}

NewsArticle

25/01/2011

Në QSKPEZH brenda vitit 2010 janë trajnuar mbi 5.563 pjesëtarë të sigurisë publike

Vushtrri, 21 janar 2011 - Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), i cili është institucioni më i lartë për trajnimin e pjesëtarëve të sigurisë publike, gjatë vitit 2010 janë kryer shumë trajnime dhe shumë vizita. Vetëm brenda vitit 2010 janë trajnuar mbi 5.563 pjesëtarë të sigurisë publike. Janë mbajtur 310 trajnime nga katër agjencionet e sigurisë publike si Policia e Kosovës (PK), Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave (AME), Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) si dhe Dogana e Kosovës (DK).
Gjatë vitit që lamë pas, Qendra  ka ofruar trajnime me kualitet të lartë profesional me standarde ndërkombëtare si në trajnimet bazike të specializuara, avancuara dhe atë të lidershipit  për gjitha agjencionet e sigurisë publike në Kosovë. Kontribut të veçantë në realizimin e këtyre trajnime dhe ngritjen e kapaciteteve të qendrës  kanë dhënë edhe dy partnerët kryesorë si Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian(OSBE) dhe ICITAP. Përveç pjesëmarrësve nga Kosova, në Qendër janë trajnuar edhe pjesëtarë të sigurisë nga shtete fqinje si nga Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i zi.  Përpos trajnimeve, të cilat janë mbajtur për pjesëtarët e sigurisë publike, në QKSPEZH janë zhvilluar edhe shumë aktivitete tjera siç janë Miniolimpiada për persona me aftësi të kufizuara, garat ndërkombëtare të ping-pongut, trajnimi i vëzhguesve dhe komisionarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor,etj.
Si rezultat i resurseve dhe mjedisit të saj, QKSPEZH është bërë vendqëndrim primar i trajnimit për një fushë të gjerë të sigurisë publike dhe një degë e zbatimit të trajnimit.
Qendra e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim  si agjencion ekzekutiv i Ministrisë së Punëve të Brendshme është institucion që ofron mbështetje teknike, administrative dhe edukative për të gjitha agjencionet e sigurisë publike.
Vizioni i qendrës është që edhe në të ardhmen të përgatisë dhe të aftësojë punonjës të mbajtjes së rendit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Studentet nga BE-ja vizituan Qendrën e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim
Studentet nga BE-ja vizituan Qendrën e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim

Vushtrri,24 janar 2011 -Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim sot e vizituan studentet nga Programi Master për të Drejtat e Njeriut dhe Demokratizim “EMA”. Kjo vizitë nga studentet e programit” EMA” është realizuar në bashkëpunim me OSBE-në. Studentet pjesëmarrës të këtij programi  ishin nga  shtete të ndryshme të Bashkimit Evropian.
Studentet u pritën nga  drejtor i Drejtorisë për Përkrahje Programore, z. Ali Bajgora nga përfaqësues të OSBE-së si dhe nga stafi menagjues i Qendrës.
Z. Bajgora fillimisht i përshëndeti të pranishmit si dhe ju uroi mirëseardhje në Qendër. Gjatë takimit studentët  i informoi  më për se afërmi rreth punës duke bërë një prezantim  lidhur me vizionin, misionin, fazën e tranzicionit, legjislacionit, trajnimeve dhe aktiviteteve që i zhvillon Qendra.
Qëllimi i kësaj vizite nga studentet ishte njohja më për se afërmi rreth  fushës së sigurisë në Kosovë, si dhe koncepti i trajnimit në fusha të ndryshme lidhur me Agjencionet e Sigurisë Publike, si e Policisë së Kosovës, Doganave, Shërbimit Korrektues si dhe Axhencioni i Emergjencave.
Studentet nga Programi EMA, u ndan të kënaqur me vizitën bërë Qendrës dhe vlerësuan se “Qendra  luan një rol shumë të rëndësishëm në përgatitjen e pjesëtarëve për ruajtjen e sigurisë  jo vetëm për shtetin tuaj por edhe me gjerë”.

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së në Vjenë, Ian Cliff vizitoi QKSPEZH-in
Ambasadori i OSBE-së në Vjenë, Ian Cliff vizitoi QKSPEZH-in

Vushtrri, 07 shkurt 2011 – Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), z. Sheremet Ahmeti,  priti sot në takim ambasadorin e Delegacionit të Mbretërisë së Bashkuar në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Vjenë z. Ian Cliff. Qëllimi i vizitës ishte njohja më për se afërmi e konceptit dhe trajnimeve që zhvillohen në QKSPEZH. Duke cilësuar këtë vizitë si mjaft të rëndësishme, z. Ahmeti ka falënderuar OSBE-në për përkrahjen dhe ndihmën e vazhdueshme që po i bën Qendrës për Siguri Publike. Kryeshefi Ekzekutiv z Ahmeti gjatë takimit me z. Cliff kanë diskutuar për planet afatgjate të programeve të edukimit dhe zhvillimit të zyrtarëve të sigurisë publike. Gjatë takimit z.Ahmeti e njoftoi ambasadorin me të gjitha të arriturat e Qendrës, konceptin, vizionin dhe trajnimet të cilat mbahen në Qendër nga të gjitha agjencionet si Policia e Kosovës, Agjencioni për Menaxhimin e Emergjencave, Shërbimi Korrektues dhe Dogana e Kosovës.
Duke folur për objektivat e QKSPEZH-it, z. Ahmeti tha se Qendra ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me OSBE-në. Po ashtu kryeshefi e ka njoftoi ambasadorin Cliff edhe për procesin e certifikimit dhe akreditimit të Qendrës, si dhe për projektet kapitale që QKSPEZH mëton të realizojë në ardhmen. 

Ndërsa ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar  të OSBE në Vjenë, Ian Cliff ka shprehur kënaqësinë për vizitën e tij në  QKSPEZH. Ai gjatë kësaj vizite u interesuar për gjitha aktivitet që zhvillohen në Qendrën. Ambasadori Cliff ka premtuar që OSBE do ta përkrah edhe në të ardhmen  QKSPEZH-in . 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës