Lajmet
Lajmet
Sot certifikohen pjesëtarët e emergjencave të Kosovës dhe Shqipërisë
Vushtrri, 23 prill- Sot në fshatin Studime të Vushtrrisë, fillon ushtrimi, e më pas bëhet edhe certifikimi për trajnim i pjesëtarëve të Departamentit të Emergjencave nga Republika e Shqipërisë dhe Departamentit për Menaxhim të Emergjencës të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës.Të përkujtojmë se më 12 prill të këtij viti në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri, dhjetë pjesëtarë të Departamentit të Emergjencave nga Republika e Shqipërisë filluan trajnimin bazik për zjarrfikje dhe shpëtim.Po ashtu sot, zyrtarët e lartë të Ministrisë së Punëve të rendshme të Republikës së Kosovës do ta bëjnë edhe certifikimin e pjesëtarëve të të dyja departamenteve, përkatësisht të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.Ftohen mediat që ta përcjellin trajnimin dhe certifikimin e pjesëtarëve të departamenteve të emergjencës të së dyja shteteve.
Komandanti i Batalionit Shumëkombësh të KFOR-it në veri z.Kolonel Chaxel vizitoi QKSPEZH-in
Vushtrri, 22 prill 10 - Kryeshefi Ekzekutiv në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), z.Sheremet Ahmeti priti sot në një takim komandantin e Batalionit Shumëkombësh të KFOR-it në veri z.Kolonel Chaxel.Delegacioni i KFOR-it u prit nga drejtori për Përkrahje Programore, Ali Bajgora, nga udhëheqësi i Divizionit të Lidershipit Abaz Ahmeti, Dukagjin Dinaj nga Zyra Ligjore,si dhe përfaqësuesit e agjencioneve të sigurisë në Qendër; nga Policia e Kosovës nënkolonel Driton Zabërgja, nga Departamenti i Emergjencave Rrahman Sefedini, nga Shërbimi Korrektues Tahir Krasniqi si dhe nga Bekim Mehmetaj nga Dogana e Kosovës.
Kryeshefi z.Ahmeti e informoi komandantin z.Chaxel për punët, aktivitetet dhe prioritetet që ka Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.Gjatë takimit, kryeshefi z.Ahmeti dhe komandanti z.Chaxel folën për të gjitha çështjet që janë në kompetencë të QKZPEZH-i. Duke iu uruar mirëseardhje, kryeshefi z.Ahmeti vizitën e delegacionit të KFOR-it e ka vlerësuar shumë lart.Vizita e juaj është shumë e rëndësishme në frymën e bashkëpunimit, bashkëpunim ky i cili do të vazhdojë edhe në të ardhmen, tha Ahmeti. Z.Ahmeti tha se Qendra vazhdimisht ka pasur mbështetje nga organizata ndërkombëtare në fushat e ndryshme, e në mesin e tyre edhe KFOR-i, i cili ka dhënë një kontribut të veçantë në ngritjen e kapacitetit të Qendrës.Ndërsa, komandanti i Batalionit Shumëkombësh të KFOR-it në veri z.Kolonel Chaxel, tha se KFOR-i ka përkrahur dhe do të vazhdojë ta përkrahë qendrën edhe në të ardhmen. Në fund të takimit ata bënë një vizitë rreth objekteve të QKSPEZH-it për tu njoftuar me infrastrukturën dhe me disa nga pajisjet me të cilat trajnohen zyrtarët e Agjencioneve të sigurisë publike.
Nesër Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim do ta vizitojë Komandanti i Batalionit Shumëkombësh veri i KFOR-it Kolonel Chaxel.
Vushtrri, 21 prill 10- Nesër Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim do ta vizitojë Komandanti i Batalionit Shumëkombësh veri i KFOR-it Kolonel Chaxel. Delegacioni në Qendër do të arrijë në ora 14:00 . Delegacioni i KFORI-it do të takohet me u.d. Kryeshefin Ekzekutiv, Z.Sheremet Ahmetin.
Pjesëtaret e DME-së nga Shqipëria trajnohen në QKSPEZH
Vushtrri,12 prill 10- Sot në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), dhjetë pjesëtarë të Departamenti të Emergjencave nga Shqipëria filluan trajnimi bazik për zjarrfikje dhe shpëtim, trajnim i cili do të zgjasë dy javë.
Departamenti i Menaxhimit të Emergjencave të Kosovës (DME) i cili funksionon në kuadër të QKSPEZH-it do tu mundësoj këtyre pjesëtarëve që të përfitojnë njohuri të shumta në lëmin e emergjencave.
Duke iu dëshiruar mirëseardhje këtyre pjesëmarrësve, drejtori i Përgjithshëm i Departamentit të Menaxhimit të Emergjencave z. Fadil Kodra si dhe drejtori për Përkrahje Programore në Qendër z. Ali Bajgora janë ndjerë të previligjuar që për herë të parë pjesëtarë të DME-së nga Shqipëria ndjekin trajnimin në QKSPEZH.
DIPLOMOI GJENERATA E 40-të E POLICISË SË KOSOVËS
Vushtrri, 10 prill 10 - Pas një trajnimi të modifikuar 12 javor, në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPZH) sot diplomoi gjenerata e 40-të e zyrtarëve të rinj të Policisë së Kosovës. Kjo gjeneratë numëron 80 pjesëtarë, të cilët u trajnuan me planprogramin e dizajnuar në bazë të standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe sundim të ligjit.
Në ceremoni e diplomimit morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme (MPB), z.Bajram Rexhepi, zv/drejtori i Policisë së Kosovës (PK), Atifete Jahjaga, u.d e Kryeshefit Ekzekutiv të QKSPEZH-it, Taibe Canolli si dhe përfaqësues të OSBE-së dhe KFOR-it.
Pjesëmarrësit në këtë ceremoni kanë vlerësuar lartë punën e Policisë së Kosovës duke kërkuar nga ta që të shërbejnë në mënyrë të barabartë për gjithë qytetarët e vendit, pa dallime.
Ministri i Punëve të Brendshme, z.Bajram Rexhepi tha se Policia e Kosovës vazhdon të jetë institucioni me i besueshëm për qytetarët e vendit andaj sipas tij përgjegjësia është edhe me e madhe.
Në vazhdën e ngritjes së kapaciteteve dhe angazhimeve në përputhje me obligimet që dalin nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës, legjislacioni në fuqi dhe prioritetet e Qeverisë së Kosovës, Policia e Kosovës po vazhdon me reformimin e saj duke zhvilluar planin zhvillimor strategjik, ristrukturimin organizativ, rialokimin e resurseve, sistemin e ri të pagave që pa dyshimin do të ndikojnë në përmirësimin e performances së Policisë së Kosovës, duke ngritur efikasitetin dhe efektivitetin në punë, tha ministrit i Punëve të Brendshme z.Rexhepi.
Ministri Rexhepi tha se sundimi i ligjit dhe Siguria Publike janë ndër parakushtet themelore për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit tonë.
Ministri z.Rexhepi gjatë ceremonisë duke folur në emër të Qeverisë së Kosovës ka shprehur përkushtimin e tij për zbatimin e platformës zero tolerancë kundër krimit.
Ne kemi vullnetin politikë por edhe mekanizmat e nevojshëm institucional për të forcuar sundimin e ligjit në vend, tha z.Rexhepi.
Ndërkaq zv/drejtori i Policisë së Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë fjalimit të saj ka shfaqur shpresën e saj se gjenerata e sa po diplomuar do ta kryejnë punën e tyre konform rregullave.
Policia e Kosovës do të vazhdojë të jetë profesionale në punën e tyre, tha Jahjaga.
Ndërsa, zëdhënësi i gjeneratës së 40- të policisë tha se do të japim maksimumin në përkushtimin ton, që ti mbrojmë të drejtat e qytetarëve, pa dallim etnie, race apo gjinie duke u bazuar dhe zbatuar me përpikëri ligjet e Republikës së Kosovës.
Pas shpërndarjes së diplomave, kapitenët e klasave dorëzuan flamujt të cilët simbolizonin të arriturat akademike, disiplinën si dhe arritjet në të gjitha lëmit përgjatë 3 mujorit të trajnimit. Këta flamuj iu dorëzuan drejtorit të Drejtoratit për Trajnime Mandatorë, nënkolonel Driton Zabërgja.
Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim do të diplomoj gjenerata e 40-të e zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës
Vushtrri 8, prill 10- Të shtunën, me datë 10 prill 10 në ora 11:00, në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim do të mbahet ceremonia e Diplomimit e gjeneratës së 40-të e zyrtarëve policorë, (kadetë) të policisë së Kosovës.
Të pranishëm në ceremoninë e Diplomimit do të jenë zyrtarë nga Ministria e Punëve të Brendshme, nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, Zyrtar Policorë të Rajoneve të ndryshme, nga KFOR-i, EULEX-i, OSBE, ICITAP si dhe familjarë të zyrtarëve Policorë të Policisë së Kosovës të gjeneratës së 40-të.
Ftohen mediat që të jenë prezentë në ceremoninë e Diplomimit.
Shkolla e Sektorit të Sigurisë për Gazetarë vizitoi Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim
Vushtrri, 31 mars10 - Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), sot e vizituan studentët nga Shkolla e Sektorit të Sigurisë për Gazetarë, projekt i Qendrës së Kosovës për Studime të Sigurisë.
Studentët ishin nga Kosova dhe vendet e ndryshme të rajonit.
Po ashtu studentet u njoftuan nga znj. Canolli për të gjitha trajnimet të cilat mbahen në Qendër nga katër Agjencionet e Sigurisë Publike, siç janë Policia e Kosovës (PK), Departamenti i Menaxhimit të Emergjencave (DME), Shërbimi Korrektues (SHK), dhe Dogana e Kosovës (DK).
Znj. Canolli gjithashtu para studenteve ka folur edhe për sukseset, objektivat dhe të arriturat e Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.
Në fund të kësaj vizite studentet vizituan objektet e Qendrës si dhe disa nga pajisjet me të cilat trajnohet pjestarët e Agjencioneve të Sigurisë Publike.
Në QKSPEZH u mbajt ceremonia e kursit Hetimi i vendit të ngjarjes pas eksplodimit
Vushtrri, 26 mars 10 - Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), sot u mbajt ceremonia e certifikimit të 18 pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të cilët përfunduan më sukses kursin, Hetimi i vendit të ngjarjes pas eksplodimit, kursi është mbështetur nga shteti turk. Po ashtu ky trajnim është përkrahur edhe nga asistentët e njësitit të bombave të Policisë së Kosovës.
Në ceremoni e certifikimit të pranishëm ishin udhëheqësi i Divizionit të Lindërshipit, Abaz Ahmeti, nënkolonel Driton Zabërxha, instruktorët turk dhe stafi menaxhues i Qendrës.
Drejtori i Divizionit të Lidërshipit, Abaz Ahmeti, duke folur në emër të Kryeshefit Ekzekutiv të QKSPEZH-it, znj. Taibe Canollit, është shprehur i bindur se policët të cilët kanë përfunduar këtë trajnim do të jenë në gjendje ti kryejnë detyrat e tyre në mënyrë më profesionale.
Ngritja e kapaciteteve të agjencioneve të sigurisë publike për Qendrën tonë në veçanti për institucionet e Kosovës në përgjithësi kanë një rëndësi të veçantë, prandaj falënderoj shtetin turk e në veçanti instruktorët e shteti të Turqisë për kontributin e tyre dhënë në këtë trajnim, tha Abazi.
Ndërsa nënkoloneli, Drtion Zabërxha, theksoj se mbajtja e këtij trajnim është mjaftë i rëndësishëm sepse i kontribuon zhvillimit, profesionalizimit të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Gjatë ceremonisë që u mbajt në QKSPEZH, Zabërxha tha se trajnimet e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Turqisë do të vazhdojnë edhe ne të ardhmen.
Në fund të ceremonisë shteti turk përveç që ka mbështetur kursin Hetimi i vendit të ngjarjes pas eksplodimit pjesëtarëve të Policisë së Kosovës iu dhuroj një donacion pajisje për hetime në vendin e ngjarjes.
Shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon vizitoi Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim
Vushtrri, 16 mars - Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, z. Yves de Kermabo, sot vizitoi Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) ku u pritë nga u.d e Kryeshefit Ekzekutiv, znj.Taibe Canolli, drejtori i Administratës dhe Logjistikës z. Halim Shala, drejtori për Përkrahje Programore z.Ali Bajgora, Agjencionet si dhe stafi menaxhues i Qendrës.
Gjatë takimit, drejtoresha, znj. Canolli, dhe z. Kermabon, shef i misionit evropian për sundimin e ligjit-EULEX, diskutuan për çështjet që janë në kompetencë të QKSPEZH-it. Drejtoresha znj. Canolli e njoftoi z. Kermabon për gjitha çështjet, aktivitetet, konceptin, vizionin e Qendrës, fazën e tranzicionit, akreditimit, legjislacionit , trajnimet, sukseset, objektivat dhe të arriturat e Qendrës.
Drejtoresha znj Canolli vizitën e z. Kermabo bërë Qendrës së Kosovës për Siguri Publike e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme. Znj Canolli tha se bashkëpunimi mes Qendrës dhe misionit të EULEX-it është mjaftë i rëndësishëm sepse i kontribuon fuqizimit të raporteve në fushën e sigurisë.
Ndërsa shefi i misionit të EULEX-it, z.Yves de Kermabon tha se qëllimi i vizitës së tij në Qendrën për Siguri Publike ka qenë që të njoftohet me për së afërmi me punën dhe aktivitet e kësaj Qendre. Ai tha se bashkëpunimi mes EULEX-it dhe Qendrës do të vazhdojë edhe në të ardhmen përmes ekspertëve të fushës së sigurisë.
Në fund të takimit shefi i misionit të EULEX-it z. Kermabo është ndarë i kënaqur me punën që është duke u bërë në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, sepse ai tha trajnimet që kryhen në këtë Qendër i kontribuojnë sigurisë jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë.
Shefi i Misionit te EULEX-it z. Yves De Kermabon do ta vizitoj sot Qendrën e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim
Vushtrri,16 mars 10-Udhëheqësi i Misionit të EULEX-it, z. Yves De Kermabon me delegacionin përcjellës sot rreth orës 15:00 h do ta vizitoj Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.
Delegacioni do të pritet nga u.d e Kryeshfit Ekzekutiv znj. Taibe Canolli.
QKSPEZH e vizitoi kryetari i Kuvendit Komunal të Vushtrrisë z. Mulaku
Vushtrri, 09 mars,10 - Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) të martën e ka vizituar kryetari i Kuvendit Komunal të Vushtrrisë z. Bajram Mulaku.
Delegacioni i kryesuar nga z. Mulaku është pritur nga u.d Kryeshefja e Ekzekutivit znj. Taibe Canolli, drejtori i Administratës dhe Logjistikës z. Halim Shala, drejtori për Përkrahje Programore z.Ali Bajgora, nga Agjencionet si dhe stafi menaxhues i Qendrës.
Ndërsa kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku është ndarë i kënaqur me punën dhe sukseset që ka arritur Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim. Mulaku tha se ndihet i privilegjuar që QKSPEZH gjendet në komunën e Vushtrrisë dhe ka shprehur gatishmërinë e tij që bashkëpunimi mes Komunës dhe Qendrës do të vazhdoj edhe më tutje. Qendra juaj ka kryer dhe po vazhdon të kryej një punë të madhe, tha Mulaku.
Në fund të takimit ata bënë një vizitë rreth objekteve të QKSPEZH-it për tu njoftuar me infrastrukturën dhe me disa nga pajisjet me të cilat trajnohen zyrtaret e Agjencioneve të sigurisë publike.
Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim përfundoi trajnimi dy javor për Zjarrfikje dhe Shpëtim
Vushtrri, 26 shkurt 10 - Sot në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, përfundoi trajnimi dy javorë për Zjarrfikje dhe Shpëtim.
Në këtë trajnimi morën pjesë gjithsej 14 pjesëmarrës nga komuna e Junikut, Sharrit Deçanit, Therandës dhe një pjesëmarrës nga minoriteti serb, komuna e Dragashit.
Pjesëmarrësit vlerësuan lartë punën, angazhimin dhe organizimin e mbajtjes së këtij trajnimi në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim si dhe theksuan se puna, përvoja që ne kemi marruar gjatë këtij trajnimi do ti shërbejë në interes të ruajtjes dhe sigurisë në mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë për qytetarët e Kosovës.