}

NewsArticle

23/07/2010

Përfundoi trajnimi “Aksidentet e komunikacionit rrugor dhe siguria në rrugë”

Vushtrri, 23 korrik ’10 – Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), përfundoi  trajnimi “Aksidentet e komunikacionit  rrugor dhe siguria në rrugë”, trajnim ky i organizuar për pjesëtarët e Agjencionit të Menaxhimit dhe Emergjencave (AME). Në këtë trajnim i cili është udhëhequr nga Agjencioni Internacional i Emergjencave të Francës kanë marrë pjesë njëmbëdhjetë zjarrfikës nga dhjetë Brigada Zjarrfikëse të Republikës së Kosovës. Qëllimi i mbajtjes së këtij trajnimi nga Agjencioni Internacional i Emergjencave të Francës ka qenë bartja e përvojave  të tyre tek pjesëtarët e emergjencave në Kosovë.
Në ceremoninë e certifikimit morën pjesë drejtori i Administratës dhe Logjistikës z. Halim Shala, drejtori për Përkrahje Programore z. Ali Bjagora, zyrtari i Lartë për Gatishmëri të Emergjencave Alush Beqiri, si dhe Rrahman Sefedini nga Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave në qendër. Duke vlerësuar lartë mbajtën e këtij trajnimi, pjesëmarrësit vlerësuan se ky trajnim pjesëtarëve të emergjencave  do t’iu ndihmoi  që punën e tyre ta kryejnë në mënyrën sa më efikase.
Drejtori për Përkrahje Programore, z.Ali Bajgora duke përshëndetur të pranishmit, ka vlerësuar se mbajtja e këtij trajnimi është ngjarje shumë e rëndësishme për Qendrën e në theks të veçantë për Agjencionin e Menaxhimit të Emergjencave.
Zyrtari i Lartë për Gatishmëri të Emergjencave, z.Alush Beqiri ka shfaqur shpresën se pjesëmarrësit e këtij trajnimi ka fituar njohuri dhe shkathtësi të cilat do t’ju ndihmojë në kryerjen e punës së tyre.
“Ju jeni ata që keni marrë njohuri dhe shkathtësi të cilat do të jenë në interes të menaxhimit të emergjencave për qytetarët e Kosovës”, tha Beqiri.
Pjesëmarrësit e këtij trajnimi u ndan të kënaqur me mbarëvajtjen e këtij trajnimi të cilët falënderuan Qendrën për kontributin e dhënë në mbajtjen e këtij trajnimi.
Në fund të ceremonisë pjesëmarrësve të trajnimit ju shpërndan certifikatat.
 
  • Share:

Lexo lajme tjera:

Agjencioni i Menaxhimit dhe Emergjencave ka filluar trajnimin “Aksidentet e komunikacionit rrugor dhe siguria në rrugë”

Vushtrri, 20 korrik ’10 – Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), ka filluar trajnimi “Aksidentet e komunikacionit  rrugor dhe siguria në rrugë”, trajnim ky i organizuar për pjesëtarët e Agjencionit të Menaxhimit dhe Emergjencave (AME). Në këtë trajnim i cili po udhëhiqet nga Agjencioni Internacional i Emergjencave të Francës janë duke marrë pjesë njëmbëdhjetë zjarrfikës nga dhjetë Brigada Zjarrfikëse të Republikës së Kosovës. Trajnimi i cili ka filluar të hënë më 19 korrik 2010 do të përfundoj të premten ku të gjithë atë pjesëmarrës të cilët përfundojnë më sukses këtë trajnim do të certifikohen.

Lexo më shumë
Përfundoi trajnimi “Aksidentet e komunikacionit rrugor dhe siguria në rrugë”
Përfundoi trajnimi “Aksidentet e komunikacionit rrugor dhe siguria në rrugë”

Vushtrri, 23 korrik ’10 – Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), përfundoi  trajnimi “Aksidentet e komunikacionit  rrugor dhe siguria në rrugë”, trajnim ky i organizuar për pjesëtarët e Agjencionit të Menaxhimit dhe Emergjencave (AME). Në këtë trajnim i cili është udhëhequr nga Agjencioni Internacional i Emergjencave të Francës kanë marrë pjesë njëmbëdhjetë zjarrfikës nga dhjetë Brigada Zjarrfikëse të Republikës së Kosovës. Qëllimi i mbajtjes së këtij trajnimi nga Agjencioni Internacional i Emergjencave të Francës ka qenë bartja e përvojave  të tyre tek pjesëtarët e emergjencave në Kosovë.
Në ceremoninë e certifikimit morën pjesë drejtori i Administratës dhe Logjistikës z. Halim Shala, drejtori për Përkrahje Programore z. Ali Bjagora, zyrtari i Lartë për Gatishmëri të Emergjencave Alush Beqiri, si dhe Rrahman Sefedini nga Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave në qendër. Duke vlerësuar lartë mbajtën e këtij trajnimi, pjesëmarrësit vlerësuan se ky trajnim pjesëtarëve të emergjencave  do t’iu ndihmoi  që punën e tyre ta kryejnë në mënyrën sa më efikase.
Drejtori për Përkrahje Programore, z.Ali Bajgora duke përshëndetur të pranishmit, ka vlerësuar se mbajtja e këtij trajnimi është ngjarje shumë e rëndësishme për Qendrën e në theks të veçantë për Agjencionin e Menaxhimit të Emergjencave.
Zyrtari i Lartë për Gatishmëri të Emergjencave, z.Alush Beqiri ka shfaqur shpresën se pjesëmarrësit e këtij trajnimi ka fituar njohuri dhe shkathtësi të cilat do t’ju ndihmojë në kryerjen e punës së tyre.
“Ju jeni ata që keni marrë njohuri dhe shkathtësi të cilat do të jenë në interes të menaxhimit të emergjencave për qytetarët e Kosovës”, tha Beqiri.
Pjesëmarrësit e këtij trajnimi u ndan të kënaqur me mbarëvajtjen e këtij trajnimi të cilët falënderuan Qendrën për kontributin e dhënë në mbajtjen e këtij trajnimi.
Në fund të ceremonisë pjesëmarrësve të trajnimit ju shpërndan certifikatat.
 
Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës