}

NewsArticle

31/03/2011

Zëvendës Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Edward Joseph vizitoi QKSPEZH-in

Vushtrri, 31 mars ’11 –Zëvendës ambasadori i misionit të OSBE-së në Republikën e Kosovës  z.Edward Joseph sot vizitoi Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) ku u  prit nga Kryeshefi Ekzekutiv z.Sheremet Ahmeti si dhe nga përfaqësuesit e agjensioneve të sigurisë publike.
Kryeshefi Ahmeti  gjatë takimit më zv/ambasadorin Joseph prezantoi disa nga objektivat dhe prioritete e Qendrës të cilat ka për qëllim ti realizoj gjatë këtij viti. Duke prezantuar të arriturat e qendrës për vitin që i lamë pas, kryeshefi Ahmeti e informoi ambasadorin për punën, aktivitetet, trajnimet të cilat mbahen në Qendër nga katër Agjencionet e sigurisë publike si Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës, Agjensioni i Menaxhimit të Emergjencave dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës. Gjithashtu z.Ahmeti e njoftoi zëvendës ambasadorin Joseph se në QKSPEZH  përveç pjesëtarëve të sigurisë publike të Kosovës trajnohen edhe pjesëtarë të agjensioneve të sigurisë të vendeve të rajonit.
Z.Ahmeti tha se bashkëpunimi i  ngushtë me misionin e OSBE-së ka bërë që QKSPEZH të jetë një ndër qendrat më të njohura jo vetëm brenda Republikës së Kosovës, por edhe jashtë sajë. Gjatë takimit z.Ahmeti ka folur edhe për procesin e akreditimit të QKSPEZH-it. Më këtë rast kryeshefi Ahmeti ka shprehur vullnetin që bashkëpunimi mes Qendrës për Siguri Publike dhe misioni të OSBE-së të vazhdojë edhe me tutje.
“Pasi që Qendra për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim është në procesin e akreditimit, ndihma e misionit të OSBE-së është me së e nevojshme”, tha kryeshefi Ahmeti.
Ndërsa zëvendës ambasadori i misionit të OSBE-së në Kosovë, Edward Joseph duke shprehur gatishmërinë e tij për përkrahjen të vazhdueshme tha se Qendra për Siguri Publike është një institucion mjaftë i rëndësishme në Kosovë.
“Të gjithë e dimë se themeli i shtetit është zbatimi i  ligjit dhe si pjesë kryesor e saj janë policia dhe pa trajnime të duhura nuk kemi as polici të duhur”, tha Joseph.
Joseph tha se OSBE është e gatshme të jap përkrahje të vazhdueshme për Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim edhe në të ardhmen.
Në fund të takimit ata bënë një vizitë ambienteve të qendrës dhe disa nga pajisjet me të cilat trajnohen pjesëtaret e agjensioneve të sigurisë publike.

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Komandanti i KFOR-it Gjeneral Major z. Erhard Bühler viziton Qendrën e Kosovës për Siguri Publike
Komandanti i KFOR-it Gjeneral Major z. Erhard Bühler viziton Qendrën e Kosovës për Siguri Publike

Vushtrri, 30 mars 2011- Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim nesër  në ora 16:00 do ta vizitoj  komandanti i KFOR-it Erhard Bühler.
Delegacioni do të pritet nga Kryeshefi Ekzekutiv z. Sheremet Ahmeti dhe menaxhmenti i lartë i Qendrës. Gjatë këtij takimi delegacioni do të informohet me shumë më punën, trajnimet dhe aktivitetet tjera të cilat zhvillohen në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.
Ftohen mediat që ta përcjellin këtë takim.

 

Lexo më shumë
Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Erhard Bühler, vizitoi Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim
Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Erhard Bühler, vizitoi Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim

Vushtrri, 31 mars 2011- Komandanti i KFOR-it, Gjenerali Erhard Bühler, vizitoi Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH). Kjo ishte mbledhja e parë e një Gjenerali Komandues të KFOR-it me stafin dhe studentët e këtij institucioni. Për Gjeneralin Bühler kjo ka qenë një ngjarje e rëndësishme në kontekst të politikës së NATO-s dhe KFOR-it për të dorëzuar me sukses përgjegjësitë për siguri dhe rend publik tek Policia e Kosovës (PK).
Gjenerali Bühler është mirëpritur nga shefi ekzekutiv i Qendrës, Gjeneral Sheremet Ahmeti dhe stafi i tij. Komandanti i KFOR-it është informuar rreth detyrave të këtij institucioni të sigurisë, organizimin e tij dhe sistemet e ndryshme të trajnimeve në një mbledhje në katër sy me shefin ekzekutiv, në një mbledhje informative të organizuar nga stafi, ligjëruesit dhe instruktorët e këtij institucioni, e gjithashtu gjatë bisedave me të trajnuarit nga policia.
QKSPEZH është një agjenci ekzekutive e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ajo është përgjegjëse për të siguruar standarde profesionale të bazuara në kompetencat e dhëna për edukim dhe trajnim për anëtarët e agjencive për siguri publike. Ato janë Policia e Kosovës, Shërbimi Korrektues i Kosovës, Doganat e Kosovës dhe Agjencia për Menaxhimin e Situatave Emergjente. Edukimi modern i anëtarëve të këtyre agjencive për siguri publike në kontekstin e sundimit të ligjit është një parakusht për zhvillimin dhe krijimin e një demokracie moderne dhe për siguri të qëndrueshme në Kosovë. Formimi i personelit të sigurisë përcjellë linjat e standardeve të pranuara ndërkombëtarisht. Çdo vit rreth 13 000 student ndjekin kurse apo ligjërata në këtë shkollë. Ajo është e ndarë në katër departamente: Programi për mbështetje, Logjistikë dhe administrim, trajnime për policë, planifikim dhe marrëdhënie të jashtme.
Gjeneral Bühler ishte i mahnitur me standardet dhe performancën e qendrës në përgjithësi dhe trajnimin e policisë në veçanti. Ai ka theksuar se KFOR-i është ende i fortë dhe me strukturën e re të kësaj force paqësore të NATO-s, efikasiteti, fleksibiliteti dhe lëvizshmëria e njësiteve të saj është rritur. Ushtarët ndërkombëtar nën komandën e tij janë jashtëzakonisht profesional dhe të përkushtuar për të ofruar një ambient të qetë dhe të sigurt çdo kund në Kosovë. Edhe pse situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe stabile KFOR-i është i gatshëm që të ndërmarrë veprime kundër kërcënimeve kurdo dhe kudo që të jetë e nevojshme.
Megjithatë në një periudhë afatmesme dhe afatgjate PK duhet të marrë më shumë përgjegjësi nga KFOR-i për të ofruar siguri dhe për të rivënë rend publik në rast nevoje. Për shembull është shumë e rëndësishme që PK do t ‘i ruaj vendet e trashëgimisë kulturore në mesin e tyre edhe disa manastire apo do të ruaj më shumë zona kufitare nga ana e Njësive të Policisë Kufitare. Disa nga këto detyra tashmë janë marrë përsipër nga PK dhe rezultatet janë shumë të mira dhe premtuese.
Komandanti i KFOR-it ka cilësuar performacën dhe profesionalizimin e oficerëve të PK-së si të shkëlqyeshme. Për më tepër ai është mahnitur nga raportet për kapacitetet e njësive speciale të PK-së për kontrollimin e turmave dhe trazirave e cila e ka kryer një ushtrim me Karabinierët Italian të batalionit MSU të KFOR-it. Gjenerali Bühler ka përmbledhur vlerësimin e tij për PK-në: “Të gjithë këta shembuj të punës profesionale të PK-së janë një zhvillim shumë premtues dhe mbështesin përshtypjen time se kjo forcë policore luan një rol kyç për mbrojtjen e qytetarëve të Kosovës dhe bashkë me KFOR-in orojnë një kornizë të sigurisë dhe stabilitetit për zhvillimin politik dhe ekonomik të Kosovës. Qendra për Siguri Publike është shtyllë për këtë performancë të shkëlqyeshme të PK-së. ”Gjeneral Ahmeti falënderoi Komandantin e KFOR-it për vizitën e tij dhe për mbështetjen e KFOR-it ndaj institucioneve të sigurisë në Kosovës, veçanërisht ndaj Policisë. Ai theksoi se: “Bashkëpunimi me KFOR-in është thelbësor për të përmirësuar sigurinë në Kosovë dhe gjithashtu QKSPEZH është e gatshme që të kryejë trajnimet shtesë në zonat e kompetencave të reja të cilat janë duke u transferuar nga KFOR-i tek Policia e Kosovës”.

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës