}

NewsArticle

14/07/2010

Kryeshefi Ekzekutiv i QKSPEZH-it, Sheremet Ahmeti priti në takim drejtorin e Shkollës së Trajnimit Policor të Turqisë, Ahmet Pala

Vushtrri, 14 korrik ‘10 - Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) sot e vizitoi një delegacion nga Turqia i udhëhequr nga drejtori i Shkollës së Trajnimit Policor në Nazili të Turqisë z.Ahmet Pala. Delegacioni u prit nga Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës z. Sheremet Ahmeti, zyrtarë të lartë të Qendrës, nga  përfaqësuesit e agjencioneve  që funksionojnë në kuadër të QKSPEZH-it si dhe nga përfaqësuesit e OSBE-së.Qëllimi i vizitës ishte vazhdimi i bashkëpunimit mes këtyre dy akademive, Qendrës së Kosovës për Siguri Publike dhe Shkollës së Trajnimit Policor të Turqisë.
Fillimisht z.Ahmeti delegacionin e njoftoi me të gjitha të arriturat e Qendrës, konceptin, vizionin dhe trajnimet të cilat mbahen në Qendër nga gjitha agjencionet si  Policia e Kosovës, Agjencioni për Menaxhimin e Emergjencave, Shërbimit Korrektues dhe Dogana e Kosovës.Kryeshefi z.Ahmeti tha se Qendra e Kosovës për Siguri Publike ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Shkollën e Trajnimit Policor të Turqisë. Në këtë kuadër, z. Ahmeti vlerësoi nivelin e marrëdhënieve dypalëshe mes Kosovës dhe Turqisë dhe nënvizoi domosdoshmërinë e forcimit të tyre.
“Ne shumë shpejt do të nënshkruajmë  memorandum bashkëpunimi me Shkollën e Trajnimit Policor të Turqisë memorandum ky i cili do të mundësojë shkëmbimin e përvojave mes dy qendrave të sigurisë publike, asaj të Kosovës dhe Turqisë”, tha z.Ahmeti. Me këtë rast z.Ahmeti falënderoi shtetin turk për ndihmën dhe kontributin e dhënë Kosovës në  thekës të veçantë Qendrës. Ndërsa drejtori i Shkollës së Trajnimeve Policore të Nazili të Turqisë z Ahmet Pala duke falënderuar Qendrën për mikpritjen  tha se qëllimi i vizitës ishte bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave mes QKSPEZH-it dhe SHTP-së të Turqisë. “Turqia e ka ndihmuar Kosovën dhe do të vazhdojë ta ndihmojë edhe në të ardhmen, ndërsa ne  si Shkollë do ta ndihmojmë dhe përkrahim në vazhdimësi Qendrën e Kosovës për Siguri Publike”, tha Pala. Gjatë takimi drejtori i Departamentit për Përkrahje Programore Ali Bajgora  para delegacionit turk e bëri prezantimin e Qendrës.
Në fund të vizitës ata (delegacioni turk) e bënë një vizitë objekteve  të Qendrës dhe disa nga pajisjet me të cilat trajnohen  pjesëtaret e agjencioneve  të sigurisë publike.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Sigurisë Publike  z.Ahmeti vizitoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Sigurisë Publike z.Ahmeti vizitoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Vushtrri, 8 korrik '10- Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) z. Sheremet Ahmeti u kthye nga vizita zyrtare nga  Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Z.Ahmeti gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka marr pjesë në konferencën e  Asociacionit Ndërkombëtar të Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimeve të Zbatimit të Ligjit. Në kuadër të vizitës zyrtare në SHBA, z.Ahmeti ka vizituar edhe Washingtonin ku është takuar  me zyrtar të lartë të sigurisë së këtij vendi. Gjatë vizitës së tij  në shtetet e Bashkuara të Amerikës z.Ahmeti pati takime edhe me strukturat udhëheqëse të FBI-it. Në  fund të vizitës ai u takua edhe me ambasadorin e Kosovës në SHBA z. Avni Spahiu.
Po ashtu kryeshefi Ekzekutiv Sheremet Ahmeti i shoqëruar nga drejtori i Administratës dhe Logjistikës z. Halim Shala dhe Dhurata Sadiku këshilltare në Ministrin e Punëve të Brendshme, murrën pjesë edhe në konferencën e Lidershipit të organizuar nga Asociacioni i Kolegjeve Policore të Evropës  (AEPC) si dhe nga Kolegji Policor Evropian (CEPOL) të mbajtur në Bruksel.

Lexo më shumë
Drejtori i Akademisë Policore të Turqisë, Ahmet Pala, nesër vizitonë QKSPEZH-in
Drejtori i Akademisë Policore të Turqisë, Ahmet Pala, nesër vizitonë QKSPEZH-in

Vushtrri, 13 korrik ’10 – Nesër në ora  9 : 30 një delegacion turk i kryesuar nga drejtori i Shkollës së Trajnimit Policor në Nazili të Turqisë, Ahmet Pala, do ta vizitojnë Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) ku do të takohen me  Kryeshefin Ekzekutiv të Qendrës z.Sheremet Ahmetin. Pas këtij takim delegacioni turk i shoqëruar nga Kryeshefi z.Ahmeti dhe drejtori i Administratës dhe Logjistikës, Halim Shala në ora 14 : 30 do ta vizitojnë Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) ku atje do të priten nga ministri z.Bajram Rexhepi.
Ftohen të gjitha mediat elektronike dhe të shkruara që të përcjellin takimin e Kryeshefit Ekzekutiv me drejtorin e Akademisë Policore të Turqisë, Ahmet Pala

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës