Lajmet

Lajmet

Të premten diplomon gjenerata e 42-të e zyrtarëve policor

Vushtrri, 09 qershor ‘11- Të premten në ora 10:00, në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 42 -të  e  zyrtarëve policorë, (kadetë) të policisë  së Kosovës.Të pranishëm në ceremoninë e diplomimit do të jenë Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhpi, Kryeshefi Ekzekutiv i QKSPEZH-it Sheremet Ahmeti, drejtori i Policisë së Kosovës Reshat Maliqi, zyrtar të lartë të KFOR-it,  EULEX-it, OSBE, ICITAP  si dhe familjarë të zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës të gjeneratës së 42-të.

 

Ftohen mediat që të marrin pjesë  në ceremoninë e Diplomimit.

Kolonel Lamplot nga Akademia e Sigurisë në Austri vizitoi QKSPEZH-in

Vushtrri, 07 qershor ’11 - Një delegacion i Akademisë së Sigurisë nga Austria sot vizitoi Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) ku u prit nga menaxhementi i lartë i qendrës. Delegacioni i kryesuar nga kolonel Peter Lamplot dhe Heinz Schneider u njoftuan me të gjitha të arriturat e qendrës, konceptin, vizionin dhe trajnimet të cilat mbahen në Qendër nga gjitha agjencionet si  Policia e Kosovës, Agjencioni për Menaxhimin e Emergjencave, Shërbimit Korrektues dhe Dogana e Kosovës. Gjatë takimit i cili kishte karakter njoftues u bisedua  edhe për format dhe mundësitë e bashkëpunimit bilateral mes Austrisë dhe Kosovës sidomos sa  i përket fushës së sigurisë.Drejtori i Departamentit të Administratës së Përgjithshme, Halim Shala ka shprehur falënderimin e tij për bashkëpunimin e mirë mes QKSPEZH-it dhe Akademisë së Sigurisë në Austri. Shala tha se QSKPEZH është e gatshme që të shkëmbej përvoja me gjitha akademitë policore evropiane.Ndërkaq edhe  kolonel Peter Lamplot gjatë  vizitës së tij në QKSPEZH ka prezantuar plan programin e Akademisë së Sigurisë në Austri dhe mënyrën se si funksionon kjo akademi. Ai më këtë rast ka shprehur gatishmërinë e tij për shkëmbimin e përvojave mes Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim dhe Akademisë së Sigurisë në Austri. Në fund delegacioni nga Austria kanë vizituar e gjithë ambientin e Qendrës.


Filloi trajnimi armët e shkatërrimit në masë

Vushtrri, 06 qershor ’11- Pas trajnimeve të shumta që po mbahen në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim sot filloi trajnimi mbi hetimet  e armëve të shkatërrimit në masë,  trajnim ky i organizuar nga International Criminal Investigative Training Assistance Program (ICITAP). Pjesëmarrësit të cilët vijojnë këtë trajnim janë pjesëtarë të  Policisë së Kosovës, Dogana e Kosovës dhe prokuror. Në këtë trajnim janë duke marrë pjesë edhe pjesëtarë të sigurisë publike nga Republika e Shqipërisë.
 Ligjërues në këtë trajnim janë instruktor të FBI  nga Shtete e Bashkuara të Amerikës.
“Qëllimi i këtij trajnimi është aftësimi dhe profesionalizimi i pjesëtarëve të sigurisë publike në ruajtjen e rendit dhe sigurisë së përgjithshme për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, than pjesëmarrësit. Ky trajnim do të zgjasë një javë.  

Qendrën e Kosovës për Siguri Publike e vizitoi KFOR-i Francez

Vushtrri, 03 qershor ’11-  Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës se Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim z. Ahmeti priti në takim një delegacion nga kontigjenti i KFOR-it Francez i kryesuar nga Komandanti  Kolonel Michel Georges.
Fillimisht z. Ahmeti iu uroi mirëseardhje e më pas i informoi me punën, trajnimet dhe aktivitetet tjera të cilat zhvillohen në Qendër nga katër agjencionet e sigurisë publike në Kosovë. Gjithashtu z. Ahmeti delegacionin e  informoi  edhe për konceptin, vizionin, fazën e tranzicionit, akreditimit, legjislacionit, por edhe për sukseset dhe të arriturat e Qendrës së Kosovës për Siguri Publike.
“Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike trajnohen pjesëtarë të sigurisë publike jo vetëm nga Republika e Kosovës, por edhe nga vendet e rajonit. Qëllimi ynë është që Qendra të marrë karakter regjional në Evropën Juglindore për studime në fushën e sigurisë publike, tha kryeshefi Ahmeti.Kryeshefi Ahmeti  foli edhe për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë  në ngritjen dhe kapacitetet e Qendrës  dy partnerët kryesor OSBE-ja dhe ICITAP.Z.Ahmeti  falënderoi edhe KFOR-in për bashkëpunimin e mirë qe kanë pasur deri me tani në ngritjen e sigurisë së përgjithshme në  Kosovë.

Ndërsa Komandanti i i Kontigjentit të KFOR-it Francez Kolonel Michel Georges falënderoi për pritjen si dhe shprehu bindjen se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen në ruajtjen e rendit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Në fund të takimit delegacioni i KFOR-it bëri edhe një vizitë objekteve dhe pajisjeve me të cilat trajnohen pjesëtaret e sigurisë publike.

 



 

Fëmijët nga Kuvendi Komunal i Pejës vizituan QKSPEZH-in

Vushtrri, 02 qershor ’11 – Një delegacion i fëmijëve pranë Kuvendit Komunal në Pejë sot vizitoi Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim  (QKSPEZH) ku u prit nga stafi i qendrës. Vizita e delegacionit e përbërë prej 15 fëmijëve kishte për qëllim që të njihen me për se afërmi  me ambientin, punën dhe trajnimet që mbahen në QKSPEZH. Fëmijët gjatë kësaj vizite u informuan për të gjitha aktivitetet dhe trajnimet që mbahen nga Policia e Kosovës, Dogana e Kosovë, Agjensioni i Menaxhimit të Emergjencave dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës. Fëmijët patën rastin që të bëjnë pyetje dhe të shprehin interesimin e tyre se si shkon procedura që të behësh pjesëtar i sigurisë publike në Kosovë. Ata vizituan njërën nga  klasat ku zhvillohej mësimi nga pjesëtarët e Policisë së Kosovë dhe parashtruan pyetje të shumta që ishin në interes të tyre. Fëmijët u interesuan edhe për masat që Policia e Kosovës merr për mbrojtjen e të drejtave të tyre.Fëmijët u ndan të kënaqur më vizitën e tyre në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.  


Kryqi i Kuq i Kosovës vizitoi Qendrën e Kosovës për Siguri Publike

Vushtrri, 17 maj 2011- Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) sot e vizitoi sekretarja e Kryqit të Kuq të Kosovës znj. Feride Hyseni. Delegacioni i Kryqit të Kuq të Kosovës u prit nga Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës z. Sheremet Ahmeti dhe menaxhementi i lartë i qendrës. Temë diskutimi në këtë takim ishte nënshkrimi i një memorandumi të përbashkët në ngritjen e bashkëpunimi mes QKSPEZH-it dhe KKK-së. Gjatë takimit të dy palët u ndan të kënaqur dhe shprehen gatishmërinë që ky memorandum të arrihet sa më parë.
 

Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës Sheremet Ahmeti kthehet nga vizita zyrtare në Turqi

Vushtrri, 04 maj  11 -  Pas vizitës zyrtare në Turqi Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) z.Sheremet Ahmeti është kthyer në Kosovë.
Gjatë kësaj vizite z. Ahmeti ka marr pjesë në Konferencën Rajonale Ballkanike për Trajnime Policore, ku përveç Republikës së Kosovës kanë marrë pjesë edhe Shqipëria, Bosnja Hercegovina, Mali i Zi,  Kroacia dhe Bullgaria. Në këtë  konference të gjitha vendet pjesëmarrëse  kanë prezantuar programet e tyre mbi trajnimet e Policisë.Kryeshefi Ahmeti me këtë rast  është takuar me përfaqësues të Akademive Policore të vendeve ballkanike. Po ashtu z. Ahmeti është takuar edhe me presidentin e Akademisë Policore të Turqisë z. Zuhtu Arslan, ku kanë diskutuar për shkëmbimin e përvojave mes Akademisë Policore te Turqisë dhe Qendrës për Siguri Publike.
Tutje gjatë Konferencës Rajonale Ballkanike për Trajnime Policore temë diskutimi ishte krijimi i Asociacionit Ndërkombëtar të Akademive Policore. Anëtare e këtij asociacioni pritet të jetë edhe Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim e cila është ftuar të marrë pjesë në nënshkrimin e këtij memorandumi.“Në Konferencën Rajonale Ballkanike për Trajnime Policore përmes prezantimeve, diskutimeve dhe takimeve kemi shfrytëzuar rastin që të promovojmë vlerat e Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim si dhe punën e mirë të Policisë së Kosovës. Po ashtu gjatë takimeve kemi biseduar edhe për çështje të ndryshme siç janë mundësia e rritjes së bashkëpunimit si dhe shkëmbimin e përvojave”, tha Ahmeti.
Konferenca Rajonale Ballkanike për Trajnime Policore është organizuar  nga Akademia Policore  Turke ( Turkish National Police Academy ) dhe është mbajtur në Nazilli dhe ka zgjatur dy dit radhazi 26-27 prill.Në këtë konferencë z. Ahmeti ishte i shoqëruar me zëvendës drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës Dejan Jankovic, drejtorin  e Zyrës për Zhvillim, Planifikim dhe Marrëdhënie me Jashtë z. Avni Istrefi si dhe me përfaqësuesin e Policisë së Kosovës në QKSPEZH nënkolonel Driton Zabërgja.

Prishtinë, 5 prill 2011- vizita e AEPC ne QKSPEZH-Kosove

Kryeshefi Ekzekutiv Sheremet Ahmeti ka udhëtuar në një vizitë zyrtare në Turqi

Vushtrri, 26 prill 2011- Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim z. Sheremet Ahmeti ka udhëtuar për një vizitë zyrtare  në Nazili të Turqisë.
Në këtë takim zyrtar kryeshefi Ahmeti do të marrë pjesë në  Konferencën Rajonale Ballkanike për Trajnim Policore. Gjatë kësaj vizite z. Ahmeti do të ketë takime me përfaqësuese të institucione të sigurisë publike të shteteve të ndryshme ballkanike.Në këto takime pritet të diskutohen tema të ndryshme që kanë të bëjnë me çështje sigurisë. Ndër çështjet kryesore do të jenë nxitja e bashkëpunimit dhe shkëmbimi i përvojave në mes te shteteve ballkanike sa i përket fushës së sigurisë.

Në QKSPEZH përfundoi trajnim “Bisedimet për lirimin e pengjeve”

Vushtrri, 15 prill ‘11- Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) pesëmbëdhjetë pjesëtarë të njësisë special të Policisë së Kosovës sot përfunduan me sukses  trajnimin “Bisedimet për lirimin e pengjeve”, trajnim ky i mbështetur nga Turqia.
Në ceremoninë e çertifikimit morën pjesë nënkolonel Driton Zabërgja, drejtori i njësisë speciale të policisë së Turqisë Mustafa Kapllan si dhe instruktorë tjerë të cilët kanë ligjëruar në këtë trajnim. Pjesëmarrësit vlerësuan se mbajtja e këtij trajnimi është edhe një shkëmbim i përvojave mes Policisë së Kosovës dhe asaj të Turqisë.Nënkolonel Driton Zabërgja duke përshëndetur të pranishmit, mbajtjen e këtij trajnimi e ka vlerësuar shumë lartë.Ai tha se përfundimi i këtij trajnimi për qendrën  është një ngjarje e veçantë sepse tregon profesionalizëm për Policinë e Kosovës. Ndërkaq ka falënderuar shtetin turk për ndihmën e vazhdueshme që po i jap Kosovës konkretisht policisë së vendit tonë.“Falënderojë instruktorët nga Turqia të cilët për dy javë rresht ligjëruan në këtë trajnim. Falënderoj shtetin turk për ndihmën e vazhdueshme që po i jap Kosovës sidomos në fushën e sigurisë”, tha Zabërgja.Ndërsa drejtori i njësisë special të Policisë së Turqisë tha se policia e shteti turk do ta përkrah vazhdimisht Policinë e Kosovës. Ai tha se është ndjerë  krenar  për mundësin e dhënë që të ligjëroj para njësisë speciale të Policisë së Kosovës.  “Ne do të  bashkëpunojmë vazhdimisht që  përvojat tona t’i bartim tek Policia e Kosovës”, tha Kapllan.  Trajnimi “Bisedimet për lirimin e pengjeve” ka zgjatur dy javë.

Zëvendësdrejtori i policisë së Turqisë Osman Karakus vizitoi QKSPEZH

Vushtrri, 08 prill ’11 - Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare të Republikës së Turqisë Osman Karakus, vizitoi sot Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), ku u prit nga udhëheqësit e lartë të qendrës si dhe nga përfaqësuesit e agjensioneve të sigurisë publike. Duke iu uruar mirëseardhje delegacionit   nënkolonel Driton Zabërgja i ka njoftuar  për të arriturat dhe aktivitetet që zhvillohen në QKSPEZH. Delegacioni është informuar edhe për projektet, të cilat priten të realizohen së shpejti, që kanë të bëjnë me ngritjen e kapaciteteve trajnuese dhe akomoduese në Qendër. Nënkoloneli e ka falënderuar zv/drejtorin Karakus për mbështetjen që Turqia i ofron vazhdimisht Policisë së Kosovës.Ndërkaq zv/drejtori i Policisë Kombëtare të Turqisë, Osman Karakus  është ndarë i kënaqur më pritjen. Ai tha se Turqia do ta përkrah Kosovën edhe me tutje e veçanërisht në fushën e sigurisë. Në fund të takimit ata bënë një vizitë objekteve të qendrës dhe disa nga pajisjet me të cilat trajnohen pjesëtarët e sigurisë publike nga katër agjensionet.


Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Turqisë z. Osman Karakus viziton Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim

Vushtrri, 07 prill 2011- Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim nesër në ora 15:00 do ta vizitojë zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare të Republikës së Turqisë z. Osman Karakus. Delegacioni nga Turqia do të pritet nga menaxhmenti i lartë dhe përfaqësues të agjencioneve të sigurisë në qendër.
Ftohen mediat që ta përcjellin këtë takim.