}

NewsArticle

25/02/2011

Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Songul Ozan vizitojë QKSPEZH-in

Vushtrri, 25 shkurt ’11 - Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), sot e vizitojë ambasadorja e Republikës së Turqisë në Prishtinë, znj. Songul Ozan e shoqëruar nga sekretari i dytë i kësaj Ambasade, z. Emre Ozan. Delegacioni turk u prit nga Kryeshefi Ekzekutiv, z.Sheremet Ahmeti,  drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z.Reshat Maliqi si dhe nga përfaqësuesit e agjensioneve të sigurisë publike në Qendër. Fillimisht kryeshefi Ekzekutiv i uroj mirëseardhje ambasadores Ozan. Gjatë një takimi z.Ahmeti e njoftoi ambasadoren turke për të gjitha trajnimet që mbahen nga katër agjencionet e sigurisë publike në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim. Ambasadorja Ozan është njoftuar edhe për projektet, të cilat priten të realizohen së shpejti, që kanë të bëjnë me ngritjen e kapaciteteve trajnuese dhe akomoduese në Qendër. Delegacioni turk u informua edhe për konceptin, vizionin, fazën e tranzicionit, akreditimit, legjislacionit, por edhe për sukseset dhe të arriturat e Qendrës së Kosovës për Siguri Publike. “Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike trajnohen pjesëtarë të sigurisë publike jo vetëm nga Republika e Kosovës, por edhe nga vendet e rajonit. Qëllimi ynë është që Qendra të marrë karakter regjional në Evropën Juglindore për studime në fushën e sigurisë publike, pasi këtu ka pasur shumë pjesëtarë të agjencive të sigurisë publike nga vendet e rajonit si Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi”, tha kryeshefi Ahmeti. Më këtë rast kryeshefi Ahmeti ka falënderuar Republikën e Turqisë, popullin dhe qeverinë e saj për angazhimin dhe ndihmën e vazhdueshme që po i bën Kosovës në të gjitha fushat, e posaçërisht në fushën e sigurisë.
Ndërkaq ambasadorja e sapo emëruar e Republikës së Turqisë në Prishtinë, Songul Ozan duke falënderuar menaxhementin e lartë për pritjen që i është bërë ka shprehur bindjen se Turqia do të vazhdoj ta ndihmojë Kosovën në gjitha fushat. Ozan tha se shtetit i saj po vazhdon të bëjë përpjekje që Republika e  Kosovës të njihet nga gjitha vendet e botës. Ambasadorja turke tha se Turqia do ta përkrah Kosovën edhe në fushën e sigurisë.
“Forca e sigurisë në Kosovë është edhe forcë e jona që e gjejmë këtu. Ne Kosovën nuk e shohim si një vend mike, por si një anëtare e familjes tonë, andaj ndihma jonë për Kosovën do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, është shprehu ambasadorja turke Ozan. Edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z.Reshat Maliqi ka falënderuar  Turqinë për kontributin e dhënë në trajnimin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Ai duke përmendur trajnimet e shumta që pjesëtarët e Policisë së Kosovës i mbajnë në Turqi ka shfaqur shpresën se këto trajnime do të vazhdojnë edhe më tutje. Ndryshe më këtë rast Kryeshefi Ekzekutiv, Sheremet Ahmeti, ambasadorja turke Songul Ozan, drejtori i Përgjithshëm të PK-së, Reshat Maliqi kanë marrë pjesë edhe në ceremoninë e certifikimit të pjesëtarëve të policisë të cilët përfunduan më sukses trajnimin  “Hetimet e avancuara kundër terrorizmit”, trajnim ky i organizuar nga misioni i OSBE-së në Kosovë. Gjatë këtij trajnimi kanë ligjëruar ekspertë të fushës së sigurisë nga Republika e Turqisë.
 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Qendrën e Kosovës për Siguri Publike e viziton nesër Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Prishtinë
Qendrën e Kosovës për Siguri Publike e viziton nesër Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Prishtinë

Vushtrri, 24 shkurt ’11 - Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri (QKSPEZH), do ta vizitojë nesër ambasadorja e Republikës së Turqisë në Prishtinë, znj. Songul Ozan e shoqëruar nga sekretari i Dytë i kësaj Ambasade, z. Emre Ozkan, si dhe zyrtarë të Misionit të OSBE-së në Kosovë.

 Delegacioni turk do të takohet me kryeshefin Ekzekutiv të Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, z. Sheremet Ahmeti, ndërsa nga ora 10:30, ky delegacion do të merr pjesë edhe në ceremoninë e diplomimit të pjesëmarrësve në trajnimin \"Hetimet e avancuara kundër terrorizmit\". Ceremonia organizohet në ambientet e Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri.
 

Lexo më shumë
Në QKSPEZH filloi trajnimi bazë i gjeneratës së 42 të Policisë së Kosovës
Në QKSPEZH filloi trajnimi bazë i gjeneratës së 42 të Policisë së Kosovës

Vushtrri, 14 mars ’11 -  Sot në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) filloi trajnimin bazë gjenerata e 42-të e Policisë së Kosovës. Trajnimi do të zgjas 12 javë dhe marrin pjesë 73 kadetë të rinj.
Nënkolonel z. Driton Zabergja i përshëndeti dhe ju uroi suksese kadetëve të rinj, gjithashtu i njoftoi edhe me rregullat dhe proceduarat e vijimit të mësimeve në Qendër.
Këta kadetë të rinj kanë qenë pjesëtarë të Divizionit të Sigurimit në Policinë e Kosovës detyra e të cilëve ka qenë që të bëjnë sigurimin e objekteve të  institucioneve të Kosovës.

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës