}

NewsArticle

22/04/2010

Nesër Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim do ta vizitojë Komandanti i Batalionit Shumëkombësh veri i KFOR-it Kolonel Chaxel.

Vushtrri, 21 prill ’10- Nesër  Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim do ta vizitojë Komandanti i Batalionit Shumëkombësh veri i KFOR-it Kolonel Chaxel. Delegacioni në Qendër do të arrijë në ora 14:00 . Delegacioni i KFORI-it do të takohet  me u.d. Kryeshefin Ekzekutiv, Z.Sheremet Ahmetin.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Pjesëtaret  e DME-së nga Shqipëria trajnohen në QKSPEZH
Pjesëtaret e DME-së nga Shqipëria trajnohen në QKSPEZH

Vushtrri,12 prill ’10-  Sot  në Qendrën  e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), dhjetë pjesëtarë të Departamenti të Emergjencave  nga Shqipëria filluan trajnimi bazik për zjarrfikje dhe shpëtim, trajnim i cili do të zgjasë dy javë.

Departamenti i Menaxhimit të Emergjencave të Kosovës (DME) i cili funksionon në kuadër të QKSPEZH-it do tu mundësoj këtyre pjesëtarëve që të përfitojnë njohuri të shumta në lëmin e emergjencave.

Duke iu dëshiruar mirëseardhje këtyre pjesëmarrësve, drejtori i Përgjithshëm i Departamentit të Menaxhimit të Emergjencave z. Fadil Kodra si dhe drejtori për Përkrahje Programore në Qendër z. Ali Bajgora  janë ndjerë të previligjuar që për herë të parë pjesëtarë të DME-së nga Shqipëria ndjekin trajnimin në QKSPEZH.

Lexo më shumë
Komandanti i Batalionit Shumëkombësh të KFOR-it në veri z.Kolonel Chaxel vizitoi QKSPEZH-in
Komandanti i Batalionit Shumëkombësh të KFOR-it në veri z.Kolonel Chaxel vizitoi QKSPEZH-in

Vushtrri, 22 prill ’10 -  Kryeshefi Ekzekutiv në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), z.Sheremet Ahmeti priti sot në një takim komandantin e Batalionit Shumëkombësh të KFOR-it në veri z.Kolonel Chaxel.Delegacioni i KFOR-it u prit nga drejtori për Përkrahje Programore, Ali Bajgora, nga udhëheqësi i Divizionit të Lidershipit Abaz Ahmeti, Dukagjin Dinaj nga Zyra Ligjore,si dhe përfaqësuesit e agjencioneve të sigurisë në Qendër; nga Policia e Kosovës nënkolonel Driton Zabërgja,  nga Departamenti i Emergjencave Rrahman Sefedini, nga Shërbimi Korrektues Tahir Krasniqi si dhe nga Bekim Mehmetaj nga Dogana e Kosovës.
Kryeshefi z.Ahmeti e informoi komandantin z.Chaxel për punët, aktivitetet  dhe prioritetet që ka Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.Gjatë takimit, kryeshefi z.Ahmeti dhe komandanti z.Chaxel folën për të gjitha çështjet  që  janë në kompetencë të QKZPEZH-i. Duke iu uruar mirëseardhje, kryeshefi z.Ahmeti vizitën e delegacionit të KFOR-it e ka vlerësuar shumë lart.“Vizita e juaj është shumë e rëndësishme në frymën e bashkëpunimit, bashkëpunim ky i cili do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, tha Ahmeti. Z.Ahmeti tha se  Qendra vazhdimisht ka pasur mbështetje nga organizata ndërkombëtare në fushat e ndryshme, e në mesin e tyre edhe KFOR-i, i cili ka dhënë një kontribut të veçantë në ngritjen e kapacitetit të Qendrës.Ndërsa, komandanti i Batalionit Shumëkombësh të KFOR-it në veri z.Kolonel Chaxel, tha se KFOR-i ka përkrahur dhe do të vazhdojë ta përkrahë qendrën edhe në të ardhmen. Në fund të takimit ata bënë një vizitë rreth objekteve të QKSPEZH-it për t’u njoftuar me infrastrukturën dhe me disa nga pajisjet me të cilat trajnohen zyrtarët e Agjencioneve të sigurisë publike.

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës