}

NewsArticle

02/07/2010

Përfundoi trajnimi bazik “Taktikat e gjuajtjes operative dhe intervenimi taktik”

Vushtrri, 02 korrik 10- Në vazhdën e trajnimeve të shumta që mbahen  në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), sot përfundoi trajnimi bazikë “Taktikat e gjuajtjes operative dhe intervenimi taktik”. Në këtë trajnim kanë marrë pjesë 21 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët me sukses përfunduan trajnimin. Ligjërues të këtij trajnimi përveç instruktorëve të Policisë së Kosovës ishin edhe instruktor nga Turqia të cilët edhe mbështeten këtë trajnim. Në ceremonin e çertifikimit  morën pjesë prof.dr Ali Bajgora drejtor i Departamentit për Përkrahje Programore në QKSPEZH, Atifete Jahjaga zëvendësdrejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, ndihmësdrejtori për Personel dhe Trajnime të PK-së, Riza Shillova,  nënkolonel Driton Zabërxha, përfaqësues nga ambasada e Turqisë në Kosovë, përfaqësues nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe OSBE-ja.
Drejtori i  Departamentit për Përkrahje Programore Ali Bajgora, fillimisht ka përshëndetur të pranishmit, ndërsa përfundimin e këtij trajnimi e ka vlerësuar shumë lartë.  Ai tha se përfundimi i këtij trajnimi për Qendrën  është një ngjarje e veçantë sepse tregon profesionalizëm për Policinë e Kosovës.
“ Ne ofrojmë mbështetje të vazhdueshme për trajnimet që mbahen në Qendër, do të vazhdojmë që edhe në të ardhmen t’i përkrahim të gjitha aktivitetet të cilat kanë objektiv profesionalizimin e Policisë së Kosovës”, tha Bajgora.
Me këtë rast ai ka falënderuar ambasadën Turke për mbështetjen e  vazhdueshme për mbajtjen e këtyre trajnimeve në Qendër.
Ndërsa përfaqësuesi i Ambasadës Turke Esat Aktash, tha se Turqia konkretisht policia e  shteti turk do ta përkrah vazhdimisht Policinë e Kosovës. “Ne edhe në të ardhmen do ti përkrahim Policinë e Kosovës. Ne do të  bashkëpunojmë vazhdimisht që  përvojat tona t’i bartim tek Policia e Kosovës, me arsyen e Polica e Kosovës të jetë sa më e suksesshme në kryerjen e detyrave të saj”, tha z.Aktash.
Ndërkaq Riza Shillova, ndihmës drejtor për personel dhe trajnime në Drejtorin e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, duke vlerësuar lartë përfundimin e këtij trajnimi tha se Policia e Kosovës është duke treguar aftësi profesionale në kryerjen e detyrave të saj. Shillova është ndier i previligjuar dhe krenar që ishte pjesë e demonstrimit të Policisë së Kosovës gjatë përfundimit të këtij trajnimi.
Në fund të këtij trajnime edhe ju shpërndan certifikatat pjesëmarrësve.
 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

QKSPEZH nënshkroi marrëveshjen bashkëpunimi me QDNJUP dhe QHDNJIE
QKSPEZH nënshkroi marrëveshjen bashkëpunimi me QDNJUP dhe QHDNJIE
Vushtrri, 28 qershor, ’10 – Më qëllim të realizimit të projekteve, Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH)  sot nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën për të Drejtat e Njeriut të Universiteti të Prishtinës (QDNJUP) dhe Qendrën për Hulumtime në të Drejtat të Njeriut dhe Integrimeve Evropiane (QHDNJE). Qendra për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në bashkëpunim me QDNJUP-në dhe me QHDNJIE e përkrahur edhe nga Fondacioni KFOS-SOROS janë duke implementuar projektin hulumtues “Vlerësimi i kurrikulës së të drejtave të njeriut”, projekt ky i cili është pjesë e trajnimit dhe edukimit sa më efikas të Policisë së Kosovës të cilët trajnohen në QKSPEZH. Në marrëveshje thuhet se ky projekt do të jetë në funksion të dhënies së rekomandimeve për përmirësimin eventual të korrikulës dhe do ti kontribuojë avancimit të të drejtave të njeriut në sistemin edukativ të QKSPEZH-it  Qëllimi i nënshkrimit të kësaj marrëveshje ka qenë që projekti hulumtues “Vlerësimi i Korrikulës së të Drejtave të Njeriut” e cila është pjesë e edukimit të Policisë së Kosovës të realizohet në mënyrë sa më të suksesshme  Qendra për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim është duke punuar vazhdimisht që pjesëtarëve të sigurisë publike të cilët trajnohen në QKSPEZH të ofrojë kushte sa më të mirë.
Lexo më shumë
Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Sigurisë Publike  z.Ahmeti vizitoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Sigurisë Publike z.Ahmeti vizitoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Vushtrri, 8 korrik '10- Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) z. Sheremet Ahmeti u kthye nga vizita zyrtare nga  Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Z.Ahmeti gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka marr pjesë në konferencën e  Asociacionit Ndërkombëtar të Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimeve të Zbatimit të Ligjit. Në kuadër të vizitës zyrtare në SHBA, z.Ahmeti ka vizituar edhe Washingtonin ku është takuar  me zyrtar të lartë të sigurisë së këtij vendi. Gjatë vizitës së tij  në shtetet e Bashkuara të Amerikës z.Ahmeti pati takime edhe me strukturat udhëheqëse të FBI-it. Në  fund të vizitës ai u takua edhe me ambasadorin e Kosovës në SHBA z. Avni Spahiu.
Po ashtu kryeshefi Ekzekutiv Sheremet Ahmeti i shoqëruar nga drejtori i Administratës dhe Logjistikës z. Halim Shala dhe Dhurata Sadiku këshilltare në Ministrin e Punëve të Brendshme, murrën pjesë edhe në konferencën e Lidershipit të organizuar nga Asociacioni i Kolegjeve Policore të Evropës  (AEPC) si dhe nga Kolegji Policor Evropian (CEPOL) të mbajtur në Bruksel.

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës