Lajmet
Lajmet
Kryeshefi Smakiqi priti në takim kampionin evropian të Judo-së instruktorin Cena
Vushtrri, 21 nëntor 2011 Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), Ismail Smakiqi priti në takim kampionin evropian të Judo-së Anton Cena, i cili njëherit është edhe instruktor në Qendër.
Më këtë rast kryeshefi Smakiqi e përgëzoi kampionin Cena për sukseset që ka arritur deri me tani. Duke e quajtur Cenen si ambasador i sportit në Kosovë, Evropë e së shpejti edhe në botë, kryeshefi Smakiqi tha se sukseset që ka arritur Cena janë krenari jo vetëm për qendrën ku shërben ai, por për gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Kryeshefi Smakiqi tha se edhe për kundër sfida që ka sporti kosovar, Kosova ka sportistë të dalluar. Tutje Smakiqi i ofroj mbështetje të plotë instruktorit Cena.
Ndërsa instruktori Anton Cena falënderoi kryeshefin Smakiqi për pritjen dhe gatishmërinë e tij për ta përkrahur vazhdimisht.
Kryeshefi Smakiqi u takua me Shipçiç
Vushtrri, nëntor 2011- Në vazhdën e takimeve Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), Ismail Smakiqi pas takimit me drejtorin e Qendrës së Formimit Policor të Tiranës (QFP), Hamdi Fjora së bashku kanë udhëtuar për në Mal të Zi.
Kryeshefi Smakiqi dhe drejtori i QFP-së Fjora janë pritur nga drejtori i Akademisë Policore së Danilovgradit, Zhivko Shipçiç.
Kryeshefi Smakiqi, drejtori i QFP-së Hamdi Fjora dhe Shipçiç kanë diskutuar për bashkëpunimin mes tri qendrave të sigurisë publike.
Gjatë takimit temë diskutim ka qenë shkëmbimi i përvojave dhe përkushtimi për fuqizimin e rendit dhe ligjit dhe reformat në trajnimin e pjesëtarëve të sigurisë publike.
Palët u pajtuan qe trajnimi i pjesëtarëve të sigurisë publike të luaj një rol të rëndësishëm jo vetëm brenda kufijve të këtyre shteteve, por edhe më gjer, drejt realizimit dhe misionit të tyre në ruajtjen e sigurisë së përgjithësime. Organizator i takimit ka qene ICITAP nga Shqipëri, Kosova dhe Mali i Zi.
Kryeshefi Ekzekutiv Ismail Smakiqi ka udhëtuar në një vizitë zyrtare në Shqipëri
Vushtrri, 16 nëntor 2011- Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), Ismail Smakiqi i shoqëruar nga drejtoret e Departamenteve Halim Shala, Dukagjin Dinaj, dhe Avni Istrefi, vizituan sot Qendrën për Formimin e Policisë në Tiranë ku u pritën nga drejtuesi i Qendrës Hamdi Fjora, me bashkëpunëtorë.
Gjatë këtij takim Kryeshefi Smakiqi u informua nga homologu i tij në Tiranë me zhvillimet aktuale në këtë institucion.
Udhëheqësit e Institucioneve të cilat fushveprimtaritë e tyre i kanë të ngjashme, u pajtuan në forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve për vazhdimin e bashkëpunimit si dhe zgjerimin e këmbimit të përvojave edhe në fusha të reja, në përputhje më zhvillimet regjionale dhe globale.
Fjora njoftoi mysafiret nga Kosova lidhur me projektet e Komisionit Evropian, të cilat do të fillojnë së shpejti të realizohen në hapësirat e QFP-së në Tiranë, e që kanë të bëjnë me ndërtimin e kapaciteteve të reja të objekteve hoteliere për nevojat e kësaj qendre.
Smakiqi e njoftoi drejtorin Fjora për aprovimin e Ligjit të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, dhe për fillimin e implementimit të këtij ligji, i cili paraqet cilësi të re në jetën e këtij institucioni. Ligji pritet të hyjë në fuqi këtyre ditëve dhe besohet të ndikojë në ngritjen e cilësisë së trajnimeve, dhe njëkohësisht hapë perspektivë për fillimin e studimeve nga fusha e sigurisë publike.
Udhëheqësit e këtyre dy institucioneve, në ditët në vijim, pritet të bëjnë vizitë në Podgoricë, në një takim të përbashkët me homologun nga Mali i Zi, në kuadër të bashkëpunimeve rajonale.
Cena u shpallë Kampion Evropian në garat Kampionati Evropian për Mjeshtër-Veteran
Vushtrri, 14 nëntor 2011 Anton Cena, instruktor në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), i cili në garat ndërkombëtare përfaqëson Shqipërinë, është shpallur kampion evropian në sportin e Judo-së.
Cena zuri vendin e parë në garat e Kampionati Evropian për Mjeshtër-Veteran që u mbajtën nga data 10 deri më datën 13 nëntor në Austri ku morën pjesë 47 shtete të Evropës. Cena tha se ndeshja e parë në këtë garë ishte e lirë, kurse në të dytën Cena priti francezin Jeandenand Christoph të cilin e mundi me Ippon, pra 10 me zero. Në luftën e tretë Cena u takua me fituesin e grupit, austriakun Schmoelzer Hermann, të cilën po ashtu e mundi me ippon pra 10 me zero. Në luftën e radhës Cena u takua me gjysmëfinalistin francezin Garcia Jean-Luc, i cili është edhe fitues i medaljes në kampionatin botëror 2011, të cilin po ashtu e mundi me ippon pra 10 me zero për të arritur në finalen e këtij Kampionati Evropian.
Rreshteri i Policisë së Kosovës, Anton Cena në këtë garë arrita ta mposht kampionin evropian dhe botëror të Judo-se për veteran, rusin Sikoev Yuri, dhe kështu u shpallë kampion evropian i Judo-së. Në këtë garë arrita ta mposhti në finale kampionin evropian dhe botëror të Judo-së për veteran rusin Sikoev Yuri. Për mua kjo fitore ishte një ndjenje tepër emocionuese sepse ta dëgjosh himnin në zëmrën e Evropës dhe të i shikosh të gjithë në këmbë duke e nderuar flamurin tonë kombëtar nuk mund të përshkruhet me fjalë,u shpreh Cena duke e vlerësuar pjesëmarrjen në këtë ngjarje sportive si një nga momentet më të larta të karrierës së tij. Ai më këtë rast ka falënderuar Policinë e Kosovës që i mundësoi pjesëmarrjen në këtë garë madhështore.
Kryeshefi Smakiqi u takua me zv/udhëheqësin e OSBE-së Joseph
Vushtrri, 04 nëntor 2011- Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), Ismail Smakiqi mori pjesë në një drek pune ku u takua me zëvendës udhëheqësin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Edward Joseph.
Gjatë takimit temë diskutimi ishin zhvillimet e fundit në QKSPEZH si dhe mundësia e krijimit të kushteve më të mira për trajnuesit. Të dyja palët u pajtuan se bashkëpunimi mes Qendrës dhe OSBE-së të vazhdoj edhe më tutje.
Zëvendës Udhëheqësi Joseph së pari uroi kryeshefin Smakiqi për pozitën e marrë në krye të Qendrës. Ai shprehu gatishmërinë e tij për ta përkrahur QKSPEZH-in në këtë periudhë të rëndësishme kur do të bëhet zbatimi i ligjit për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe shndërrimi i saj në institucion të arsimit të lartë në fushën e sigurisë.
Nga ana e tij kryeshefi Smakiqi falënderoi Edward Joseph për përkrahjen, ndërkohë foli edhe për aktivitetet dhe proceset e rëndësishme në të cilat po kalon Qendra. Të pranishëm në takim ishin edhe Carsten Twelmeier, drejtor i Departamentit për Siguri Publike, Duko Zavisić, zv/drejtor i këtij departamenti, këshilltarët e këtij misioni në QKSPEZH, Nusret Kartal dhe Shpresa Muharremi, Halim Shala, drejtor i Departamentit të Administratës së Përgjithshme dhe Dukagjin Dinaj, drejtor i Departamentit për Trajnim dhe Përkrahje Programore.
Fëmijët parashkollorë të Kopshtit Rroni nga Vushtrria vizituan Qendrën
Vushtrri, 03 nëntor 2011- Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, sot e vizituan fëmijët parashkollorë të Kopshtit Rroni nga Vushtrria. Fëmijët vizituan objektet e Qendrës dhe hapësirat të cilat trajnohen pjesëtarët e sigurisë publike nga katër agjencionet si Policia, Doganat, Emergjencat dhe Korrektuesit. Fëmijët u takuan edhe me Kryeshefin Ekzekutiv Ismail Smakiqi.
Ata vizituan njërën nga klasat ku zhvillohej mësimi nga pjesëtarët e Policisë së Kosovë dhe parashtruan pyetje të cilat ishin në interes të tyre. Fëmijët u interesuan edhe për masat që Policia e Kosovës merr për mbrojtjen e të drejtave të tyre. Fëmijët u ndan të kënaqur më vizitën e tyre në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.
Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi vizitoi QKSPEZH-in
Vushtrri, 27 tetor 2011- Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim sot e vizitoi Ministri i Punëve te Brendshme, Bajram Rexhepi.
Ministri Rexhepi u prit nga Kryeshefi Ekzekutiv, Ismail Smakiqi dhe menaxhmenti i lartë i Qendrës. Gjatë takimit ministri Rexhepi dhe Kryeshefi Smakiqi theksuan se trajnimi i pjesëtarëve të sigurisë publike është i rëndësishëm jo vetëm për qytetarët e Republikës së Kosovës por edhe më gjerë, në funksion të zhvillimit dhe avancimit të sigurisë së përgjithshme.
Kryeshefi Smakiqi foli edhe për proceset e fundit të zhvillimit dhe avancimit të cilat po kalon Qendra, si dhe për miratimin e Ligjit për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP).
U mbajt takimi i radhës i grupit punues për hartimin e Projekt-Udhëzimeve
Vushtrri, 27 tetor 2011 Grupi Punues i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) ka mbajtur takimin e radhës për hartimin e Projekt-udhëzimeve Adimistrative për Qendrën. Gjatë këtij takimi i cili ka zgjatur tri ditë radhazi në Shqipëri janë shqyrtuar dhe diskutuar katër udhëzime, Udhëzimi Administrativ për Zhvillimin e Korrikulave, Udhëzimi Administrativ për Transport, Udhëzimi Administrativ për Rregullat e Sjelljes, Disiplinës dhe Rendit Shtëpiak, si dhe Udhëzimi Administrativ për Procedurat e funksionimit të sektorit të sigurisë në Qendër.Në këtë punëtori kanë marrë pjesë zyrtarë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), zyrtarë të QKSPEZH-it, përfaqësuesit e agjensioneve të sigurisë publike si dhe përfaqësuesit e OSBE-së dhe ICITAP-it.Mbajtja e kësaj punëtorie është përkrahur dhe financuar nga OSBE-ja.
Kryeshefi Smakiqi u takua me Drejtorin e QFP Hamdi Fjora
Vushtrri, 27 tetor 2011- Kryeshefi Ekzekutiv i QKSPEZH, Ismail Smakiqi gjatë vizitës zyrtare në Durrës u takua me drejtorin e Qendrës së Formimit Policor (QFP) të Shqipërisë, Hamdi Fjora. Kryeshefi Smakiqi dhe drejtori Fjora gjatë këtij takimi kanë diskutuar për mundësin e bashkëpunimit në fushën e trajnimeve për pjesëtaret e sigurisë publike. Me këtë rast drejtori Fjora ka shprehur gatishmërinë e tij për thellimin e bashkëpunimit mes Qendrës së Formimit Policor dhe Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.
Ndërsa kryeshefi Smakiqi e informoi drejtorin Fjora për të gjitha zhvillimet e fundit në QKSPEZH, si dhe për miratimin e Ligjit për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), emër të cilin do ta mbajë QKSPEZH në të ardhmen. Smakiqi e siguroi Fjorën për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve përkatëse. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të ICITAP nga Shqipëria dhe Kosova. Gjatë kësaj vizite kryeshefi Smakiqi, ishte i shoqëruar me drejtorin e Departamentit të Administratës së Përgjithshme, Halim Shala dhe drejtorin e Departamentit për Trajnime dhe Përkrahje Programore, Dukagjin Dinaj.
Udhëheqës i projektit të Binjakëzimit nga Finlanda dhe Estonia, Anti Häikiö vizitoi Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim
Vushtrri, 20 tetor 2011- Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim e vizitoi, udhëheqës i projektit të Binjakëzimit nga Finlanda dhe Estonia, Anti Häikiö, i cili u prit nga Kryeshefi Ekzekutiv, Ismail Smakiqi dhe përfaqësuesit e agjencioneve.
Qëllimi i këtij projekti është Përmirësimi i Arsimit në Sektorët e Sigurisë Publike në Kosovë.
Gjatë takimit Anti Häikiö shpjegoi draftin e parë të kontratës së Projektit të Binjakëzimit, Përmirësimi i Arsimit në Sektorët e Sigurisë Publike, duke shprehur bindjen e tij për akreditimin e QKSPEZH-it në nivel të institucionit të arsimit të lartë.
Përderisa Kryeshefi Smakiqi shprehu përkrahjen dhe gatishmërinë e plotë për bashkëpunim, i cili do të shpijë në realizimin me sukses të objektivave të Projektit. Të njëjtën gatishmëri e shprehën edhe përfaqësuesit e agjencive të sigurisë publike, të cilët ishin të inkurajuar me ngritjen e nivelit të trajnimit dhe mundësinë e shkëlqyer për ofrimin e arsimit të lartë në QKSPEZH.
Ky projekt i binjakëzimit është financuar nga zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian dhe do të zgjasë dy vjet, nga janari 2012 deri në fund të vitit 2013.
Udhëheqës i projektit të Binjakëzimit nga Finlanda dhe Estonia, Anti Häikiö vizitoi Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim
Vushtrri, 20 tetor 2011- Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim e vizitoi, udhëheqës i projektit të Binjakëzimit nga Finlanda dhe Estonia, Anti Häikiö, i cili u prit nga Kryeshefi Ekzekutiv, Ismail Smakiqi dhe përfaqësuesit e agjencioneve.
Qëllimi i këtij projekti është Përmirësimi i Arsimit në Sektorët e Sigurisë Publike në Kosovë.
Gjatë takimit Anti Häikiö shpjegoi draftin e parë të kontratës së Projektit të Binjakëzimit, Përmirësimi i Arsimit në Sektorët e Sigurisë Publike, duke shprehur bindjen e tij për akreditimin e QKSPEZH-it në nivel të institucionit të arsimit të lartë.
Përderisa Kryeshefi Smakiqi shprehu përkrahjen dhe gatishmërinë e plotë për bashkëpunim, i cili do të shpijë në realizimin me sukses të objektivave të Projektit. Të njëjtën gatishmëri e shprehën edhe përfaqësuesit e agjencive të sigurisë publike, të cilët ishin të inkurajuar me ngritjen e nivelit të trajnimit dhe mundësinë e shkëlqyer për ofrimin e arsimit të lartë në QKSPEZH.
Ky projekt i binjakëzimit është financuar nga zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian dhe do të zgjasë dy vjet, nga janari 2012 deri në fund të vitit 2013.