}

NewsArticle

03/08/2010

Ekspertet e sigurisë nga Hungaria vizitojnë QKSPEZH

Vushtrri, 03 gusht 2010- Nesër  në ora 9:00, Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) do ta vizitoj një delegacion i ekspertëve të sigurisë nga Hungaria i kryesuar nga kolonel  z.Lazlo Szedres. Ekspertet e sigurisë nga Hungaria do të  pritën nga Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës z. Sheremet  Ahmeti si dhe  zyrtar të lartë të Qendrës.

Ftohen mediat që ta përcjellin këtë takim.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Përfundoi trajnimi “Aksidentet e komunikacionit rrugor dhe siguria në rrugë”
Përfundoi trajnimi “Aksidentet e komunikacionit rrugor dhe siguria në rrugë”

Vushtrri, 23 korrik ’10 – Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), përfundoi  trajnimi “Aksidentet e komunikacionit  rrugor dhe siguria në rrugë”, trajnim ky i organizuar për pjesëtarët e Agjencionit të Menaxhimit dhe Emergjencave (AME). Në këtë trajnim i cili është udhëhequr nga Agjencioni Internacional i Emergjencave të Francës kanë marrë pjesë njëmbëdhjetë zjarrfikës nga dhjetë Brigada Zjarrfikëse të Republikës së Kosovës. Qëllimi i mbajtjes së këtij trajnimi nga Agjencioni Internacional i Emergjencave të Francës ka qenë bartja e përvojave  të tyre tek pjesëtarët e emergjencave në Kosovë.
Në ceremoninë e certifikimit morën pjesë drejtori i Administratës dhe Logjistikës z. Halim Shala, drejtori për Përkrahje Programore z. Ali Bjagora, zyrtari i Lartë për Gatishmëri të Emergjencave Alush Beqiri, si dhe Rrahman Sefedini nga Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave në qendër. Duke vlerësuar lartë mbajtën e këtij trajnimi, pjesëmarrësit vlerësuan se ky trajnim pjesëtarëve të emergjencave  do t’iu ndihmoi  që punën e tyre ta kryejnë në mënyrën sa më efikase.
Drejtori për Përkrahje Programore, z.Ali Bajgora duke përshëndetur të pranishmit, ka vlerësuar se mbajtja e këtij trajnimi është ngjarje shumë e rëndësishme për Qendrën e në theks të veçantë për Agjencionin e Menaxhimit të Emergjencave.
Zyrtari i Lartë për Gatishmëri të Emergjencave, z.Alush Beqiri ka shfaqur shpresën se pjesëmarrësit e këtij trajnimi ka fituar njohuri dhe shkathtësi të cilat do t’ju ndihmojë në kryerjen e punës së tyre.
“Ju jeni ata që keni marrë njohuri dhe shkathtësi të cilat do të jenë në interes të menaxhimit të emergjencave për qytetarët e Kosovës”, tha Beqiri.
Pjesëmarrësit e këtij trajnimi u ndan të kënaqur me mbarëvajtjen e këtij trajnimi të cilët falënderuan Qendrën për kontributin e dhënë në mbajtjen e këtij trajnimi.
Në fund të ceremonisë pjesëmarrësve të trajnimit ju shpërndan certifikatat.
 

Lexo më shumë
 Filloi trajnimi për shuarjen e zjarreve malore dhe fushore
Filloi trajnimi për shuarjen e zjarreve malore dhe fushore

Vushtrri ,18 gusht ‘10- Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH),  Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave (AME), sot për herë të parë organizon trajnimin  për Shuarjen e Zjarreve Malore dhe Fushore.
 Ky trajnim u organizua duke u bazuar në kërkesat e Brigadave zjarrfikëse dhe temperaturat e larta që janë  duke mbretëruar në Kosovë, më qëllim të ruajtjes së pasurisë shtetërore dhe asaj private. Në këtë trajnim do të marrin pjesë zjarrfikës nga gjashtë Komuna të Republikës së Kosovës. Trajnimi për Shuarjen e Zjarreve Malore dhe Fushore zgjat dy  ditë.
 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës