}

NewsArticle

17/03/2011

Shefi i Komponentës të Policisë së EULEX-it vizitoi Qendrën e Kosovës për Siguri Publike

Vushtrri, 17 mars 2011- Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim z. Sheremet Ahmeti priti në takim një delegacion  nga misioni i EULEX-it në Kosovë i udhëhequr nga shefi i Komponetës të Policisë së EULEX-it z. Udo Moeller.
Z. Ahmeti fillimisht i përshëndeti delegacionin e më pas i informoi me punën, aktivitetet, trajnimet të cilat mbahen në Qendër nga katër Axhencionet e sigurisë publike si Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës, Axhencioni i Menaxhimit të Emergjencave si dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Gjithashtu z. Ahmeti foli edhe për fazat të cilat po kalon tani qendra si në proceset e akreditimit, certifikimit  si dhe synimet e saj që në një të ardhme te afërt Qendra të bëhet  me arsimim të lartë,  kryesisht në fushën e sigurisë.
“Qëllimi ynë është që qendra të marrë karakter regjional në Evropën Juglindore, për studime në fushën e sigurisë publike pasi që këtu shumë pjesëtarë  që i përkasin fushës së sigurisë nga vendet e rajoni si nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi etj kanë përfunduar trajnimet”, tha z. Ahmeti.
Kryeshefi z.Ahmeti falënderoi të gjitha misionet ndërkombëtare për kontributin e dhënë në fushën e sigurisë e në mesin e tyre edhe misionin e Bashkimit Evropian EULEX-in.
Ai shprehu bindjen se Qendra e Kosovës për Siguri Publike dhe  EULEX-i do ta vazhdojnë bashkëpunimin edhe në të ardhmen.
Ndërsa shefi i Komponetës të Policisë së EULEX-it z. Udo Moeller tha se qëllimi i vizitës së tij në Qendrën për Siguri Publike ka qenë që të informohet më për se afërmi  me punën, trajnimet  dhe aktivitete që kryhen në këtë institucion. Ai tha se bashkëpunimi mes EULEX –it dhe Qendrës do të vazhdoj edhe në të ardhmen.
Në fund të takimit ata bënë edhe një vizitë të gjitha objekteve të Qendrës.
 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Në QKSPEZH filloi trajnimi bazë i gjeneratës së 42 të Policisë së Kosovës
Në QKSPEZH filloi trajnimi bazë i gjeneratës së 42 të Policisë së Kosovës

Vushtrri, 14 mars ’11 -  Sot në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) filloi trajnimin bazë gjenerata e 42-të e Policisë së Kosovës. Trajnimi do të zgjas 12 javë dhe marrin pjesë 73 kadetë të rinj.
Nënkolonel z. Driton Zabergja i përshëndeti dhe ju uroi suksese kadetëve të rinj, gjithashtu i njoftoi edhe me rregullat dhe proceduarat e vijimit të mësimeve në Qendër.
Këta kadetë të rinj kanë qenë pjesëtarë të Divizionit të Sigurimit në Policinë e Kosovës detyra e të cilëve ka qenë që të bëjnë sigurimin e objekteve të  institucioneve të Kosovës.

Lexo më shumë
Komandanti i KFOR-it Gjeneral Major z. Erhard Bühler viziton Qendrën e Kosovës për Siguri Publike
Komandanti i KFOR-it Gjeneral Major z. Erhard Bühler viziton Qendrën e Kosovës për Siguri Publike

Vushtrri, 30 mars 2011- Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim nesër  në ora 16:00 do ta vizitoj  komandanti i KFOR-it Erhard Bühler.
Delegacioni do të pritet nga Kryeshefi Ekzekutiv z. Sheremet Ahmeti dhe menaxhmenti i lartë i Qendrës. Gjatë këtij takimi delegacioni do të informohet me shumë më punën, trajnimet dhe aktivitetet tjera të cilat zhvillohen në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.
Ftohen mediat që ta përcjellin këtë takim.

 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës