}

NewsArticle

16/03/2010

Shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon vizitoi Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim

Vushtrri, 16 mars - Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, z. Yves de Kermabo, sot vizitoi Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) ku u pritë nga u.d e Kryeshefit Ekzekutiv, znj.Taibe Canolli, drejtori i Administratës dhe Logjistikës z. Halim Shala, drejtori për Përkrahje Programore z.Ali Bajgora, Agjencionet si dhe stafi menaxhues i Qendrës.

Gjatë takimit, drejtoresha, znj. Canolli, dhe z. Kermabon, shef i misionit evropian për sundimin e  ligjit-EULEX, diskutuan për çështjet që janë në kompetencë të QKSPEZH-it. Drejtoresha znj. Canolli e njoftoi z. Kermabon për gjitha çështjet, aktivitetet, konceptin, vizionin e Qendrës,  fazën e tranzicionit,  akreditimit, legjislacionit , trajnimet, sukseset, objektivat dhe të arriturat  e Qendrës.


Drejtoresha znj Canolli vizitën e z. Kermabo bërë Qendrës së Kosovës për Siguri Publike e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme. Znj Canolli tha se bashkëpunimi mes Qendrës dhe misionit të EULEX-it është mjaftë i rëndësishëm sepse i kontribuon fuqizimit të raporteve në fushën e sigurisë.

Ndërsa shefi i misionit të EULEX-it, z.Yves de Kermabon tha se qëllimi i vizitës së tij në Qendrën për Siguri Publike ka qenë që të njoftohet me për së afërmi me punën dhe aktivitet e kësaj Qendre. Ai tha se bashkëpunimi mes EULEX-it dhe Qendrës do të vazhdojë edhe në të ardhmen përmes ekspertëve të fushës së sigurisë. 
 
Në fund të takimit shefi i misionit të EULEX-it z. Kermabo është ndarë i kënaqur me punën që është  duke u bërë në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, sepse ai tha trajnimet që kryhen në këtë Qendër i kontribuojnë sigurisë jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Shefi i Misionit te EULEX-it  z. Yves De Kermabon do ta vizitoj sot Qendrën e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim
Shefi i Misionit te EULEX-it z. Yves De Kermabon do ta vizitoj sot Qendrën e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim

Vushtrri,16 mars ’10-Udhëheqësi i Misionit të EULEX-it, z. Yves De Kermabon me delegacionin përcjellës sot rreth orës 15:00 h do ta vizitoj Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim. 

Delegacioni do të pritet nga u.d e Kryeshfit Ekzekutiv znj. Taibe Canolli.
 

Lexo më shumë
Në QKSPEZH u mbajt ceremonia e kursit “Hetimi i vendit të ngjarjes pas eksplodimit”
Në QKSPEZH u mbajt ceremonia e kursit “Hetimi i vendit të ngjarjes pas eksplodimit”

Vushtrri, 26 mars ‘10 -  Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), sot u mbajt ceremonia e certifikimit të 18 pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të cilët përfunduan më sukses kursin, “Hetimi i vendit të ngjarjes pas eksplodimit”, kursi është mbështetur nga  shteti turk. Po ashtu ky trajnim është përkrahur edhe nga asistentët e njësitit të bombave të Policisë së Kosovës. 

Në ceremoni e certifikimit të pranishëm ishin udhëheqësi i Divizionit të Lindërshipit, Abaz Ahmeti, nënkolonel Driton Zabërxha, instruktorët turk dhe stafi menaxhues i Qendrës.

\"\"

Drejtori i Divizionit të Lidërshipit, Abaz Ahmeti, duke folur në emër të Kryeshefit  Ekzekutiv të QKSPEZH-it,  znj. Taibe Canollit, është shprehur i bindur se policët të cilët kanë përfunduar këtë trajnim do të jenë në gjendje ti kryejnë detyrat e tyre në mënyrë më profesionale.

“Ngritja e kapaciteteve të agjencioneve të sigurisë publike për Qendrën tonë në veçanti për institucionet e Kosovës në përgjithësi kanë një rëndësi të veçantë, prandaj falënderoj shtetin turk e në veçanti instruktorët e shteti të Turqisë për kontributin e tyre dhënë në këtë trajnim”, tha Abazi.
 
Ndërsa nënkoloneli, Drtion Zabërxha, theksoj se mbajtja e këtij trajnim është mjaftë i rëndësishëm sepse i kontribuon zhvillimit, profesionalizimit të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Gjatë ceremonisë që  u mbajt në QKSPEZH, Zabërxha tha se trajnimet e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Turqisë do të vazhdojnë edhe ne të ardhmen.

Në fund të ceremonisë shteti turk përveç që ka mbështetur kursin “Hetimi i vendit të ngjarjes pas eksplodimit” pjesëtarëve të Policisë së Kosovës iu dhuroj një donacion pajisje për hetime në vendin e ngjarjes. 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës