}

NewsArticle

19/08/2010

  • Share:

Lexo lajme tjera:

 Filloi trajnimi për shuarjen e zjarreve malore dhe fushore
Filloi trajnimi për shuarjen e zjarreve malore dhe fushore

Vushtrri ,18 gusht ‘10- Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH),  Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave (AME), sot për herë të parë organizon trajnimin  për Shuarjen e Zjarreve Malore dhe Fushore.
 Ky trajnim u organizua duke u bazuar në kërkesat e Brigadave zjarrfikëse dhe temperaturat e larta që janë  duke mbretëruar në Kosovë, më qëllim të ruajtjes së pasurisë shtetërore dhe asaj private. Në këtë trajnim do të marrin pjesë zjarrfikës nga gjashtë Komuna të Republikës së Kosovës. Trajnimi për Shuarjen e Zjarreve Malore dhe Fushore zgjat dy  ditë.
 

Lexo më shumë
Përfundoi trajnimi për shuarjen e zjarreve malore dhe fushore
Përfundoi trajnimi për shuarjen e zjarreve malore dhe fushore

Vushtrri, 20 gusht 2010- Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim sot përfundoi trajnimi  për shuarjen e zjarreve malore dhe fushore. Ky trajnim u organizua për  herë të parë  nga Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte aftësimi i zjarrfikësve të rinj në rast nevojave emergjente si dhe ngritja e kapaciteteve te këtij agjencioni.
Në këtë trajnim murrën pjesë dhjetë  pjesëmarrës  nga gjatë komuna të Republikës së Kosovës. Pjesëmarrësit  vlerësuan  shumë lartë mbajtjen e këtij trajnimi si dhe theksuan se ”ne gjithmonë do të jemi të gatshëm të japim kontributin tonë për qytetarët në raste emergjente”. Në fund të këtij trajnimi pjesëmarrësit edhe u certifikuan.

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës