Lajmet
Lajmet
Student të Universitetit Iliria vizituan Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim
Vushtrri, 16 mars 2009- Sot, një grup studentësh të Universitetit Iliria, vizituan Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri.
Instruktor të Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim i njoftuan këta student për trajnimet të cilat kjo Qendër i ofron për Agjencionet e Sigurisë Publike.
Vlenë të theksohet se këta të rinjë ishin student në fakultetin e kriminalistikës dhe në fakultetin juridik dhe qëllimi i kësaj vizite ishte që ata të njihen më afër me Qendrën në të cilën trajnohen pjesëtarët e Sigurisë Publike të Kosovës.
OSBE-ja dhuron donacion për agjencionet e sigurisë publike
Vushtrri, 09 Mars 2009
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) dhuroi donacion për Qendrën e Kosovës për Siguri Publike dhe agjencionet e rendit dhe sigurisë në Kosovë. Ky donacion përmbante çantat e kuqe për ndihmë të parë në zonat urbane, dhe çantat ngjyrë hiri që shërbejnë për ndihmë të parë në zonat rurale.
Disa nga këto çanta do të shfrytëzohen për trajnim në QKSPEZH, ndërsa të tjerat do të shfrytëzohen nga Qendra e Trajnimit të DME-së, Shërbimi Zjarrfikës i Shpëtimit dhe Policia e Kosovës.
Ceremonia e dhënies së donacionit u mbajt sot, duke filluar nga ora 11:00, në bazën e Departamentit për Menaxhim të Emergjencave (DME), në fshatin Studime (afër Vushtrrisë).
Të pranishëm në ceremoni ishin: Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Verner Almhofer, Sekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bardhyl Jashari, Drejtori i Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti, drejtori i Departamentit për Siguri pranë OSBE-së, Carsten Tweinmayer si dhe përfaqësus të tjerë të agjencioneve të sigurisë publike.
Ambasadori Almhofer falenderoi agjencionet e sigurisë për gadishmërinë që kanë treguar në bashkëpunim të vazhdueshëm. Ai tha se përmes trajnimeve dhe punës së përbashkët, realizohet përpjekja jonë që të gjithë së bashku të përmirësojmë kushtet e jetesës në Kosovë.
Ky nuk është fundi i donacioneve nga OSBE-ja dhe mbështetja jonë nuk do të mungojë as në të ardhmen, tha ambasadori Almhofer.
Ndërkaq, sekretari i Përhershëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bardhyl Jashari, në emër të ministrit të MPB-së, Zenun Pajaziti, falenderoi OSBE-në për donacionin dhe mbështetjen e vazhdueshme.
Hapat që kanë arritur institucionet vendore, do të ishin të pamundur pa ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë dhe ndihma e tyre edhe më tutje është e mirëseardhur, tha z. Jashari.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Sheremet Ahmeti, falenderoi OSBE-në për mbështetje dhe ngritje të integritetit të Policisë së Kosovës dhe institucioneve tjera të rendit dhe sigurisë.
Nuk ka munguar asnjëherë mbështetja e OSBE-së për Policinë e Kosovës dhe institucionet tjera, duke dhuruar donacione të shumta në pajisje, ndërtimin e poligoneve si dhe angazhimi për ngritjen profesionale të sektorit të sigurisë në përgjithësi, tha z. Ahemti.
Pas pranimit të donacionit, u bë demonstrimi praktik i një ushtrimi me skenar të një aksidenti mes dy veturave ku kishte persona të lënduar, që dëshmon bashkëpunimin e Shërbimit Zjarrfikës, Shërbimit të Ambulancës dhe Policisë së Kosovës.
Sipas shefit të Sektorit për Zhvillim të Sigurisë Publike (Departamenti për Siguri dhe Çështje të Sigurisë, OSBE), Heinz Schneider, ky demonstrim paraqiste filozofinë e trajnimeve që zhvillohen në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike dhe falenderoi u.d./drejtorin e QKSPEZH-së,Lulzim Fushtica, për implementimin e vazhdueshëm të kësaj filozofie.
Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim e vizitoi ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota
Vushtrri, 25 shkurt 2009- Të mërkurën Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim e vizitoi ministri Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota.
Gjatë kësaj vizite, ministri Mujota u njoftua për së afërmi me përgatitjet që po marrin pjesëtarët e FSK-së.Ministri Mujota tha se deri në shtator do të mbyllen trajnimet për FSK-në, atëher do të kemi kapacitetet e para fillestare . Do të tejkalohen të gjitha sfidat që na dalin përpara, krijimi i FSK-së është në të mirë dhe në interes të paqes dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, theksoi ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, z. Fehmi Mujota.
Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim , në Vushtrri e vizitoi gjenerali i Brigadës së Zonës së Veriut, Philipe Brah
Vushtrri, 24 shkurt 2009- Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim e vizitoi, gjenerali i Brigadës së Zonës së Veriut, Philipe Brah, i shoqëruar nga dy këshilltarë të tij.
Pasi u uroj mirëseardhje, u.d.drejtorit të Qendrës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, z.Lulzim Fushtica i njoftoi mysafirët lidhur me themelimin e Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, aktivitetet e Qendrës, por edhe për punët dhe aktivitetet që e presin Qendrën në të ardhmën. U.d. drejtorit të Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, z.Fushtica falenderoi gjeneralin Philipe Brah, për ndihmën e vazhdueshme të KFOR-it Francez, në trajnimin e pjesëtarëve të sigurisë dhe avancimin e Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.
Gjenerali i Brigadës së Zonës së Veriut, Philipe Brah, falenderoi u.d. të drejtorit të Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, z. Lulzim Fushtica për pritjen duke shtuar se dyert tona janë gjithmonë të hapura për bashkëpunim me ju.
Pas këtij takimi kryesia e Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim e shoqëroi delegacionin e KFOR-it Francez duke vizituar ambientet përbrenda Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, për t`u njohur më për së afërmi me aktivitetet, punët dhe të arriturat e kësaj qendreje.
Delegacioni nga Qendra e Formimit Policor të Shqiperisë viziton Qendrën e Kosovës për Siguri Publike
Vushtrri, 10 shkurt '09 - Një delegacion nga Qendra për Formimin Policor (QFP) të Shqiperisë i kryesuar nga Muhamet Rrumbullaku- drejtor i QFP, Joseph Hauer- këshilltar nga ICITAP dhe udhëheqës tjerë të departamentit të trajnimeve të policisë, arriti të martën, me 10 shkurt, për vizitë pune tre ditore në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.
Qëllimi i vizitës është takimi me homologët e trajnimit nga Qendra e Kosovës për Siguri Publike për të këmbyer dhe ndarë në të ardhmen nevojat dhe burimet e trajnimit.
Përfaqësuesit nga QFP kanë për qëllim që të mësojnë nga përvoja kosovare mënyrat e identifikimit dhe përgatitjen e instruktorëve të trajnimit për ngritje në gradë, si dhe identifikimin dhe marrjen e një modeli që mbështet menaxhimin, bashkëvendimin dhe kryerjen e trajnimit.
Gjatë kësaj vizite udhëheqësit e QKSPEZh-it dhe përfaqësuesit nga QFP diskutuan për funksionimin e Qendrës, mësimdhënien, zhvillimin e kurseve dhe ngritjen e gradave të policisë.
Po ashtu, gjatë takimit u prezentuan edhe metodat që po përdoren për të menaxhuar trajnimin e ofruar nga organizatat donatore.
Vizita pritet të përfundojë të enjten, me 12 shkurt të këtij viti.
Filloi trajnimi me automjet rrëshqitës
Sot filloi trajnimi i pjesëmarrësve me automjet rrëshqitës.
Qëllimi i këtij trajnimi është aftësimi i pjesëmarrësve për vozitje në kushte të vështira atmosferike, përkatësisht gjatë dimrit kur temperaturat janë të ulëta dhe rrugët janë të rrëshqitshme nga akulli, shiu apo balta, bëri të ditur toger Reshat Bugaçki, shef i Njësisë së Trafikut në Qendrën për Siguri Publike.
Trajnimi do të zgjasë dy ditë dhe marrin pjesë tetë zyrtarë nga OSCE-ja.
Fillon trajnimi themelor i gjeneratës së 37-të të Shërbimit Korrektues të Kosovës
Vushtrri, 2 shkurt '09 - Sot filloi trajnimi bazik i gjeneratës së 37-të të Shërbimit Korrektues të Kosovës. Kjo gjeneratë numëron 70 pjesetarë.
Trajnimi bazik do të zgjasë 15 javë. Pjesa teorike e trajnimit do të mbahet në QKSPEZH, ndërsa 3 javë praktike në burgjet e Kosovës.