}

NewsArticle

12/07/2010

Drejtori i Akademisë Policore të Turqisë, Ahmet Pala, nesër vizitonë QKSPEZH-in

Vushtrri, 13 korrik ’10 – Nesër në ora  9 : 30 një delegacion turk i kryesuar nga drejtori i Shkollës së Trajnimit Policor në Nazili të Turqisë, Ahmet Pala, do ta vizitojnë Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) ku do të takohen me  Kryeshefin Ekzekutiv të Qendrës z.Sheremet Ahmetin. Pas këtij takim delegacioni turk i shoqëruar nga Kryeshefi z.Ahmeti dhe drejtori i Administratës dhe Logjistikës, Halim Shala në ora 14 : 30 do ta vizitojnë Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) ku atje do të priten nga ministri z.Bajram Rexhepi.
Ftohen të gjitha mediat elektronike dhe të shkruara që të përcjellin takimin e Kryeshefit Ekzekutiv me drejtorin e Akademisë Policore të Turqisë, Ahmet Pala

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Kryeshefi Ekzekutiv i QKSPEZH-it, Sheremet Ahmeti priti në takim drejtorin e Shkollës së Trajnimit Policor të Turqisë, Ahmet Pala
Kryeshefi Ekzekutiv i QKSPEZH-it, Sheremet Ahmeti priti në takim drejtorin e Shkollës së Trajnimit Policor të Turqisë, Ahmet Pala

Vushtrri, 14 korrik ‘10 - Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) sot e vizitoi një delegacion nga Turqia i udhëhequr nga drejtori i Shkollës së Trajnimit Policor në Nazili të Turqisë z.Ahmet Pala. Delegacioni u prit nga Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës z. Sheremet Ahmeti, zyrtarë të lartë të Qendrës, nga  përfaqësuesit e agjencioneve  që funksionojnë në kuadër të QKSPEZH-it si dhe nga përfaqësuesit e OSBE-së.Qëllimi i vizitës ishte vazhdimi i bashkëpunimit mes këtyre dy akademive, Qendrës së Kosovës për Siguri Publike dhe Shkollës së Trajnimit Policor të Turqisë.
Fillimisht z.Ahmeti delegacionin e njoftoi me të gjitha të arriturat e Qendrës, konceptin, vizionin dhe trajnimet të cilat mbahen në Qendër nga gjitha agjencionet si  Policia e Kosovës, Agjencioni për Menaxhimin e Emergjencave, Shërbimit Korrektues dhe Dogana e Kosovës.Kryeshefi z.Ahmeti tha se Qendra e Kosovës për Siguri Publike ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Shkollën e Trajnimit Policor të Turqisë. Në këtë kuadër, z. Ahmeti vlerësoi nivelin e marrëdhënieve dypalëshe mes Kosovës dhe Turqisë dhe nënvizoi domosdoshmërinë e forcimit të tyre.
“Ne shumë shpejt do të nënshkruajmë  memorandum bashkëpunimi me Shkollën e Trajnimit Policor të Turqisë memorandum ky i cili do të mundësojë shkëmbimin e përvojave mes dy qendrave të sigurisë publike, asaj të Kosovës dhe Turqisë”, tha z.Ahmeti. Me këtë rast z.Ahmeti falënderoi shtetin turk për ndihmën dhe kontributin e dhënë Kosovës në  thekës të veçantë Qendrës. Ndërsa drejtori i Shkollës së Trajnimeve Policore të Nazili të Turqisë z Ahmet Pala duke falënderuar Qendrën për mikpritjen  tha se qëllimi i vizitës ishte bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave mes QKSPEZH-it dhe SHTP-së të Turqisë. “Turqia e ka ndihmuar Kosovën dhe do të vazhdojë ta ndihmojë edhe në të ardhmen, ndërsa ne  si Shkollë do ta ndihmojmë dhe përkrahim në vazhdimësi Qendrën e Kosovës për Siguri Publike”, tha Pala. Gjatë takimi drejtori i Departamentit për Përkrahje Programore Ali Bajgora  para delegacionit turk e bëri prezantimin e Qendrës.
Në fund të vizitës ata (delegacioni turk) e bënë një vizitë objekteve  të Qendrës dhe disa nga pajisjet me të cilat trajnohen  pjesëtaret e agjencioneve  të sigurisë publike.

Lexo më shumë
Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike nesër diplomon gjenerata e 41-të e zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës
Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike nesër diplomon gjenerata e 41-të e zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës

Vushtrri 16 korrik ‘10- Të premtën, me datë 16 korrik‘10 në ora 10:30, në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim do të mbahet ceremonia e Diplomimit e gjeneratës së 41-të  e  zyrtarëve policorë, (kadetë) të policisë  së Kosovës.
Të pranishëm në ceremoninë e Diplomimit do të jenë zyrtarë nga Ministria e Punëve të Brendshme, nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, Zyrtar Policorë të Rajoneve të ndryshme, nga KFOR-i,  EULEX-i, OSBE, ICITAP  si dhe familjarë të zyrtarëve Policorë të Policisë së Kosovës të gjeneratës së 41-të.
Ftohen mediat që të jenë prezentë në ceremoninë e Diplomimit.

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës