}

NewsArticle

21/10/2010

Kryeshefi Ahmeti priti sot zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Policisë Kombëtare të Turqisë

Vushtrri, 21 tetor 2010 – Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, z. Sheremet Ahmeti priti sot zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Policisë Kombëtare të Turqisë, z. Osman Çapali, udhëheqësin e Departamentit të Inteligjencës në Policinë Kombëtare Turke, Omer Altiparmak, zëvendës-udhëheqësin e këtij Departamenti, Sabedtin Akguç, si dhe mbikëqyrësin e Departamentit të Inteligjencës, Bilal Çankal.Gjatë takimit kryeshefi Ekzekutiv, z. Sheremet Ahmeti e ka njoftuar delegacionin turk për punët dhe aktivitetet e Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, si dhe kanë biseduar për mundësinë e bashkëpunimit midis dy institucioneve të Kosovës dhe Turqisë.Kryeshefi Ahmeti e ka falënderuar z. Çapali për angazhimin dhe ndihmën e vazhdueshme që Turqia po i bën Kosovës në të gjitha fushat, e posaçërisht në fushën e sigurisë.

Gjatë bisedës, kryeshefi Ahmeti e njoftoi delegacionin turk për të gjitha trajnimet që mbahen nga katër agjencionet e sigurisë publike në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim. Kryeshefi Ahmeti e ka njoftuar delegacionin turk edhe për projektet, të cilat priten të realizohen së shpejti, që kanë të bëjnë me ngritjen e kapaciteteve trajnuese dhe akomoduese në Qendër. Delegacioni turk u informua edhe për konceptin, vizionin, fazën e tranzicionit, akreditimit, legjislacionit, por edhe për sukseset dhe të arriturat e Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim e Zhvillim. Po ashtu kryeshefi Ahmeti e ka njoftuar delegacionin turk se në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike trajnohen pjesëtarë të sigurisë publike jo vetëm nga Republika e Kosovës, por edhe nga vendet e rajonit. “Qëllimi ynë është që Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim të marrë karakter regjional në Evropën Juglindore për studime në fushën e sigurisë publike, pasi këtu ka pasur shumë pjesëtarë të agjencive të sigurisë publike nga vendet e rajonit si Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi”, tha kryeshefi Ahmeti.

Ndërkaq, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare të Turqisë, Osman Çapali duke e falënderuar z.Ahmeti për pritjen, ka premtuar se policia dhe shteti turk do ta përkrahin vazhdimisht Policinë dhe shtetin e Kosovës. Çapali ka shfaqur shpresën se Qendra e Kosovës për Siguri Publike së shpejti do të bëhet Akademi Policore. “Shpresoj se Qendra për Siguri Publike së shpejti do të bëhet Akademi Policore. Ne si polici dhe shtet turk jemi të gatshëm qe t’u përkrahim në çdo aspekt”, tha Çapali.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Miratohet Udhëzimi Administrativ për QKSPEZH
Miratohet Udhëzimi Administrativ për QKSPEZH

Vushtrri, 19 tetor 2010-Që nga dita e hënë Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) do të funksionoj  me Udhëzim të ri Administrativ.
Në mbështetje të nenit 145 paragrafi 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ministri i Punëve të Brendshme z. Bajram Rexhepi ka  nënshkruar Udhëzimin Administrativ për organizimin dhe strukturimin e brendshëm të Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim. Udhëzimi administrativ përcakton organizimin strukturor të qendrës si Agjenci Ekzekutive në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.QKSPEZH-i si Agjencion Ekzekutiv do të veproj në përputhje me misionin e ministrisë së Punëve të Brendshme, dokumentet strategjike të saj dhe vizionin e  qartë për ndërtimin, ruajtjen, ngritjen e sigurisë së përgjithshme dhe ofrimin e shërbimeve sa ma cilësore, profesionale dhe të avancuara të bazuara në standardet dhe vlerat demokratike për paanshmëri dhe profesionalizëm.
 

Lexo më shumë
Përfundoi trajnimi “Gjuajtjet taktike dhe intervenimi taktik”
Përfundoi trajnimi “Gjuajtjet taktike dhe intervenimi taktik”

Vushtrri, 29 tetor 2010- Në Qendrën e Kosovës për siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim përfundoi trajnimi “Gjuajtjet taktike dhe intervenimi taktik”, trajnim i cili ishte i mbështetur nga shteti Turk. Në ceremoni diplomimit morën  pjesë Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës për Sigurisë Publike z. Sheremet Ahmeti, nënkolonel Driton Zabërxha, përfaqësuese nga OSBE-ja, FSK-ja dhe pjesëtar të Policisë së Kosovës.
Pjesëmarrësit vlerësuan lartë mbajtjen e këtij trajnimi dhe theksuan “Policisë së Kosovës po iu shtohen edhe pjesëtar tjerë te specializuar të fushave të ndryshme në siguri të cilët me përvojat dhe shkathtësitë e fituara në këto trajnime do të japin kontributin e tyre në mbajtjen  e rendit dhe sigurisë për qytetaret e Republikës së Kosovës”.  Ky trajnim është planifikuar dhe zhvilluar konform  nevojave të Policisë së Kosovës. E veçanta e këtij trajnimi është se, është ligjëruar nga  instruktor vendorë dhe  mbështetur  nga  instruktorët e shtetit Turk. Kjo është gjenerata e dytë e trajnimit për instruktor në të cilën u certifikuan 15 zyrtar policorë. 


Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës