}

NewsArticle

30/03/2011

Komandanti i KFOR-it Gjeneral Major z. Erhard Bühler viziton Qendrën e Kosovës për Siguri Publike

Vushtrri, 30 mars 2011- Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim nesër  në ora 16:00 do ta vizitoj  komandanti i KFOR-it Erhard Bühler.
Delegacioni do të pritet nga Kryeshefi Ekzekutiv z. Sheremet Ahmeti dhe menaxhmenti i lartë i Qendrës. Gjatë këtij takimi delegacioni do të informohet me shumë më punën, trajnimet dhe aktivitetet tjera të cilat zhvillohen në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.
Ftohen mediat që ta përcjellin këtë takim.

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Shefi i Komponentës të Policisë së EULEX-it vizitoi Qendrën e Kosovës për Siguri Publike
Shefi i Komponentës të Policisë së EULEX-it vizitoi Qendrën e Kosovës për Siguri Publike

Vushtrri, 17 mars 2011- Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim z. Sheremet Ahmeti priti në takim një delegacion  nga misioni i EULEX-it në Kosovë i udhëhequr nga shefi i Komponetës të Policisë së EULEX-it z. Udo Moeller.
Z. Ahmeti fillimisht i përshëndeti delegacionin e më pas i informoi me punën, aktivitetet, trajnimet të cilat mbahen në Qendër nga katër Axhencionet e sigurisë publike si Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës, Axhencioni i Menaxhimit të Emergjencave si dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Gjithashtu z. Ahmeti foli edhe për fazat të cilat po kalon tani qendra si në proceset e akreditimit, certifikimit  si dhe synimet e saj që në një të ardhme te afërt Qendra të bëhet  me arsimim të lartë,  kryesisht në fushën e sigurisë.
“Qëllimi ynë është që qendra të marrë karakter regjional në Evropën Juglindore, për studime në fushën e sigurisë publike pasi që këtu shumë pjesëtarë  që i përkasin fushës së sigurisë nga vendet e rajoni si nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi etj kanë përfunduar trajnimet”, tha z. Ahmeti.
Kryeshefi z.Ahmeti falënderoi të gjitha misionet ndërkombëtare për kontributin e dhënë në fushën e sigurisë e në mesin e tyre edhe misionin e Bashkimit Evropian EULEX-in.
Ai shprehu bindjen se Qendra e Kosovës për Siguri Publike dhe  EULEX-i do ta vazhdojnë bashkëpunimin edhe në të ardhmen.
Ndërsa shefi i Komponetës të Policisë së EULEX-it z. Udo Moeller tha se qëllimi i vizitës së tij në Qendrën për Siguri Publike ka qenë që të informohet më për se afërmi  me punën, trajnimet  dhe aktivitete që kryhen në këtë institucion. Ai tha se bashkëpunimi mes EULEX –it dhe Qendrës do të vazhdoj edhe në të ardhmen.
Në fund të takimit ata bënë edhe një vizitë të gjitha objekteve të Qendrës.
 

Lexo më shumë
Zëvendës Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Edward Joseph vizitoi QKSPEZH-in
Zëvendës Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Edward Joseph vizitoi QKSPEZH-in

Vushtrri, 31 mars ’11 –Zëvendës ambasadori i misionit të OSBE-së në Republikën e Kosovës  z.Edward Joseph sot vizitoi Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) ku u  prit nga Kryeshefi Ekzekutiv z.Sheremet Ahmeti si dhe nga përfaqësuesit e agjensioneve të sigurisë publike.
Kryeshefi Ahmeti  gjatë takimit më zv/ambasadorin Joseph prezantoi disa nga objektivat dhe prioritete e Qendrës të cilat ka për qëllim ti realizoj gjatë këtij viti. Duke prezantuar të arriturat e qendrës për vitin që i lamë pas, kryeshefi Ahmeti e informoi ambasadorin për punën, aktivitetet, trajnimet të cilat mbahen në Qendër nga katër Agjencionet e sigurisë publike si Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës, Agjensioni i Menaxhimit të Emergjencave dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës. Gjithashtu z.Ahmeti e njoftoi zëvendës ambasadorin Joseph se në QKSPEZH  përveç pjesëtarëve të sigurisë publike të Kosovës trajnohen edhe pjesëtarë të agjensioneve të sigurisë të vendeve të rajonit.
Z.Ahmeti tha se bashkëpunimi i  ngushtë me misionin e OSBE-së ka bërë që QKSPEZH të jetë një ndër qendrat më të njohura jo vetëm brenda Republikës së Kosovës, por edhe jashtë sajë. Gjatë takimit z.Ahmeti ka folur edhe për procesin e akreditimit të QKSPEZH-it. Më këtë rast kryeshefi Ahmeti ka shprehur vullnetin që bashkëpunimi mes Qendrës për Siguri Publike dhe misioni të OSBE-së të vazhdojë edhe me tutje.
“Pasi që Qendra për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim është në procesin e akreditimit, ndihma e misionit të OSBE-së është me së e nevojshme”, tha kryeshefi Ahmeti.
Ndërsa zëvendës ambasadori i misionit të OSBE-së në Kosovë, Edward Joseph duke shprehur gatishmërinë e tij për përkrahjen të vazhdueshme tha se Qendra për Siguri Publike është një institucion mjaftë i rëndësishme në Kosovë.
“Të gjithë e dimë se themeli i shtetit është zbatimi i  ligjit dhe si pjesë kryesor e saj janë policia dhe pa trajnime të duhura nuk kemi as polici të duhur”, tha Joseph.
Joseph tha se OSBE është e gatshme të jap përkrahje të vazhdueshme për Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim edhe në të ardhmen.
Në fund të takimit ata bënë një vizitë ambienteve të qendrës dhe disa nga pajisjet me të cilat trajnohen pjesëtaret e agjensioneve të sigurisë publike.

 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës