}

NewsArticle

23/04/2010

Sot certifikohen pjesëtarët e emergjencave të Kosovës dhe Shqipërisë


Vushtrri, 23 prill- Sot në fshatin Studime të Vushtrrisë, fillon ushtrimi, e më pas bëhet edhe certifikimi për trajnim i pjesëtarëve të Departamentit të Emergjencave nga Republika e Shqipërisë dhe Departamentit për Menaxhim të Emergjencës të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës.Të përkujtojmë se më 12 prill të këtij viti në Qendrën  e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri, dhjetë pjesëtarë të Departamentit të Emergjencave nga Republika e Shqipërisë filluan trajnimin bazik për zjarrfikje dhe shpëtim.Po ashtu sot, zyrtarët e lartë të Ministrisë së Punëve të rendshme të Republikës së Kosovës do ta bëjnë edhe certifikimin e pjesëtarëve të të dyja departamenteve, përkatësisht të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.Ftohen mediat që ta përcjellin trajnimin dhe certifikimin e pjesëtarëve të departamenteve të emergjencës të së dyja shteteve.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Komandanti i Batalionit Shumëkombësh të KFOR-it në veri z.Kolonel Chaxel vizitoi QKSPEZH-in
Komandanti i Batalionit Shumëkombësh të KFOR-it në veri z.Kolonel Chaxel vizitoi QKSPEZH-in

Vushtrri, 22 prill ’10 -  Kryeshefi Ekzekutiv në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), z.Sheremet Ahmeti priti sot në një takim komandantin e Batalionit Shumëkombësh të KFOR-it në veri z.Kolonel Chaxel.Delegacioni i KFOR-it u prit nga drejtori për Përkrahje Programore, Ali Bajgora, nga udhëheqësi i Divizionit të Lidershipit Abaz Ahmeti, Dukagjin Dinaj nga Zyra Ligjore,si dhe përfaqësuesit e agjencioneve të sigurisë në Qendër; nga Policia e Kosovës nënkolonel Driton Zabërgja,  nga Departamenti i Emergjencave Rrahman Sefedini, nga Shërbimi Korrektues Tahir Krasniqi si dhe nga Bekim Mehmetaj nga Dogana e Kosovës.
Kryeshefi z.Ahmeti e informoi komandantin z.Chaxel për punët, aktivitetet  dhe prioritetet që ka Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.Gjatë takimit, kryeshefi z.Ahmeti dhe komandanti z.Chaxel folën për të gjitha çështjet  që  janë në kompetencë të QKZPEZH-i. Duke iu uruar mirëseardhje, kryeshefi z.Ahmeti vizitën e delegacionit të KFOR-it e ka vlerësuar shumë lart.“Vizita e juaj është shumë e rëndësishme në frymën e bashkëpunimit, bashkëpunim ky i cili do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, tha Ahmeti. Z.Ahmeti tha se  Qendra vazhdimisht ka pasur mbështetje nga organizata ndërkombëtare në fushat e ndryshme, e në mesin e tyre edhe KFOR-i, i cili ka dhënë një kontribut të veçantë në ngritjen e kapacitetit të Qendrës.Ndërsa, komandanti i Batalionit Shumëkombësh të KFOR-it në veri z.Kolonel Chaxel, tha se KFOR-i ka përkrahur dhe do të vazhdojë ta përkrahë qendrën edhe në të ardhmen. Në fund të takimit ata bënë një vizitë rreth objekteve të QKSPEZH-it për t’u njoftuar me infrastrukturën dhe me disa nga pajisjet me të cilat trajnohen zyrtarët e Agjencioneve të sigurisë publike.

Lexo më shumë
Sot u Certifikuan pjesëtaret e DME-së nga Shqipëria dhe Kosova
Sot u Certifikuan pjesëtaret e DME-së nga Shqipëria dhe Kosova

Vushtrri, 23 prill ’10- Pas një trajnimi dy javorë të mbajtur në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim sot u certifikuan 10 pjesëtaret e  Departamentit të Emergjencave nga Republika e Shqipërisë si dhe 26 nga Kosova.  Në ceremoninë e certifikimit e cila u mbajt në fshatin  Studime të Vushtrrisë të pranishëm ishin Ministri i Punëve të Brendshme  Bajram Rexhepi, drejtori i Departamentit të Emergjencave Fadil Kodra,  Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim Sheremet Ahmeti, përfaqësues nga ambasada e Shqipërisë si dhe përfaqësues nga  OSBE-ja.
Ministri i Punëve të Brendshme z. Bajram Rexhepi në fjalimin  e tij gjatë kësaj ceremonie premtoj se do të angazhohet maksimalisht që të krijoj kushte edhe më të mira për trajnuesit e emergjencave. Ai tha se  sfidat me të cilat ballafaqohemi si mungesa e pajisjeve të mjaftueshme, zhvillimi i  trajnimeve të avancuara, permisimi  i kushteve te punës, duhet të adresohen me urgjencë në mënyrë që të arsyetohen pritjet e qytetareve të vendit.  “Në realizimin e përgjegjësive dhe prioriteteve tona të përbashkëta do ta keni mbështetjen time të pa rezervë.Tashmë kemi kompletuar infrastrukturën ligjore ndërkohë jemi duke punuar në themelimin e agjencisë për reagimin emergjent si mekanizëm ekzekutivë në kuadër te Ministrisë së Punëve të Brendshme’’, tha ministri Rexhepi.Ministri Rexhepi është shprehur i kënaqur që marrëveshja për bashkëpunim në aspektin e politikë-bërjes mes të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës dhe asaj të Republikës së Shqipërisë  është duke u realizuar. Ndërsa Kryeshefi Ekzekutiv i QKSPEZH-it, Shermet Ahmeti  është shprehur i kënaqur që në këtë  Qendër, trajnimin bazikë për zjarrëfikje dhe shpëtim e kanë kryer  26 pjesëtarë të DME-së nga Kosovës dhe 10 pjesëtarë nga Shqipëria. “Për Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim kjo është një kënaqësi dhe nder, pasi që kjo në njërën anë do t’i kontribuojë zhvillimit të mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve  dhe në anën tjetër shpie kah objektivat e QKSPEZH-it që në të ardhmen të jetë një qendër trajnues për tërë rajonin tonë për pjesëtarët e agjencive të sigurisë publike”, tha z.Ahmeti.Ndërkaq shefi i Departamentit të Emergjencave në kuadër të QKSPEZH-it,Rrahman Sefedini, tha se pjesëmarrësit e emergjencave nga Shqipëria u trajnuan duke u bazuar në planë programet mësimore të aprovuara para njësisë së akreditimit në QKZPEZH.  Ai tha se këta pjesëmarrës janë trajnuar duke i respektuar të gjitha rregullat dhe standardet taktiko -zjarrfikës të Republikës së Kosovës. Gjithashtu pjesëmarrësit në këtë ceremoni vlerësuan lartë punën dhe angazhimin që bëhet në QKSPEZH.  Pjesëmarrësit e trajnimit të të dyjave shteteve demonstruan ushtrime të përbashkëta për zjarrëfikje dhe shpëtim. Në fund ceremonisë   ministri z.Rexhepi  shpërndau certifikatat pjesëmarrësve të trajnimit.

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës