Lajmet
Lajmet
Sot në QKSPEZH diplomuan 20 zyrtarë nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Shqipërisë, në kursin Bazik të Hetimeve
Vushtrri, 5 maj 2009-Sot, në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, pas një trajnimi intensiv katër javorë, u çertifikuan 20 pjesëmarrës, në kursin bazik të Hetimeve, zyrtarë të lartë të Drejtorisë së Shërbimit për Kontroll të Brendshëm të Shqipërisë.
Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë drejtori i përgjithëshëm i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Shqipërisë, z. Astrit Halilaj, kryeshefi ekzekutiv i Inspektariatit të Policisë së Kosovës, z.Enver Rrustemaj, përfaqësuesi i ICITAP në Shqipëri, z.Leon Strigote, Petrit Bushi nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, përfaqësues i ICITAP në Qendër z.Alex Rivera, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, Policisë së Kosovës dhe Inspektariatit Policor të Kosovës.
Drejtori i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Shqipërisë, z.Astrit Halilaj falenderoi Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës për realizimin e këtij trajnimi, ai thë se ky trajnim shënon një urë bashkëpunimi, ndërmjet dy shteteve tona të pavarura dhe demokratike , që i përkasim të njëjtit komb dhe flasim të njëjtën gjuhë. Është i pari kurs që zhvillohet jashtë shtetit pa patur nevojë për përkthyes
Në vazhdim drejtori Halilaj vlerësoi këtë trajnim tejet të rëndësishëm për konsolidimin e bashkëpunimit reciprok në të gjitha fushat, me theks të veçant në fushën e zbatimit të ligjit dhe krijimin e standardeve të përbashkëta. Shkëmbimi i modeleve dhe eksperiencave të ngjashme ndërmjet Agjencive të Ligjit të dy shteteve tona, është i rëndësishëm për bashëkpunim reciprok. Ky trajnim do të forcojë edhe më tej, bashkëpunimin tonë me Inspektariatin Policor të Kosovës, pasi që IPK dhe SHKB janë dy agjencitë ligjore përgjegjëse për mbikëqyrjen e punës së Shërbimeve Policore të të dy vendeve, tha ndër të tjera drejtori i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Shqipërisë, z.Astrit Halilaj.
Driton Zabërxha nga Policia e Kosovës theksoi se Policia e Kosovës dhe Policia e Shqipërisë janë dy institucione shumë të rëndësishme, të cilat kanë bashkëpunim të mirë dhe janë në rrugë të drejtë të zhvillimit, duke punuar me zell për një rajon të sigurt dhe demokratik
Ndërkaq përfaqësuesi i ICITAP në Shqipëri z.Leon Strigote vlerësoi lartë punën e Inspektariatit Policor të Kosovës dhe tha se Demokracia dhe liria nuk janë të barabarta me korrupcionin, nuk mund të jemi shoqëri demokratike nëse nuk kemi agjenci që lufton krimin. Ju jeni expert në luftimin e krimit, por duke parë punën e mirë të IPK-së është inicuar ky trajnim dhe pasi që ju jeni në front të luftimit të korrupcionit shpresojmë se së bashku me homologët kosovar do të vendosni një standard, që do të jetë model, jo vetëm për vendet tuaja, por për tërë Europën Juglindore, tha përfaqësuesi i ICITAP në Shqipëri.
Pjesëmarrësit i përshendeti edhe Petrit Bushi nga ambasada e Shqipërisë në Kosovë.
Një delegacion Holandez i kryesuar nga amabsadori i Holandes në Prishtinë Henk Voskamp, vizitoi sot Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim
Vushtrri, 26 maj 2009-Sot Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim e vizitoi ambasadori i Holandës në Prishtinë z. Henk Voskamp, i shoqëruar nga zëvendës ambasadorja znj. Emma Key dhe z. Caspar Velkamp drejtor i Drejtorisë për Ballkanin Perëndimor, i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës.
Delegacionin Holandez e priti u.d. i drejtorit të QKSPEZH znj. Taibe Canolli, e cila i njoftoi mysafirët për të gjitha aktivitetet që i zhvillon Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, për kapacitetet dhe mundësitë që i ofron kjo Qendër në trajnimin e pjesëtarëve të policisë dhe të agjencioneve të tjera të Sigurisë Publike.
Në vazhdim të takimit komandanti i NATO Training Team( NTT) Vincenzo Matina, e njoftoi delegacionin për të gjitha aktivitetet që po zhvillohen në trajnimin e FSK-së.
Delegacioni nga Mbretëria e Holandës vizitoi edhe ambientet e Qendrës për tu njohur më afër me punët e kësaj Qendreje.
Taibe Canolli u emërua u.d. e Kryeshefit Ekzekutiv në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim
Vushtrri 22 maj 09 - Në mbështetje të nenit 145 (2) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në bazë të Rregullores së UNMIK-ut 2006/26 të dt. 27 prill 2006, Rregullores së UNMIK-ut 2008/17, Urdhëresës Administrative nr. 2008/3 për themelimin e Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim neni 3, si dhe Rregullores së UNMIK-ut 2001/36 për Shërbimin Civil në Kosovë, ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme nxori këtë vendim:
I. Në pozitën e ushtruesit të detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim që vepron si Agjenci Ekzekutive, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme emërohet znj.Taibe Canolli.
II. Znj. Taibe Canolli do ta ushtrojë këtë funksion deri në përfundim të procedurave të rregullta të rekrutimit të Kryeshefit të kësaj Agjencie. Mandatin e saj/tij, Kryeshefi Ekzekutiv do ta ushtrojë duke u bazuar në legjislacionin në fuqi.
III. U.d. i kryeshefit Ekzekutiv i përgjigjet Ministrit të Punëve të Brendshme.
Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim diplomuan 23 pjesëtarë të Shërbimit Zjarrfikës
Vushtrri, 15 maj 2009 - Pas një trajnimi të 2 javor, në QKSPEZH diplomuan zyrtarët e rinjë zjarrfikës.
Në ceremoni të diplomimit morën pjesë: sekretarja permanente e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Sebahate Muharremi, u.d. i drejtorit të Departamentit për Menaxhimin e Emergjencave, Ramadan Krasniqi, Lulzim Fushtica u.d.i drejtorit të QKSPEZh, Driton Zabërgja nga Policia e Kosovës, Tahir Krasniqi nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, Heinz Schneider nga OSBE, kryetari i komunës së Mamushës Arif Bytyqi si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të QKSPEZh.
Sekretarja permanente e MPB-së përgëzoi zyrtarët e rinjë zjarrfikës për diplomimin, duke falenderuar me theks të vecant pjesëtarët serb dhe turk për bashkëngjitjen e tyre në Shërbimin Zjarrfikës.
Lulzim Fushtica në emër të QKSPEZh dhe MPB-së i uroi të sapo diplomuarit dhe tha se përkushtimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme do të vazhdojë në mbështetjen e Agjencioneve të Sigurisë Publike, në mënyrë që në të ardhmen këto agjencione të pavarësohen në përmbushjen e misionit të tyre
Ndërkaq z. Heinz Schneider i cilësoi zjarrfikësit si hero, me një rol kyq në mbrojtjen e jetës dhe pasurisë së qytetarëve. Do ti inkurajoj insitucionet e Kosovës për të përkrahur Shërbimin Zjarrfikës, me që roli i tyre në mbrojtjen e jetës dhe pasurisë së qytetarëve është kyq, tha z. Schneider.
Në ceremoninë e sotme, në emër të pjesëtarëve serb foli njëri nga të diplomuarit e sotëm , po ashtu pjesëtarë i nacionalitetit serb, cili u shpreh i kënaqur për kohën e kaluar në QKSPEZh gjatë këtyre dy javëve. Në emër të nacionalitetit serb , ju falenderojë për trajtimin që na është bërë gjatë këtyre javëve, jemi ndjerë si në shtëpinë tonë, tha njëri nga pjesëmarrësit serb.
Kjo gjeneratë numëron 23 pjesëtarë, pjesa më e madhe e të cilëve vijnë nga komuna e Hanit të Elezit dhe Mamushës , komuna këto të cilat janë në formim e sipër të Shërbimit Zjarrfikës.
Gjashtë prej pjesëmarrësve janë të nacionalitetit serb dhe kjo është hera e parë që Shërbimit Zjarrëfikës i bashkëngjiten pjesëtarë të këtij nacionaliteti.
Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim, organizohet Kampi Multietnik për fëmijët e zyrtarëve të Policisë së Kosovës
Vushtrri, 14 maj 2009 Më 15, 16 dhe 17 maj të këtij viti në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri, Policia e Kosovës në bashkëpunim me organizatën joqeveritare Terre de Hommes organizon kampin multietnik , për fëmijët e zyrtarëve të Policisë së Kosovës.
Në këtë kamp, i cili përfshinë lojra dhe aktivitete të ndryshme, do të marrin pjesë rreth 120 fëmijë, të moshës 12-14 vjeçare dhe do të përfaqësojnë të gjashtë rajonet e Policisë së Kosovës.
Pjesëmarrës në këtë kamp do të jenë edhe Trupat Operative Shumëkombëshe-Lindje (Multi-National Task Force-East -MNTF-E), të cilët do të mbështesin këtë kamp.
Hapja solemne e këtij kampi, do të bëhet në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim, më 15 maj, në ora 18:30. Të shtunën, përkatësisht më 16 maj në orën 11, fëmijët do të dërgohen në Parkun e Bajgorës ku edhe do të realizohen këto lojra dhe aktivitete.
Ftohen mediat që të marrin pjesë në hapjen solemne të këtij kampi.
Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim e vizitoi zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Vlora Çitaku
Policia e Kosovës është pikë reference si një storie suksesi
Vushtrri, 5 maj 09- Sot Qendrën e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim e vizitoi zëvendësministrja e Punëve të Jashtme Vlora Çitaku, e shoqëruar me këshilltarin e saj Besfort Rrecaj.
Zëvendësminstren e Punëve të Jashtme e priti u.d. i drejtorit të QKSPEZH, Lulzim Fushtica cili e njoftoi për të gjitha aktivitetet që i zhvillon Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, për kapacitetet dhe mundësitë që i ofron kjo Qendër në trajnimin e pjesëtarëve të policisë dhe të agjencioneve të tjera të Sigurisë Publike.
Gjatë kësaj vizite zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Vlora Çitaku u takua me student kadet të Policisë së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Me këtë rast zv/ministrja Çitaku vlerësoi lartë të arriturat dhe sukseset e Policisë së Kosovës, duke theksuar se ju shpeshëherë na bëni të ndjehemi krenar. Policia e Kosovës është pikë reference si një storie suksesi. Ne ju kemi borxh dhe ju siguroj se kushtet tuaja do të përmirësohen hap pas hapi u tha zv/minstrja Çitaku, studentëve të Policisë së Kosovës.
Ndërkaq gjatë vizitës që zv/ministrja Çitaku u bëri kadetëve të FSK-së, i cilësoi ata me shumë fat, me që do të jenë gjenerata e parë e ushtrisë së Shtetit. Ju keni një bazament të fort, një trashëgimi të respektueshme, jam e sigurt që do të bëheni ushtri e fort, që do ti kontribuoni paqes, jo vetëm në vend, por edhe në rajon, shtoi ndër të tjera zv/ministrja e Jashtme Çitaku.
Zv/minstrja Çitaku vizitoi edhe ambientet e Qendrës për tu njohur më afër me punët dhe aktivitetet e kësaj Qendreje.
Trajnimit për Zjarrfikje dhe Shpëtim për herë të parë i bashkëngjiten pjesëtarë të nacionalitetit serb
Vushtrri, 4 maj '09 - Sot në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim filloi trajnimi bazik për Zjarrfikje dhe Shpëtim.
Kjo gjeneratë numëron 23 pjesëtarë, pjesa më e madhe e të cilëve vijnë nga komuna e Mamushës dhe Hanit të Elezit, komuna të cilat janë në formim e sipër të Shërbimit Zjarrfikës.
Gjashtë prej pjesëmarrësve janë të nacionalitetit serb, kjo është hera e parë që Shërbimit Zjarrëfikës i bashkëngjiten pjesëtarë të këtij nacionaliteti. Trajnimi bazik do të zgjasë 2 javë.
Diplomoi Gjenerata e 37-të e Policisë së Kosovës
Vushtrri, 24 Prill 2009 - Pas një trajnimi të modifikuar 12 javor, në QKSPEZH diplomoi gjenerata e 37-të e zyrtarëve të rinj të Policisë së Kosovës. Kjo gjeneratë numëron 80 pjesëtarë, të cilët u trajnuan me planprogramin e dizajnuar në bazë të standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe sundim të ligjit.
Në ceremoni të diplomimit morën pjesë: ministri i Brendshëm, Zenun Pajaziti, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Sheremet Ahmeti, përfaqësues nga EULEX-i, KFOR-i, OSBE-ja, zyrtarë të lartë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës si dhe familjarë të të diplomuarëve.Ministri Pjaziti përgëzoi zyrtarët e rinj policorë për diplomimin duke theksuar se policia është dhe do të mbetet edhe më tutje polici shumetnike. Ai më tutje vlerësoi se Policia e Kosovës do të vazhdojë të jetë tregimi më i mirë i institucioneve dhe kjo vetëm si rezultat i punës që bëjnë.
Në vazhdim ministri Pajaziti theksoi se Policia e Kosovës mbetet institucioni më i rëndësishëm që në Kosovë të kemi një jetë të mirë dhe një lëvizje të lirë.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Sheremet Ahmeti, vlerësoi se edukimi dhe trajnimi luajnë rol të rëndësishëm në formimin e kuadrit profesional. Ai në vazhdim theksoi se është kënaqësi të shohësh mundësinë që kemi sot për tu trajnuar sipas standardeve më të larta të zbatimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut së bashku me të gjitha agjencionet e zbatimit të ligjit në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim.
Ndërsa, zëdhënësi i gjeneratës së tridhjeteshtatë të policisë, oficer Muharrem Kelmendi, tha se do të përpiqemi që ti mbrojmë të drejtat e qytetarëve, pa dallim etnie, race apo gjinie, si dhe pronat e tyre duke u bazuar dhe zbatuar me përpikshmëri ligjet e Republikës së Kosovës.
Pas shpërndarjes së diplomave, kapitenët e klasëve dorëzuan flamujt të cilët simbolizonin të arriturat akademike, disiplinën si dhe arritjet në të gjitha lëmitë përgjatë 3 mujorit të trajnimit. Këta flamuj iu dorëzun drejtorit të Drejtoratit për Trajnime Mandatore, nënkolonel Driton Zabërgja. Në fund të ceremonisë, instruktori i paradës dhe disiplinës liroi gjeneratën e re të policisë.
Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim përkrah Ditën ndërkombëtare të vajzave
Vushtrri, 23 prill 09 - Sot u shënua \"Dita Ndërkombëtare e Vajzave\" e cila për herë të dytë u mbajt në Kosovë, projekt i Organizatës Gjermane për Bashkëpunim Teknik dhe Ministrisë së Arsimit, Skencës dhe Teknologjisë .Në përkrahje të këtij projekti Qendra e Kosovës për Siguri Edukim dhe Zhvillim ofroi mbështetje për 100 vajza nga shkollat fillore të Vushtrisë, Anton Zako Çajupi dhe Mustafa Venhari.Qëllimi i kësaj dite është që vajzat të cilat nuk kanë bërë ende zgjedhjen e tyre profesionale, të kenë mundësinë të njihen me profesione të cilat tradicionalisht konsiderohen punë burrash.
Gjatë kësaj dite vajzat u ndanë në dy grupe, sipas Agjencioneve të Sigurisë Publike, të integruara në Qendër, Policisë së Kosovës dhe Departamentit të Menaxhimit të Emergjencave. Pas ligjëratave nga zyrtarë të agjencioneve përkatëse, vajzat ushtruan praktikisht disa nga detyrat dhe aktivitetet e Policisë dhe Zjarrfikësve.
Ishte një ushtrim praktik i cili ndihmon këto vajza të krijojnë ide për profesione të cilat tradicionalisht konsiderohen jo femrore dhe në këtë mënyrë të krijohen mundësi të barabarta karriere për të dy gjinitë.
Diplomoi gjenerata e 37-të e Shërbimit Korrektues të Kosovës
Vushtrri, 17 Prill 2009
Pas një trajnimi intenziv njëmbëdhjetë javor të 70 oficerëve të rinj korrekutes, në Qendrën për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim diplomoi gjenerata e 37-të e Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Në ceremoni ishin të pranishëm Minstrja e Drejtësisë Nekibe Kelmendi, Komesari i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Resmi Hoxha, Ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi, Zëvendësministri i FSK-së, Behxhet Brajshori, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Sheremet Ahmeti, përfaqësues nga EULEX-i, si dhe mysafirë të tjerë dhe familjarë të oficerëve të korrektues.
Ministrja Kelmendi uroi oficerët e rinj për diplomimin dhe tha se nuk dyshoj në atë që do të jeni profesionalë në vendet tuaja të punës dhe besoj se atë që keni mësuar gjatë trajnimit, do ta zbatoni në punën tuaj.
Shërbimi Korrektues i Kosovës nga numri ipërgjithshëm i oficerëve, 7.5 përqind ka minoritete, gjë që ne na bën të jemi krenar që ky shërbim përfaqëson komunitetin.
Ajo vlerësoi lartë edhe bashkëpunimin ndërinstitucional, në veçanti bashkëpunimin me Policinë e Kosovës.
Znj.Kelmendi falenderoi mysafirët që kishin gjetur kohë ti bashkangjiten ceremonisë së diplomimit.
Ndërkaq, Komesari i SHKK-së, Resmi Hoxha përgëzoi oficerët për diplomimin.
Ne jemi të përkushtuar çdo herë që të mbizotërojë drejtësia, prandaj unë besoj që edhe kjo gjeneratë me përkushtim do të zabtojë misionin duke pasur parasysh gjithmon zbatimin e ligjit, tha ndër të tjera z.Hoxha.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Sheremet Ahmeti, vlerësoi se vizioni i përbashkët, edukimi dhe trajnimi kanër rol të veçantë në formimin e kuadrit profesional të institucioneve.
Ndërtimin i institucioneve të zbatimit të ligjit në frymën e institucioneve përfaqësuese, llogaridhënëse dhe demokratike është vizioni jonë i përbashkët për një jetë më të qetë dhe më të sigurtë, tha z.Ahmeti.
Ndërsa, u.d/drejtori i QKSPEZH, Lulzim Fushtica tha se ne jemi të përkushtuar dhe vazhdojmë të mbështesim trajnimet që zhvillohen në qendër, sipas standardeve të kërkuara.
Shefat e Policisë të vendeve të rajonit vizituan Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri
Vushtrri, 23 mars 2009- Të hënën më 23 mars të këtij viti, pjesëmarrësit e Konferencës Rajonale të shefave të Policisë, vizituan Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri.
Pasi u uroj mirëseardhje, u.d.drejtori i QKSPEZH z.Lulzim Fushtica i njoftoi mysafirët për të gjitha aktivitetet që i zhvillon Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, me kapacitetet dhe mundësitë që ofron kjo Qendër, në trajnimin e pjesëtarëve të Policisë dhe të Agjencioneve të tjera të Sigurisë Publike.Vlenë të theksohet që kjo konferencë për veç tjerash kishte për qëllim shkëmbimin e praktikave më të mira trajnuese (qendrat për edukim dhe zhvillim), si dhe zhvillimin e kapaciteteve të përbashkëta në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar/krimet ndërkufitare,prandaj në ditën e parë të punimeve, pjesëmarrësit e kësaj konference, vizituan Qendrën ku trajnohen pjesëtarët e Sigurisë.
Delegacioni me shefat e Policisë vizitoi edhe ambientet e Qendrës për tu njohur më afër me punët e kësaj Qendreje, me crast Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës, bënë disa demonstrime të improvizuara të aktiviteteve të njësive përkatëse. .
Student të Universitetit Iliria vizituan Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim
Vushtrri, 16 mars 2009- Sot, një grup studentësh të Universitetit Iliria, vizituan Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri.
Instruktor të Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim i njoftuan këta student për trajnimet të cilat kjo Qendër i ofron për Agjencionet e Sigurisë Publike.
Vlenë të theksohet se këta të rinjë ishin student në fakultetin e kriminalistikës dhe në fakultetin juridik dhe qëllimi i kësaj vizite ishte që ata të njihen më afër me Qendrën në të cilën trajnohen pjesëtarët e Sigurisë Publike të Kosovës.