}

NewsArticle

18/10/2010

QKSPEZH priti një delegacion nga Ekipi për Ndërlidhje dhe Monitorim (LMT) i KFOR-it

Vushtrri, 18.10.2010.- Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim e vizitoi një delegacion nga Ekipi për Ndërlidhje dhe Monitorim (LMT) i KFOR-it i përbërë nga  Nënkolonel z. Hansen Bjarne dhe Major Z. Srečko Matovič. Delegacioni u prit nga u.d. Kryeshefi Ekzekutiv i QKSPEZH, z. Sheremet Ahmeti dhe Drejtori për Trajnime Mandatore nga Policia e Kosovës në QKSPEZH, Nënkolonel Driton Zabërgja.
Në fjalën e tij, z. Ahmeti e njoftoi delegacionin e KFOR-it për organizimin e Qendrës, aktivitetet e saj trajnuese për të katër agjencitë e sigurisë publike pjesë të Qendrës, si dhe për aktivitetet që bëhen në QKSPEZH nga institucione të tjera publike, si dhe organizata të ndryshme qeveritare e joqeveritare vendore dhe ndërkombëtare, të cilat kanë për qëllim ngritjen e bashkëpunimit ndërmjet komunitetit dhe institucioneve të sigurisë publike në vend. Në vazhdim, z. Ahmeti ju foli mysafirëve për projektet të cilat priten të realizohen për ngritjen e kapaciteteve trajnuese dhe akomoduese në Qendër. Ai po ashtu i informoi të pranishmit për bashkëpunimin ndërkombëtar, para së gjithash me dy partnerët kryesorë të QKSPEZH, OSBE-në dhe ICITAP-in, si dhe me institucione të tjera të ngjashme në Evropë. “Qëllimi ynë”, tha Z. Sheremet Ahmeti, “është që kjo Qendër të marrë karakter regjional në Evropën Jug-Lindore për studime në fushën e sigurisë publike, pasi që këtu ka pasur shumë pjesëtarë të agjencive të sigurisë publike nga vendet e rajonit, si Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi.”
Ndërsa Majori Matovič i informoi nikoqirët për takimet e rregullta javore që i kanë me stafin udhëheqës të Policisë së Kosovës në Komunën e Vushtrrisë.  Delegacioni  u nda  kënaqur me të arriturat e Qendrës dhe me gatishmërinë e stafit të saj udhëheqës për bashkëpunim ndërkombëtar. “Ideja kur policia ka qenë mbi popull ka kaluar”, tha Majori Matovič, duke i dhënë rëndësi të veçantë policisë së orientuar në komunitet. “Kosova”, tha Z. Matovič, “është shtet që shkon në rrugë të drejtë dhe që meriton t’i ndihmohet”.
Në vazhdim të takimit, Z. Ahmeti vuri theksin në rëndësinë e trajtimit të barabartë të të gjithë qytetarëve, dhe shtoi se duhet të respektojmë ligjin që të kemi ardhmëri më të ndritshme.
Mysafirët  ishin  të kënaqur me vizitën. U hap rruga e mëtejmë e bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy institucioneve (LMT, KFOR dhe QKSPEZH), për të cilën gjë u pajtuan të dy palët.
 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim e vizitoi një delegacion nga Gjermania
Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim e vizitoi një delegacion nga Gjermania

Vushtrri, 13 tetor 2010- Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim sot e vizitoi udhëheqës i Akademisë Policore të Qarkut Federal Gjerman të Baden- Württemberg z. Peter Egetemaier me bashkëpunëtor të tije.Delegacioni gjerman u pritë nga kryeshefi Ekzekutiv  z. Sheremet Ahmeti, si dhe Zyrtar të Lartë të Qendrës. Fillimisht z. Ahmeti iu uroi mirëseardhje në qendër delegacionit gjerman e më pas e njoftoi edhe për strukturën organizative të Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim. Delegacionin e informoi lidhur me punën aktivitete trajnimet të cilat mbahen në qendër nga katër agjencionet si Policia e Kosovës, Agjencioni i Emergjencave, Dogana e Kosovës dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës. Gjithashtu z. Ahmeti e informoi delegacionin edhe për  konceptin, vizionin,  fazën e tranzicionit,  akreditimit , legjislacionit, sukseset dhe të arriturat  e Qendrës. Ndërsa  delegacioni nga gjermania u ndan të kënaqur me vizitën bërë qendrës dhe shprehen gadishmërin e bashkëpunimit mes Akadimisë Policore të Qarkut Federal Gjerman dhe Qendrës së Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim.Në fund të takimit ata bënë një vizitë rreth objekteve të QKSPEZH-it për tu njoftuar me infrastrukturën dhe me disa nga pajisjet me të cilat trajnohen zyrtaret e Agjencioneve të sigurisë publike. 

Lexo më shumë
Miratohet Udhëzimi Administrativ për QKSPEZH
Miratohet Udhëzimi Administrativ për QKSPEZH

Vushtrri, 19 tetor 2010-Që nga dita e hënë Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) do të funksionoj  me Udhëzim të ri Administrativ.
Në mbështetje të nenit 145 paragrafi 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ministri i Punëve të Brendshme z. Bajram Rexhepi ka  nënshkruar Udhëzimin Administrativ për organizimin dhe strukturimin e brendshëm të Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim. Udhëzimi administrativ përcakton organizimin strukturor të qendrës si Agjenci Ekzekutive në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.QKSPEZH-i si Agjencion Ekzekutiv do të veproj në përputhje me misionin e ministrisë së Punëve të Brendshme, dokumentet strategjike të saj dhe vizionin e  qartë për ndërtimin, ruajtjen, ngritjen e sigurisë së përgjithshme dhe ofrimin e shërbimeve sa ma cilësore, profesionale dhe të avancuara të bazuara në standardet dhe vlerat demokratike për paanshmëri dhe profesionalizëm.
 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës