Lajmet

Lajmet

Në QKSPEZH u mbajt ceremonia e kursit “Hetimi i vendit të ngjarjes pas eksplodimit”

Vushtrri, 26 mars ‘10 -  Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), sot u mbajt ceremonia e certifikimit të 18 pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të cilët përfunduan më sukses kursin, “Hetimi i vendit të ngjarjes pas eksplodimit”, kursi është mbështetur nga  shteti turk. Po ashtu ky trajnim është përkrahur edhe nga asistentët e njësitit të bombave të Policisë së Kosovës. 

Në ceremoni e certifikimit të pranishëm ishin udhëheqësi i Divizionit të Lindërshipit, Abaz Ahmeti, nënkolonel Driton Zabërxha, instruktorët turk dhe stafi menaxhues i Qendrës.

\"\"

Drejtori i Divizionit të Lidërshipit, Abaz Ahmeti, duke folur në emër të Kryeshefit  Ekzekutiv të QKSPEZH-it,  znj. Taibe Canollit, është shprehur i bindur se policët të cilët kanë përfunduar këtë trajnim do të jenë në gjendje ti kryejnë detyrat e tyre në mënyrë më profesionale.

“Ngritja e kapaciteteve të agjencioneve të sigurisë publike për Qendrën tonë në veçanti për institucionet e Kosovës në përgjithësi kanë një rëndësi të veçantë, prandaj falënderoj shtetin turk e në veçanti instruktorët e shteti të Turqisë për kontributin e tyre dhënë në këtë trajnim”, tha Abazi.
 
Ndërsa nënkoloneli, Drtion Zabërxha, theksoj se mbajtja e këtij trajnim është mjaftë i rëndësishëm sepse i kontribuon zhvillimit, profesionalizimit të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Gjatë ceremonisë që  u mbajt në QKSPEZH, Zabërxha tha se trajnimet e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Turqisë do të vazhdojnë edhe ne të ardhmen.

Në fund të ceremonisë shteti turk përveç që ka mbështetur kursin “Hetimi i vendit të ngjarjes pas eksplodimit” pjesëtarëve të Policisë së Kosovës iu dhuroj një donacion pajisje për hetime në vendin e ngjarjes. 

Shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon vizitoi Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim

Vushtrri, 16 mars - Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, z. Yves de Kermabo, sot vizitoi Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) ku u pritë nga u.d e Kryeshefit Ekzekutiv, znj.Taibe Canolli, drejtori i Administratës dhe Logjistikës z. Halim Shala, drejtori për Përkrahje Programore z.Ali Bajgora, Agjencionet si dhe stafi menaxhues i Qendrës.

Gjatë takimit, drejtoresha, znj. Canolli, dhe z. Kermabon, shef i misionit evropian për sundimin e  ligjit-EULEX, diskutuan për çështjet që janë në kompetencë të QKSPEZH-it. Drejtoresha znj. Canolli e njoftoi z. Kermabon për gjitha çështjet, aktivitetet, konceptin, vizionin e Qendrës,  fazën e tranzicionit,  akreditimit, legjislacionit , trajnimet, sukseset, objektivat dhe të arriturat  e Qendrës.


Drejtoresha znj Canolli vizitën e z. Kermabo bërë Qendrës së Kosovës për Siguri Publike e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme. Znj Canolli tha se bashkëpunimi mes Qendrës dhe misionit të EULEX-it është mjaftë i rëndësishëm sepse i kontribuon fuqizimit të raporteve në fushën e sigurisë.

Ndërsa shefi i misionit të EULEX-it, z.Yves de Kermabon tha se qëllimi i vizitës së tij në Qendrën për Siguri Publike ka qenë që të njoftohet me për së afërmi me punën dhe aktivitet e kësaj Qendre. Ai tha se bashkëpunimi mes EULEX-it dhe Qendrës do të vazhdojë edhe në të ardhmen përmes ekspertëve të fushës së sigurisë. 
 
Në fund të takimit shefi i misionit të EULEX-it z. Kermabo është ndarë i kënaqur me punën që është  duke u bërë në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, sepse ai tha trajnimet që kryhen në këtë Qendër i kontribuojnë sigurisë jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë.

Shefi i Misionit te EULEX-it z. Yves De Kermabon do ta vizitoj sot Qendrën e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim

Vushtrri,16 mars ’10-Udhëheqësi i Misionit të EULEX-it, z. Yves De Kermabon me delegacionin përcjellës sot rreth orës 15:00 h do ta vizitoj Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim. 

Delegacioni do të pritet nga u.d e Kryeshfit Ekzekutiv znj. Taibe Canolli.
 

QKSPEZH e vizitoi kryetari i Kuvendit Komunal të Vushtrrisë z. Mulaku

Vushtrri, 09 mars,10 - Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim  (QKSPEZH)  të martën e ka vizituar kryetari i Kuvendit Komunal të Vushtrrisë  z. Bajram Mulaku.

Delegacioni i kryesuar nga z. Mulaku është pritur nga u.d Kryeshefja e Ekzekutivit znj. Taibe Canolli, drejtori i Administratës dhe Logjistikës z. Halim Shala, drejtori për Përkrahje Programore z.Ali Bajgora, nga Agjencionet si dhe stafi menaxhues i Qendrës.

Fillimisht drejtoresha Canolli  iu uroj mirëseardhje në Qendër, si dhe i njoftoi më për së afërmi me punën aktivitetet, konceptin, vizionin e Qendrës,  fazën e tranzicionit,  akreditimit , legjislacionit , trajnimet, sukseset dhe të arriturat  e Qendrës. Drejtoresha Canolli  ka theksuar se bashkëpunimi mes Qendrës dhe Kuvendit Komunal  të  Vushtrrisë do të vazhdoj edhe më tutje. Znj. Canolli falënderoi kryetarin e Kuvendit Komunal z. Mulaku për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Qendrës.


Ndërsa kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku është ndarë i kënaqur me punën dhe sukseset që ka arritur Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim. Mulaku tha se ndihet i privilegjuar që QKSPEZH gjendet në komunën e Vushtrrisë dhe ka shprehur gatishmërinë e tij që bashkëpunimi mes Komunës dhe Qendrës do të vazhdoj edhe më tutje. “Qendra juaj ka kryer dhe po vazhdon të kryej një punë të madhe”,  tha Mulaku.

Në fund të takimit ata bënë një vizitë rreth objekteve të QKSPEZH-it për tu njoftuar me infrastrukturën dhe me disa nga pajisjet me të cilat trajnohen zyrtaret e Agjencioneve të sigurisë publike. 

Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim përfundoi trajnimi dy javor për Zjarrfikje dhe Shpëtim

Vushtrri, 26 shkurt ’10 - Sot në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim,  përfundoi trajnimi dy javorë për Zjarrfikje  dhe Shpëtim.

Në këtë trajnimi morën pjesë gjithsej 14 pjesëmarrës nga  komuna e Junikut, Sharrit Deçanit, Therandës dhe një pjesëmarrës nga minoriteti serb, komuna e Dragashit.

Pjesëmarrësit vlerësuan lartë   punën, angazhimin dhe organizimin e mbajtjes së këtij  trajnimi në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim  si dhe theksuan se  puna, përvoja që ne kemi marruar gjatë këtij trajnimi do ti shërbejë në interes të ruajtjes dhe sigurisë në  mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë për qytetarët e Kosovës.
 

U.d. Kryeshefja Ekzekutive, Znj. Taibe Canolli, mori pjesë në takimin e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Kolegjeve Policore Evropiane

Vushtrri, 22 shkurt ’10. - Më 1 dhe 2 shkurt ‘10 u.d. Kryeshefja Ekzekutive e QKSPEZH, Znj. Taibe Canolli, mori pjesë në takimin e radhës të Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Kolegjeve Policore Evropiane (AKPE – AEPC). Nikoqir i takimit ishte Instituti Policor Zviceran, i cili organizoi këtë takim në Neuchâtel të Zvicrës.

Takimin e udhëhoqi Z. Maurice Petit, Kryetar i Asociacionit dhe njëherit Drejtor i Kolegjit Policor të Belgjikës. Në këtë takim u fol për bashkëpunimin ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe CEPOL-it dhe për Politikën Fqinjësore Evropiane (PFE – ENP). Tema të tjera për diskutim ishin edhe bashkëpunimi me Agjencinë e Unionit Evropian për të Drejta Fundamentale dhe Konferenca belge në lidership në bashkëpunim me CEPOL-in. Një pjesë të diskutimeve zuri edhe organizimi i takimeve të ardhshme të këtij asociacioni dhe kalendari vjetor i kurseve të organizuara nga anëtarët e asociacionit.

Pjesëmarrës të këtij takimi të Asociacionit të Kolegjeve Policore Evropiane ishin udhëheqës të lartë të institucioneve arsimore e trajnuese të policisë nga Azerbaixhani, Belgjika, Franca, Gjeorgjia, Gjermania, Kosova, Mali i Zi, Mbretëria e Bashkuar, Polonia, Serbia, Sllovakia, Spanja, Suedia, Zvicra dhe Turqia.

Në këtë takim Znj. Canolli mori obligime për bashkëpunim të mëtutjeshëm në aktivitetet që do të organizohen në të ardhmen në Turqi, Gjeorgji e Spanjë. Kolegjet policore nga Evropa do të paraqesin katalogun e kurseve të cilat i mbajnë dhe QKSPEZH do të jetë njëra ndër kontribueset për përpilimin e këtij katalogu, duke përfshirë në të kurset e veta.

Asociacioni i Kolegjeve Policore Evropiane (AKPE – AEPC) është themeluar në vitin 1995 nga kolegjet policore të Gjermanisë. Holandës dhe Britanisë së Madhe. Sot ky asociacion numëron 42 anëtarë – kolegje policore nga e tërë Evropa, dhe është një platformë për intensifikimin e bashkëpunimit dhe hapjen e mundësive të reja në fushën e trajnimit dhe edukimit policor, veçanërisht për zyrtarët e lartë policorë.
 

Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim filloi trajnimi Bazik për Zjarrfikje dhe Shpëtim

Vushtrri,15 shkurt ‘10 - Sot në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim filloi trajnimi bazik për Zjarrfikje dhe Shpëtim. Kjo gjenerat numron 14 pjesëmarrës, dhe  trajnimi  do të zgjasë dy javë.
 

Sot në QKSPEZH u mbajt ceremonia e Certifikimit të kursit “Shkathtësitë e Manaxhimit\"

Vushtrri, 22 janar ‘10 - Sot në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim u mbajt ceremonia e certifikimit të 20 pjesëmarrëseve në kursin “Shkathtësitë e Menaxhimit”, kurs i cili ishte i mbështetur nga shteti Turk.

Të pranishëm ne ceremoni ishin u.d Kryeshef  Ekzekutiv znj. Canolli, u.d Drejtor i Drejtorisë për Përkrahje Programore z. Bajgora , Ambasadori Turk, zëvendës  Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës si dhe stafi menaxhues i Qendrës.

Pjesëmarrësit vlerësuan lartë mbajtjen e këtij kursi si dhe theksuan se edhe në të ardhmen do te ketë bashkëpunime të ndërsjella në fushën e sigurisë  në mes të shtetit Turk dhe Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, bashkëpunim i cili do ti kontribuoj sigurisë jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë.

Në fund të kësaj ceremonie pjesëmarrësve te kursit ju shpërndan edhe certifikatat. 

Studentet nga BE-ja vizituan Qendrën e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim

Vushtrri,18 janar’10 - Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim sot e vizituan studentet nga Programi Master për të Drejtat e Njeriut dhe Demokratizim “EMA”. Kjo vizitë nga studentet e programit” EMA” është realizuar në bashkëpunim me OSBE-në. Studentet  ishin nga  shtete të ndryshme të Bashkimit Evropian si dhe nga shtete të ndryshme të botës.

Studentet u pritën nga u.d Drejtor i Drejtorisë për Përkrahje Programore, z. Ali Bajgora nga përfaqësues të OSBE-së si dhe nga stafi menagjues i Qendrës.


Z. Bajgora fillimisht i përshëndeti të pranishmit si dhe ju uroi mirëseardhje në Qendër. Gjatë takimit   i njoftoi më për se afërmi rreth punës duke bërë një prezantim  lidhur me vizionin, misionin, fazën e tranzicionit, legjislacionit, trajnimeve dhe aktiviteteve që i zhvillon Qendra.

Qëllimi i kësaj vizite nga studentet ishte njohja më për se afërmi rreth  fushës së sigurisë në Kosovë, si dhe koncepti i trajnimit në fusha të ndryshme lidhur me Agjencionet e Sigurisë Publike, si e Policisë së Kosovës, Doganave, Shërbimit Korrektues si dhe Departamentit të Emergjencave.

Studentet nga Programi EMA, u ndan të kënaqur me vizitën bërë Qendrës si dhe theksuan se “Qendra juaj luan një rol shumë të rëndësishëm në përgatitjen e pjesëtarëve për ruajtjen e sigurisë  jo vetëm për shtetin tuaj por edhe me gjerë”.

Fillon trajnimi bazë i gjeneratës së 40-të të Policisë së Kosovës

Vushtrri, 18 janar 2010 - Sot në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim filloi trajnimi themelor i gjeneratës së 40-të të Policisë së Kosovës. Trajnimi  do të zgjasë 12 javë dhe marrin pjesë 80-të kadetë.

U.d  Kryeshef Ekzekutiv i QKSPEZH-it znj. Taibe Canolli  dhe N/kolonel Driton Zabergja i përshëndetën  kadetët e rinj të kursit bazik  dhe u  uruan fillim të mbar kësaj gjenerate.
 

Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim u mbajtë seminari tre ditor i organizuar nga OJQ “Qëndresa dhe Liria”

Vushtrri, 18 janar 2010 - Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim  në Vushtrri u mbajt seminari tre ditor i organizuar nga OJQ “Qëndresa dhe Lira” nga Ferizaj, mbështetur edhe nga OJQ “IRP” nga Ferizaj.

Në këtë seminar tre ditor morën pjesë 45 pjesëmarrës të përfshirë nga Komunat e Ferizajt, Shtimes, Hani i Elezaj, mosha e të cilëve ishte 15 deri në 18 vjeçar. Po ashtu pos ligjërimeve të ndryshme që mbajtën, u vizituan  këtu dhe nga Euro Deputeti i Parlamentit Evropian njëkohësisht Kryetar i Parlamentit të të Rinjve të Kosovës z.Abdullah Hasani, si dhe Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, nga Komuna e Ferizajt z. Naim Ferati.

Qëllimi i këtij seminarit ishte aftësimi i të rinjve në këto fusha: Udhëheqje, Menaxhim, Ruajtja e Ambientit, Hartimin e Projekt Propozimeve, Roli i Institucioneve. Përveç ndjekjes së këti seminari pjesëmarsit zhvilluan edhe aktivitete tjera sportive në Qendër.

Njëra nga Pjesëmarrëset në këtë seminar Shkurta Hasani nga komuniteti Ashkali, theksoj se ky seminar na motivoj duke mësuar tema të rëndësishme që pas përfundimit të këtij seminari të fillojmë me iniciativat që komuniteti jonë ti sfidon dhe nga provoj  jonë që morëm do të mundohemi të zgjidhim.

 Në fund të këti seminari ata falënderuan Drejtoreshën e QKSPEZH-it, znj. Taibe Canolli  për përkrahjen dhe mbështetjen  e mbajtjes së këti seminari.

Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim e vizitoi Gjenerali Francez Sainte Claire Deville

Vushtrri, 21 dhjetor 2009- Qendrën e Kosovës  për Siguri, Publike Edukim dhe Zhvillim  e vizitoi një delegacion nga Franca i kryesuar nga Gjenerali Francez Sainte Claire Deville. Delegacioni  u mirëprit nga u.d Drejtor i Drejtorisë për Përkrahje Programore z. Ali Bajgora,  Drejtori i Administratës dhe Logjistikës z. Pronaj,  nga Agjencionet e Sigurisë Publike si dhe stafi menaxhues i Qendrës.

Qëllimi i vizitës ishte njohja më për së afërmi e konceptit dhe trajnimeve të Qendrës së Kosovës  për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.

\"\"Gjatë takimit z. Ali Bajgora  bëri një prezantim të punës, aktiviteteve, misionit, vizionit dhe konceptit te QKSPEZH-it. Ai falënderoi shtetin Francez për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhëne për Qendër, dhe tha se në Qendër kemi pasur instruktor edhe nga Franca që kanë dhëne kontribut të madh në trajnimin e pjesëtarëve të Agjencioneve të Sigurisë Publike.

Gjenerali Francez  falënderoi për  pritjen  e  bërë nga  Qendra, si dhe theksoi se “Policia luan rolë te rëndësishëm në sigurinë publike dhe se trajnimi për ta është i domosdoshëm në shumë fusha i cili i kontribuon sigurisë publike në vendin tuja”.

Në fund të takimit delegacioni Francez, bënë një vizitë objekteve si dhe disa nga pajisjet me të cilat trajnohen Agjencionet e Sigurisë Publike.