}

NewsArticle

25/01/2012

AKSP bëhet me flamur dhe emblemë

Vushtrri, 25 janar 2012 - Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) bëhet me flamur dhe emblemë. Flamuri dhe emblema e AKSP është përzgjedhur nëpërmjet një konkursi publik prej 30 ditësh në të cilin kanë konkurruar 14 persona. Nga ky numër i konkurrenteve Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Akademinë e Kosovës për Siguri Publike ka përzgjedhur tre më të mirët.Në konkursin për flamurin dhe emblemën e AKSP në vendin e parë është përzgjedhur konkurrenti Gani (Aziz) Baliu me 67 pikë, në të dytin Egzon Bytyqi me 64 pikë dhe në vendin e tretë renditet Kujtim Kuqi me 50 pikë.

Konkurrentët janë shpërblyer, vendi i parë me 1.500 euro, i dyti me 500 dhe vendi i tretë me 300 euro. Konform Ligjit për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike fituesi i vendit të parë është përzgjedhur nga ana e ministrit të Punëve të Brendshme, ndërsa fituesit e vendit të dytë dhe tretë janë përzgjedhur nga Drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së sipas ofrimit te pesë propozimeve nga Komisioni për zgjedhjen e Flamurit dhe Stemës se Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.

Ndryshim i flamurit dhe emblemës është bërë për shkak të hyrjes në fuqi të Ligjit për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike i cili  ka hyrë në fuqi më 10 dhjetor të vitit 2011 dhe tash e tutje mbanë emrin Akademia e Kosovës për Siguri Publike.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Drejtori Smakiqi ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga AEPC
Drejtori Smakiqi ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga AEPC

Vushtrri, 20 janar 2012 – Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Ismail Smakiqi, i shoqëruar nga drejtori i Trajnimeve dhe Përkrahjes Programore Dukagjin Dinaj, kanë marrë pjesë në konferencën rajonale të Asociacionit të Kolegjeve Policore Evropiane (AEPC) që është mbajtur me 17 dhe 19 të këtij muaj në Shqipëri.Qëllimi i konferencës ka qenë diskutimi për përgatitjen e zgjedhjes së presidentit të ri të AEPC-ut, përgatitja e bordit drejtues për takimin e radhës që do të mbahet në shkurt të këtij viti, në Solna të Suedisë, bashkëpunimi me DCAF, me CEPOL dhe me MEPA.
Po ashtu gjatë kësaj konferencë janë prezantuar programe mbi trajnimet për pjesëtarët e sigurisë publike në vend.
Drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së, Ismail Smakiqi tha se konferencat e tilla kane ndikim të madh në avancimin e platformës se komunikimit, bashkëpunimit, shkëmbimit dhe koordinimit të përvojave mes shteteve anëtare të këtij asociacioni.Në konferencën rajonal përveç Shqipërisë e cila ka qenë nikoqire, pjesëmarrës kanë qenë edhe Kosova, Suedia, Sllovakia, Rumania, Gjermania dhe Norvegjia. Po ashtu në këtë konferencë kanë marrë pjesë edhe presidenti i Asociacioni të Kolegjeve Policore të Evropës, Maurice Petit, zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, drejtorit i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, Hysni Burgaj si dhe përfaqësues të OSBE-së dhe ICITAP-it nga Republika e Shqipërisë.
Asociacioni  i  Kolegjeve Policore të Evropës (AEPC), ka 45 shtete anëtare.

Lexo më shumë
Në AKSP filloi trajnimi bazë i gjeneratës së 43-të të Policisë së Kosovës
Në AKSP filloi trajnimi bazë i gjeneratës së 43-të të Policisë së Kosovës

Vushtrri, 01 shkurt 2012 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot filloi trajnimi bazë i gjeneratës së 43-të të Policisë së Kosovës.
 Kadetët e rinj do të trajnohen sipas planprogrameve të dizajnuara në bazë të standardëve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe sundim të ligjit.
Nënkolonel Driton Zabergja i përshëndeti dhe ju uroi suksese kadetëve, gjithashtu i njoftoi edhe me rregullat dhe procedurat e vijimit të mësimeve në Akademi.

 

 

Trajnimi do të zgjasë 20 javë dhe do të marrin pjesë 134 kadet.

 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës