}

NewsArticle

04/11/2011

Kryeshefi Smakiqi u takua me zv/udhëheqësin e OSBE-së Joseph

Vushtrri, 04 nëntor 2011- Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), Ismail Smakiqi mori pjesë në një drek pune ku u takua me zëvendës udhëheqësin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Edward Joseph.
Gjatë takimit temë diskutimi ishin zhvillimet e fundit në QKSPEZH si dhe mundësia e krijimit të kushteve më të mira për trajnuesit. Të dyja palët u pajtuan se bashkëpunimi mes Qendrës dhe OSBE-së të vazhdoj edhe më tutje.
Zëvendës Udhëheqësi Joseph së pari uroi kryeshefin Smakiqi për pozitën e marrë në krye të Qendrës. Ai shprehu gatishmërinë e tij për ta përkrahur QKSPEZH-in në këtë periudhë  të rëndësishme kur do të bëhet zbatimi i ligjit për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe shndërrimi i saj në institucion të arsimit të lartë në fushën e sigurisë.
Nga ana e tij kryeshefi Smakiqi falënderoi Edward Joseph për përkrahjen, ndërkohë foli edhe për aktivitetet dhe proceset e rëndësishme në të cilat po kalon Qendra. Të pranishëm në takim ishin edhe Carsten Twelmeier, drejtor i Departamentit për Siguri Publike, Duško Zavisić, zv/drejtor i këtij departamenti, këshilltarët e këtij misioni në QKSPEZH, Nusret Kartal dhe Shpresa Muharremi, Halim Shala, drejtor i Departamentit të Administratës së Përgjithshme dhe Dukagjin Dinaj, drejtor i Departamentit për Trajnim dhe Përkrahje Programore.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Fëmijët parashkollorë të Kopshtit “Rroni” nga Vushtrria vizituan Qendrën
Fëmijët parashkollorë të Kopshtit “Rroni” nga Vushtrria vizituan Qendrën

Vushtrri, 03 nëntor 2011- Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim,  sot e vizituan fëmijët parashkollorë të Kopshtit “Rroni” nga Vushtrria. Fëmijët vizituan objektet e Qendrës dhe hapësirat të cilat trajnohen pjesëtarët e sigurisë publike nga katër agjencionet si Policia, Doganat, Emergjencat dhe Korrektuesit. Fëmijët u takuan edhe me Kryeshefin Ekzekutiv  Ismail Smakiqi.

Ata vizituan njërën nga  klasat ku zhvillohej mësimi nga pjesëtarët e Policisë së Kosovë dhe parashtruan pyetje të cilat ishin në interes të tyre. Fëmijët u interesuan edhe për masat që Policia e Kosovës merr për mbrojtjen e të drejtave të tyre. Fëmijët u ndan të kënaqur më vizitën e tyre në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.
 

Lexo më shumë
Cena u shpallë Kampion Evropian në garat “Kampionati Evropian për Mjeshtër-Veteran”
Cena u shpallë Kampion Evropian në garat “Kampionati Evropian për Mjeshtër-Veteran”

Vushtrri, 14 nëntor 2011 – Anton Cena, instruktor në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), i cili në garat ndërkombëtare përfaqëson Shqipërinë, është shpallur kampion evropian në sportin e Judo-së.

Cena zuri vendin e parë në garat e Kampionati Evropian për Mjeshtër-Veteran që u mbajtën nga data 10 deri më datën 13 nëntor në Austri ku morën pjesë 47 shtete të Evropës. Cena tha se ndeshja e parë në këtë garë ishte e lirë, kurse në të dytën Cena priti francezin Jeandenand Christoph të cilin e mundi me Ippon, pra 10 me zero. Në luftën e tretë Cena u takua me fituesin e grupit, austriakun Schmoelzer Hermann,  të cilën po ashtu e mundi me ippon pra 10 me zero. Në luftën e radhës Cena u takua me gjysmëfinalistin francezin Garcia  Jean-Luc, i cili është edhe fitues i medaljes në kampionatin botëror 2011, të cilin po ashtu e mundi me  ippon pra 10 me zero për të arritur në finalen e këtij Kampionati Evropian.

Rreshteri i Policisë së Kosovës, Anton Cena në këtë garë arrita ta mposht kampionin evropian dhe botëror të Judo-se për veteran, rusin Sikoev Yuri, dhe kështu u shpallë kampion evropian i Judo-së.  “Në këtë garë arrita ta mposhti në finale kampionin evropian dhe botëror të Judo-së për veteran rusin Sikoev Yuri. Për mua kjo fitore ishte një ndjenje tepër emocionuese sepse ta dëgjosh himnin në zëmrën e Evropës dhe të i shikosh të gjithë në këmbë duke e nderuar flamurin tonë kombëtar nuk mund të përshkruhet me fjalë”,u shpreh Cena duke e vlerësuar pjesëmarrjen në këtë ngjarje sportive si një nga momentet më të larta të karrierës së tij. Ai më këtë rast ka falënderuar Policinë e Kosovës që i mundësoi pjesëmarrjen në këtë garë madhështore.

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës