}

NewsArticle

14/02/2013

Antoinete Gosinski vizitoi Akademinë

Vushtrri, 14 shkurt 2013- Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi priti në takim shefen e sektorit për identitet të inteligjencës nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antoinete Gosinski.
Smakiqi gjatë këtij takimi  foli për bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Akademisë dhe partnerëve të saj evropian dhe nga SHBA-të që kanë dhënë në ngritjen dhe ndërtimin e kapaciteteve trajnuese për pjesëtarët e sigurisë publike.
Smakiqi delegacionin e informoi për proceset reformuese të cilat tani po kalon Akademia si dhe për projekte të rëndësishme e në veçanti për Projektin e Binjakëzimit, të financuar nga Bashkimi Evropian e që ka të bëjë me ngritjen dhe përmirësimin e arsimit në sektorin e rendit dhe sigurisë publike.
“Trajnimi i pjesëtarëve të sigurisë publike, konform ligjeve edhe standardeve ndërkombëtare i kontribuon jo vetëm sigurisë për qytetarët e Republikës së Kosovës por edhe më gjerë”, tha Smakiqi.
Ndërsa shefja e sektorit për identitet të inteligjencës nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antoinete Gosinski, shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.
 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Në AKSP përfundoj trajnimi i pjesëtarëve të Agjensionit Pyjor i Kosovës
Në AKSP përfundoj trajnimi i pjesëtarëve të Agjensionit Pyjor i Kosovës

Vushtrri, 01 shkurt  2013 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), të premten u certifikuan  njëzet pjesëtarë të Agjensionit Pyjor i Kosovës të cilët përfunduan më sukses trajnimin themelor “Për pushkë të paviaskuar gjysëmautomatike ”. Trajnim është organizuar dhe mbajtur nga Akademia.
Drejtori i Përgjithshëm i AKPS, Ismail Smakiqi, gjatë ceremonisë së certifikimit tha vlerësoj se trajnimet e tilla ndikojnë pozitivisht në ngritjen e kapaciteteve të pjesëtarëve të institucioneve të sigurisë publike. Ai tha se nga trajnimet e tilla pjesëtarët përfitojnë njohuri të reja ku do të sjellin vlera të reja për organizatën e tyre ku punojnë.

Qëllimi i  trajnimit ishte përforcimi i aftësive të akterëve relevantë që në mënyrë efikase ta kryejnë punën e tyre. Trajnimi ka zgjatur pesë ditë.

Lexo më shumë
Përfundoi trajnimi Menaxhimi për Kapiten
Përfundoi trajnimi Menaxhimi për Kapiten
Vushtrri, 08 mars 2013- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, përfundoi trajnimi, Menaxhimi për Kapiten. Të pranishëm në ceremoninë  e diplomimit ishin Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, përfaqësuesi i Policisë së Kosovës në Akademi, Nënkolonel Driton Zabërgja, zyrtarë të lartë të Akademisë si dhe zyrtar nga Policia e Kosovës.
Smakiqi theksoi se trajnimet e tilla i kontribuojnë zhvillimit dhe ndërtimit të kapaciteteve profesionale për Policinë e Kosovës që përmes profesionalizmit të tyre ti ofrojnë siguri qytetarëve të Republikës së Kosovës. “Ngritja e cilësisë së trajnimeve dhe arsimimi i lartë është prioritet absolut i Akademisë” tha Smakiqi.
Ndërsa Nënkolonel Driton Zabërgja tha se trajnimet e tilla  kanë rëndësi të madhe në aftësimin e pjesëtarëve të policisë, në ruajtjen e sigurisë së përgjithshme për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Pjesëmarrës në këtë trajnim gjithsej kanë qenë, gjashtëdhjetë e nëntë zyrtarë policor të cilët me sukses kanë përfunduar trajnimin.



Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës