}

NewsArticle

08/03/2013

Përfundoi trajnimi Menaxhimi për Kapiten

Vushtrri, 08 mars 2013- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, përfundoi trajnimi, Menaxhimi për Kapiten. Të pranishëm në ceremoninë  e diplomimit ishin Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, përfaqësuesi i Policisë së Kosovës në Akademi, Nënkolonel Driton Zabërgja, zyrtarë të lartë të Akademisë si dhe zyrtar nga Policia e Kosovës.
Smakiqi theksoi se trajnimet e tilla i kontribuojnë zhvillimit dhe ndërtimit të kapaciteteve profesionale për Policinë e Kosovës që përmes profesionalizmit të tyre ti ofrojnë siguri qytetarëve të Republikës së Kosovës. “Ngritja e cilësisë së trajnimeve dhe arsimimi i lartë është prioritet absolut i Akademisë” tha Smakiqi.
Ndërsa Nënkolonel Driton Zabërgja tha se trajnimet e tilla  kanë rëndësi të madhe në aftësimin e pjesëtarëve të policisë, në ruajtjen e sigurisë së përgjithshme për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Pjesëmarrës në këtë trajnim gjithsej kanë qenë, gjashtëdhjetë e nëntë zyrtarë policor të cilët me sukses kanë përfunduar trajnimin.



  • Share:

Lexo lajme tjera:

Antoinete Gosinski vizitoi Akademinë
Antoinete Gosinski vizitoi Akademinë

Vushtrri, 14 shkurt 2013- Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi priti në takim shefen e sektorit për identitet të inteligjencës nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antoinete Gosinski.
Smakiqi gjatë këtij takimi  foli për bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Akademisë dhe partnerëve të saj evropian dhe nga SHBA-të që kanë dhënë në ngritjen dhe ndërtimin e kapaciteteve trajnuese për pjesëtarët e sigurisë publike.
Smakiqi delegacionin e informoi për proceset reformuese të cilat tani po kalon Akademia si dhe për projekte të rëndësishme e në veçanti për Projektin e Binjakëzimit, të financuar nga Bashkimi Evropian e që ka të bëjë me ngritjen dhe përmirësimin e arsimit në sektorin e rendit dhe sigurisë publike.
“Trajnimi i pjesëtarëve të sigurisë publike, konform ligjeve edhe standardeve ndërkombëtare i kontribuon jo vetëm sigurisë për qytetarët e Republikës së Kosovës por edhe më gjerë”, tha Smakiqi.
Ndërsa shefja e sektorit për identitet të inteligjencës nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antoinete Gosinski, shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.
 

Lexo më shumë
Himberg  dhe Tabur mbajtën një ligjëratë në AKSP
Himberg dhe Tabur mbajtën një ligjëratë në AKSP

Vushtrri 18 mars 2013 – Rektori i Kolegjit Policor të Finladës, Kimmo Himberg si dhe ai i Akademisë Policore të Estonisë, Lauri Tabur sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), mbajtën  një ligjëratë  me temën “Nevoja për arsim të lartë në institucionet e sigurisë publike dhe ndikimi i tij në sigurinë publike”. Të pranishëm në këtë ligjëratë përveç pjesëtarëve të sigurisë publike ishin edhe menaxhmenti i lartë i AKSP-së si dhe përfaqësuesit e Agjensioneve të Sigurisë Publike.
Duke falënderuar drejtuesit e AKSP-së dhe pjesëtarët e sigurisë për pritjen e bërë, të dy rektorët thanë se AKSP ka arritur një kualitet të lartë dhe një pozicion kredibil të respektueshëm që në një të ardhme të afërt të bëhet me arsimim të lartë sa i përket fushës së sigurisë.
Gjatë ligjëratës rektorët Himberg dhe Tabur vlerësuan lartë marrëdhëniet e shkëlqyera mes Finlandës, Estonisë më Kosovën konkretisht marrëdhëniet mes akademive të këtyre tri shteteve
Duke bërë prezantimin se si funksionojnë kolegjet policore në Finlandë dhe Estonisë të dy rektorët vlerësuan se edhe Akademia e Kosovës për Siguri Publike është duke krijuar kushte që çdo pjesëtarë i sigurisë publike që trajnohet  të jetë i përgatitur në mënyrë profesionale.
Himberg tha se falë arsimimit të lartë Finlanda renditët ndër të parat për nga besueshmëria në fushën e sigurisë. Ai tha se arsim i lartë në institucionet e sigurisë publike është shumë i nevojshëm pasi që kjo ndikon pozitivisht në përgatitjen e pjesëtarëve të sigurisë publike.
Ndryshe në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike është duke vazhduar Projekti i Binjakëzimit i cili ka të bëjë me përmirësimin e arsimit të lartë në sektorin e sigurisë dhe rendit publik.
Projektit i binjakëzimit është i financuar nga Komisioni Evropian, i cili është fituar nga Finlanda dhe Estonia dhe ka të bëjë me përmirësimin e arsimit në sektorin e sigurisë publike në Republikën e Kosovës
 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës