mekanizmave ndërkombëtarë vlerësojnë lart progresin e arritur në Policinë e Kosovës si një polici demokratike shumë etnike dhe e ndërtuar sipas vlerave dhe praktikave më të avancuara ndërkombëtare. Me këtë rast ministri Rexhepi ka falënderuar Qeverinë Amerikane për përkrahjen e vazhdueshme që po i bënë Kosovës në demokratizimin dhe zhvillimin e gjithmbarshëm të saj. Mbajtën e këtij trajnimi e ka vlerësuar lartë edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Behar Selimi. Ai tha se ndjekja e këtij kursi stafit komandues të policisë do tu ndihmojë që punën e tyre ta kryejnë në mënyrë sa më profesionale. Ky program iu jep mundësi që ta realizoni sa më mirë rolin e udhëheqësit ku do që jeni. Ky program ju kujton se duke qene udhëheqës ju keni përgjegjësi jo vetëm për veti, por edhe ndaj të tjerëve, tha Selimi.
Oficerëve të policës të cilët janë pjesëmarrës në këtë trajnim iu kanë dëshiruar sukses edhe ligjëruesit e këtij trajnimi. Trajnimi Komanda dhe stafi policor do të zgjatë dhjetë javë deri me datën 19.11.2010. Në këtë trajnim do të marrin pjesë 35 oficerë të policisë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.
Filloi hartimi i projektligjit për Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim
Vushtrri, 30 gusht 2010- Sot në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), u mbajt takimi i parë i grupit punues për hartimin e draftit fillestar të projektligjit për Qendrën.Projektligji për Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim është futur ne Strategjinë Legjislative të vitit 2010 me Vendimin e Kryeministrit te Republikës se Kosovës, Nr. 03/135 te dt. 28.07.2010.
Filloi trajnimi bazik i Hetimeve të krimit
Vushtrri, 23 gusht 2010- Sot në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), filloi trajnimi bazik Hetimet e Krimit, i organizuar për Policinë e Kosovës. Ky trajnimi ka për qëllim aftësimin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Në këtë trajnim janë të përfshira teknikat e intervistimit, ku përmes këtij trajnimi studentet pajisen me shkathtësi të nevojshme për kryerjen e intervistimit me të dyshuarit, dëshmitarët, viktimat dhe vetëdijesimin e tyre mbi forenziken dhe menaxhimin e vendit të ngjarjes. Po ashtu në këtë trajnim janë të përfshira edhe njohurit mbi klasifikimin e veprave penale. Trajnimi do të zgjasë një muaj.
Përfundoi trajnimi për shuarjen e zjarreve malore dhe fushore
Vushtrri, 20 gusht 2010- Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim sot përfundoi trajnimi për shuarjen e zjarreve malore dhe fushore. Ky trajnim u organizua për herë të parë nga Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte aftësimi i zjarrfikësve të rinj në rast nevojave emergjente si dhe ngritja e kapaciteteve te këtij agjencioni.
Në këtë trajnim murrën pjesë dhjetë pjesëmarrës nga gjatë komuna të Republikës së Kosovës. Pjesëmarrësit vlerësuan shumë lartë mbajtjen e këtij trajnimi si dhe theksuan se ne gjithmonë do të jemi të gatshëm të japim kontributin tonë për qytetarët në raste emergjente. Në fund të këtij trajnimi pjesëmarrësit edhe u certifikuan.
Filloi trajnimi për shuarjen e zjarreve malore dhe fushore
Vushtrri ,18 gusht 10- Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave (AME), sot për herë të parë organizon trajnimin për Shuarjen e Zjarreve Malore dhe Fushore.
Ky trajnim u organizua duke u bazuar në kërkesat e Brigadave zjarrfikëse dhe temperaturat e larta që janë duke mbretëruar në Kosovë, më qëllim të ruajtjes së pasurisë shtetërore dhe asaj private. Në këtë trajnim do të marrin pjesë zjarrfikës nga gjashtë Komuna të Republikës së Kosovës. Trajnimi për Shuarjen e Zjarreve Malore dhe Fushore zgjat dy ditë.
Ekspertet e sigurisë nga Hungaria vizitojnë QKSPEZH
Vushtrri, 03 gusht 2010- Nesër në ora 9:00, Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) do ta vizitoj një delegacion i ekspertëve të sigurisë nga Hungaria i kryesuar nga kolonel z.Lazlo Szedres. Ekspertet e sigurisë nga Hungaria do të pritën nga Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës z. Sheremet Ahmeti si dhe zyrtar të lartë të Qendrës.
Ftohen mediat që ta përcjellin këtë takim.
Përfundoi trajnimi Aksidentet e komunikacionit rrugor dhe siguria në rrugë
Vushtrri, 23 korrik 10 Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), përfundoi trajnimi Aksidentet e komunikacionit rrugor dhe siguria në rrugë, trajnim ky i organizuar për pjesëtarët e Agjencionit të Menaxhimit dhe Emergjencave (AME). Në këtë trajnim i cili është udhëhequr nga Agjencioni Internacional i Emergjencave të Francës kanë marrë pjesë njëmbëdhjetë zjarrfikës nga dhjetë Brigada Zjarrfikëse të Republikës së Kosovës. Qëllimi i mbajtjes së këtij trajnimi nga Agjencioni Internacional i Emergjencave të Francës ka qenë bartja e përvojave të tyre tek pjesëtarët e emergjencave në Kosovë.
Në ceremoninë e certifikimit morën pjesë drejtori i Administratës dhe Logjistikës z. Halim Shala, drejtori për Përkrahje Programore z. Ali Bjagora, zyrtari i Lartë për Gatishmëri të Emergjencave Alush Beqiri, si dhe Rrahman Sefedini nga Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave në qendër. Duke vlerësuar lartë mbajtën e këtij trajnimi, pjesëmarrësit vlerësuan se ky trajnim pjesëtarëve të emergjencave do tiu ndihmoi që punën e tyre ta kryejnë në mënyrën sa më efikase.
Drejtori për Përkrahje Programore, z.Ali Bajgora duke përshëndetur të pranishmit, ka vlerësuar se mbajtja e këtij trajnimi është ngjarje shumë e rëndësishme për Qendrën e në theks të veçantë për Agjencionin e Menaxhimit të Emergjencave.
Zyrtari i Lartë për Gatishmëri të Emergjencave, z.Alush Beqiri ka shfaqur shpresën se pjesëmarrësit e këtij trajnimi ka fituar njohuri dhe shkathtësi të cilat do tju ndihmojë në kryerjen e punës së tyre.
Ju jeni ata që keni marrë njohuri dhe shkathtësi të cilat do të jenë në interes të menaxhimit të emergjencave për qytetarët e Kosovës, tha Beqiri.
Pjesëmarrësit e këtij trajnimi u ndan të kënaqur me mbarëvajtjen e këtij trajnimi të cilët falënderuan Qendrën për kontributin e dhënë në mbajtjen e këtij trajnimi.
Në fund të ceremonisë pjesëmarrësve të trajnimit ju shpërndan certifikatat.
Përfundoi trajnimi Aksidentet e komunikacionit rrugor dhe siguria në rrugë
Vushtrri, 23 korrik 10 Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), përfundoi trajnimi Aksidentet e komunikacionit rrugor dhe siguria në rrugë, trajnim ky i organizuar për pjesëtarët e Agjencionit të Menaxhimit dhe Emergjencave (AME). Në këtë trajnim i cili është udhëhequr nga Agjencioni Internacional i Emergjencave të Francës kanë marrë pjesë njëmbëdhjetë zjarrfikës nga dhjetë Brigada Zjarrfikëse të Republikës së Kosovës. Qëllimi i mbajtjes së këtij trajnimi nga Agjencioni Internacional i Emergjencave të Francës ka qenë bartja e përvojave të tyre tek pjesëtarët e emergjencave në Kosovë.
Në ceremoninë e certifikimit morën pjesë drejtori i Administratës dhe Logjistikës z. Halim Shala, drejtori për Përkrahje Programore z. Ali Bjagora, zyrtari i Lartë për Gatishmëri të Emergjencave Alush Beqiri, si dhe Rrahman Sefedini nga Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave në qendër. Duke vlerësuar lartë mbajtën e këtij trajnimi, pjesëmarrësit vlerësuan se ky trajnim pjesëtarëve të emergjencave do tiu ndihmoi që punën e tyre ta kryejnë në mënyrën sa më efikase.
Drejtori për Përkrahje Programore, z.Ali Bajgora duke përshëndetur të pranishmit, ka vlerësuar se mbajtja e këtij trajnimi është ngjarje shumë e rëndësishme për Qendrën e në theks të veçantë për Agjencionin e Menaxhimit të Emergjencave.
Zyrtari i Lartë për Gatishmëri të Emergjencave, z.Alush Beqiri ka shfaqur shpresën se pjesëmarrësit e këtij trajnimi ka fituar njohuri dhe shkathtësi të cilat do tju ndihmojë në kryerjen e punës së tyre.
Ju jeni ata që keni marrë njohuri dhe shkathtësi të cilat do të jenë në interes të menaxhimit të emergjencave për qytetarët e Kosovës, tha Beqiri.
Pjesëmarrësit e këtij trajnimi u ndan të kënaqur me mbarëvajtjen e këtij trajnimi të cilët falënderuan Qendrën për kontributin e dhënë në mbajtjen e këtij trajnimi.
Në fund të ceremonisë pjesëmarrësve të trajnimit ju shpërndan certifikatat.
Agjencioni i Menaxhimit dhe Emergjencave ka filluar trajnimin Aksidentet e komunikacionit rrugor dhe siguria në rrugë
Vushtrri, 20 korrik 10 Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), ka filluar trajnimi Aksidentet e komunikacionit rrugor dhe siguria në rrugë, trajnim ky i organizuar për pjesëtarët e Agjencionit të Menaxhimit dhe Emergjencave (AME). Në këtë trajnim i cili po udhëhiqet nga Agjencioni Internacional i Emergjencave të Francës janë duke marrë pjesë njëmbëdhjetë zjarrfikës nga dhjetë Brigada Zjarrfikëse të Republikës së Kosovës. Trajnimi i cili ka filluar të hënë më 19 korrik 2010 do të përfundoj të premten ku të gjithë atë pjesëmarrës të cilët përfundojnë më sukses këtë trajnim do të certifikohen.
Diplomoi gjenerata e 41-të e Policisë së Kosovës
Vushtrri, 16 korrik 10 - Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) sot diplomoi gjenerata e 41-të e Policisë së Kosovës (PK). Kjo gjeneratë numëron 75 pjesëtarë, të cilët gjatë trajnimit të modifikuar 12 javor ata janë trajnuar sipas planprogramit të dizajnuar në bazë të standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe sundim të ligjit.
Gjatë ceremonisë së diplomimit të pranishëm ishin zyrtarë të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Behar Selimi, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, Kryeshefi Ekzekutiv i QKSPEZH-it, Sheremet Ahmeti, drejtori i Shkollës së Trajnimit Policor në Nazili të Turqisë, Ahmet Pala, nënkolonel Driton Zabërxha si dhe përfaqësuese nga OSBE-ja.
Me këtë rast drejtuesit e Policisë së Kosovës u zotuan se do të jenë të përkushtuar për të garantuar rend dhe ligj në tërë territorin e Kosovës.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Behar Selimi duke përshëndetur të pranishmit në emër të ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepit ka shfaqur shpresën se çdo pjesëtarë i policisë do ta kryej punën e tij me dinjitet dhe përkushtim të plotë.
Profesioni që ju keni zgjedhur është profesion më fisnor, sepse ju jeni ata që do ta mbroni vendin dhe do të vendosin rend dhe rregull në Kosovë. Gjenerata e juaj dhe gjenerata tjera do ti mbrojë vlerat e çdo qytetari të Kosovës pa dallim feje, etnie, race apo gjinie, kështu u tha z.Selimi të sapodiplomuarave.
Ndërsa Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, z.Shermet Ahmeti tha se policët që sot po diplomojnë do të jenë një faktor i rëndësishëm i ruajtjes së sigurisë, rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës, ju do te jeni në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të të gjithë qytetarëve pa dallime nacionale, racore, etnike, fetare regjionale etj.
Objektivi i trajnimeve tona ka qenë dhe është Policia e Republikës së Kosovës të punojë mbi bazën e vlerave më themelore të civilizimit njerëzor demokratikë, ligjshmërinë , mosdiskriminimin, lirinë, barazinë, profesionalizmin, bashkëpunimin me komunitetin, efikasitetin në detyrë dhe respektimin vlerave të tjera demokratike që kanë bëjnë me mbrojtjen e çdo qytetari të Republikës së Kosovës.
Z. Ahmeti tha se motoja e Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim është: dije, njohuri dhe profesionalizëm sa më i madh për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Zëdhënsja e gjeneratës së 41-të të Policisë së Kosovës znj.Ruke Dobraj tha se që nga dita e sotme familjes së madhe dhe të shenjët të zbatuesit të ligjit ju bashkua edhe një gjeneratë e re të cilët do të na kenë përkrahë me plotë përgjegjësi morale, profesionale dhe do ti kryejmë me nderë të gjitha detyrat që na udhëzon ligji i Republikës së Kosovës.
Pas shpërndarjes së diplomave, kapitenët e klasave dorëzuan flamujt të cilët simbolizonin të arriturat akademike, disiplinën si dhe arritjet në të gjitha lëmit përgjatë 3 mujorit të trajnimit. Këta flamuj iu dorëzuan drejtorit të Drejtoratit për Trajnime Mandatorë, nënkolonel Driton Zabërgja.
Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike nesër diplomon gjenerata e 41-të e zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës
Vushtrri 16 korrik 10- Të premtën, me datë 16 korrik10 në ora 10:30, në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim do të mbahet ceremonia e Diplomimit e gjeneratës së 41-të e zyrtarëve policorë, (kadetë) të policisë së Kosovës.
Të pranishëm në ceremoninë e Diplomimit do të jenë zyrtarë nga Ministria e Punëve të Brendshme, nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, Zyrtar Policorë të Rajoneve të ndryshme, nga KFOR-i, EULEX-i, OSBE, ICITAP si dhe familjarë të zyrtarëve Policorë të Policisë së Kosovës të gjeneratës së 41-të.
Ftohen mediat që të jenë prezentë në ceremoninë e Diplomimit.