}

NewsArticle

16/01/2013

Në AKSP brenda vitit 2012 janë trajnuar mbi 4660 pjesëtarë të sigurisë publike

Vushtrri, 16 janar 2013 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), i cili është institucioni më i lartë për trajnimin e pjesëtarëve të sigurisë publike në vend, gjatë vitit 2012  kanë kryer trajnime mbi 4660 pjesëtarë të sigurisë publike.
Po ashtu në AKSP janë zhvilluar edhe shumë aktivitete tjera që lidhen më fushën e sigurisë në vend. Brenda vitit që e lamë pas janë mbajtur 281 trajnime nga të gjitha  agjencionet e sigurisë publike si Policia e Kosovës (PK), Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave (AME), Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), Dogana e Kosovës (DK), Inspektorati Policor i Kosovës etj. AKSP gjatë gjithë kohës ka ofruar trajnime me kualitet të lartë profesional me standarde ndërkombëtare. Kontribut të veçantë në realizimin e këtyre trajnime dhe ngritjen e kapaciteteve të AKPS-së kanë dhënë edhe dy partnerët kryesorë si Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) dhe (ICITAP).
Përveç pjesëmarrësve nga Kosova, në Akademi janë trajnuar edhe pjesëtarë të sigurisë publike nga shtetet e rajonit si nga Kroacia, Bosnja, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i zi. Përpos trajnimeve, në AKSP janë zhvilluar edhe shumë aktivitete tjera siç janë Miniolimpiada për persona me aftësi të kufizuara, garat ndërkombëtare të ping-pongut, Seminari “Sport for youth”, kampi dy ditorë për të rinj etj. Si rezultat i resurseve dhe mjedisit të saj, AKSP është bërë vendqëndrim primar i trajnimit për një fushë të gjerë të sigurisë publike dhe një degë e zbatimit të trajnimit.Vizioni i AKSP-së është që edhe në të ardhmen të përgatisë dhe të aftësojë punonjës të mbajtjes së rendit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Drejtori Smakiqi u takua me kadetët e rinj të Policisë së Kosovës
Drejtori Smakiqi u takua me kadetët e rinj të Policisë së Kosovës

Vushtrri, 15 janar 2013 – Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës (AKSP), Ismail Smakiqi, të martën u takua me kadetët e gjeneratës së 44 të Policisë së Kosovës. Gjatë  takimit drejtori Smakiqi i inkurajoj kadetët që ta kryejnë detyrën e tyre me ndershmëri, krenari dhe dinjitet.
Drejtori Smakiqi gjatë fjalimit të tij tha se AKSP ka bërë gjithçka që ka mundur, në mënyrë që trajnimi themelor të zhvillohet dhe të përfundojë me sukses të plotë. Ai tha se Akademia do të vazhdojë të kontribuoj në trajnimin e zbatueseve të ligjit, respektimit të rëndit dhe sigurisë në vend. Smakiqi  tha se ndjekja e mësimit në AKSP dhe trajnimet që zhvillohen i bën kadetët garantues të respektimit të rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës.

“Kjo është e vetmja mënyrë që shteti ynë të vazhdojë në plotësimin e standardeve ndërkombëtare si një shtet ligjor demokratik”, tha Smakiqi.  

Lexo më shumë
Nesër diplomon gjenerata e 44-të e zyrtarëve policor
Nesër diplomon gjenerata e 44-të e zyrtarëve policor

Vushtrri, 17 janar 2013- Nesër në ora 13:00, në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike,  do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 44 -të  e  zyrtarëve policorë, (kadetë) të Policisë  së Kosovës. Të pranishëm në ceremoninë e diplomimit pritet të jenë, ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni, Drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së Ismail Smakiqi, si dhe përfaqësuese nga zyrat diplomatike në Kosovë.

Ftohen mediat që të marrin pjesë  në ceremoninë e diplomimit
 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës