}

NewsArticle

07/04/2010

Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim do të diplomoj gjenerata e 40-të e zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës

Vushtrri 8, prill ‘10- Të shtunën, me datë 10 prill ‘10 në ora 11:00, në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim do të mbahet ceremonia e Diplomimit e gjeneratës së 40-të  e  zyrtarëve policorë, (kadetë) të policisë  së Kosovës.
Të pranishëm në ceremoninë e Diplomimit do të jenë zyrtarë nga Ministria e Punëve të Brendshme, nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, Zyrtar Policorë të Rajoneve të ndryshme, nga KFOR-i,  EULEX-i, OSBE, ICITAP  si dhe familjarë të zyrtarëve Policorë të Policisë së Kosovës të gjeneratës së 40-të.

Ftohen mediat që të jenë prezentë në ceremoninë e Diplomimit.
 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Shkolla  e Sektorit  të Sigurisë  për Gazetarë vizitoi Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim
Shkolla e Sektorit të Sigurisë për Gazetarë vizitoi Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim

Vushtrri, 31 mars’10 - Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), sot e vizituan  studentët nga Shkolla e Sektorit të Sigurisë për Gazetarë, projekt i Qendrës së Kosovës për Studime të Sigurisë.

Studentët ishin nga Kosova dhe  vendet e ndryshme të rajonit.

Kryeshefja Ekzekutive e Qendrës znj. Taibe Canolli i njoftoi studentet se si funksionon QKSPEZH-i.


Po ashtu studentet u njoftuan nga znj. Canolli për të gjitha trajnimet të cilat mbahen në Qendër nga katër Agjencionet e Sigurisë Publike, siç janë Policia  e Kosovës (PK), Departamenti i Menaxhimit të Emergjencave (DME), Shërbimi Korrektues (SHK), dhe Dogana e Kosovës (DK).

Znj. Canolli gjithashtu  para studenteve ka folur edhe për sukseset, objektivat dhe të arriturat e Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.

Në fund të kësaj vizite studentet vizituan objektet e Qendrës si dhe disa nga pajisjet me të cilat trajnohet pjestarët e Agjencioneve të Sigurisë Publike.  

Lexo më shumë
DIPLOMOI GJENERATA E 40-të E POLICISË  SË KOSOVËS
DIPLOMOI GJENERATA E 40-të E POLICISË SË KOSOVËS

 
Vushtrri, 10 prill ‘10 - Pas një trajnimi të modifikuar 12 javor, në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPZH) sot  diplomoi gjenerata e 40-të e zyrtarëve të rinj të Policisë së Kosovës. Kjo gjeneratë numëron 80 pjesëtarë, të cilët u trajnuan me planprogramin e dizajnuar në bazë të standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe sundim të ligjit.

Në ceremoni e diplomimit morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme (MPB), z.Bajram Rexhepi,  zv/drejtori i Policisë së Kosovës (PK), Atifete Jahjaga, u.d e Kryeshefit Ekzekutiv të QKSPEZH-it, Taibe Canolli si dhe përfaqësues të OSBE-së dhe KFOR-it.

Pjesëmarrësit në këtë ceremoni kanë vlerësuar lartë punën  e Policisë së Kosovës duke kërkuar nga ta që të shërbejnë në mënyrë të barabartë për gjithë qytetarët e vendit, pa dallime.

Ministri i Punëve të Brendshme, z.Bajram Rexhepi tha se  Policia e Kosovës vazhdon të jetë institucioni me i besueshëm për qytetarët e vendit andaj sipas tij përgjegjësia është edhe me e madhe.

“Në vazhdën e ngritjes së kapaciteteve dhe angazhimeve në përputhje me obligimet që dalin nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës, legjislacioni në fuqi dhe prioritetet e Qeverisë së Kosovës, Policia e Kosovës po vazhdon me reformimin e saj duke zhvilluar planin zhvillimor strategjik, ristrukturimin organizativ, rialokimin e resurseve, sistemin e ri të pagave që pa dyshimin do të ndikojnë në përmirësimin e performances së Policisë së Kosovës, duke ngritur efikasitetin dhe efektivitetin në punë”, tha ministrit i Punëve të Brendshme z.Rexhepi.
Ministri Rexhepi tha se sundimi i ligjit dhe Siguria Publike janë ndër parakushtet themelore për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit tonë.

Ministri z.Rexhepi gjatë ceremonisë duke folur në emër të Qeverisë së Kosovës ka shprehur përkushtimin e tij për zbatimin e platformës zero tolerancë kundër krimit.

“Ne kemi vullnetin politikë por edhe mekanizmat e nevojshëm institucional për të forcuar sundimin e ligjit në vend”, tha z.Rexhepi. 
Ndërkaq zv/drejtori i Policisë së Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë fjalimit të saj ka shfaqur shpresën e saj se gjenerata e sa po diplomuar do ta kryejnë punën e tyre konform rregullave.
“Policia e Kosovës do të vazhdojë të jetë profesionale në punën e tyre”, tha Jahjaga.
Ndërsa, zëdhënësi i gjeneratës së 40- të policisë tha se “do të japim maksimumin në përkushtimin ton, që t’i mbrojmë të drejtat e qytetarëve, pa dallim etnie, race apo gjinie duke u bazuar dhe zbatuar me përpikëri ligjet e Republikës së Kosovës”.


Pas shpërndarjes së diplomave, kapitenët e klasave dorëzuan flamujt të cilët simbolizonin të arriturat akademike, disiplinën si dhe arritjet në të gjitha lëmit përgjatë 3 mujorit të  trajnimit. Këta flamuj iu dorëzuan drejtorit të  Drejtoratit për Trajnime Mandatorë, nënkolonel Driton Zabërgja.

 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës