}

NewsArticle

24/01/2013

Në Akademi u mbajt takimi i radhës i Projektit të Binjakëzimit

Vushtrri, 24 janar 2013- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), u mbajt takimi i radhës i Komitetit Drejtues i Projektit të Binjakëzimit.  Në këtë takim morën pjesë drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi,  udhëheqësi i Projektit të Binjakëzimit Anti Haikio, përfaqësuesit e institucioneve të sigurisë si dhe përfaqësues vendor e ndërkombëtarë. Partnerët vendor dhe ndërkombëtar, të përfshirë në këtë projekt u ndan të kënaqur me implementimin e projektit deri në këtë fazë, si dhe shprehën gatishmërinë e tyre që të përkrahin Projektin e Binjakëzimit edhe me tutje.
Drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së, Ismail Smakiqi, tha se Akademia do të jetë e përkushtuar që në partneritet të plotë me Qeverinë e Kosovës, Komisionin Evropian dhe me përfaqësuesit e projektit, që ky proces të përfundoj me sukses. Ai vlerësoi se deri në këtë fazë implementimi i projektit është realizuar në mënyrën më të mirë të mundshme.  
Ndërsa udhëheqësi i Projektit të Binjakëzimit, Anti Haikio, tha se Akademia e Kosovës për Siguri Publike në një të ardhme të afërt do të shërbej si një model jo vetëm në Ballkan, por edhe më gjerë. Ai vlerësoi se bashkëpunimi i mirë me të gjithë partnerët ka bërë që projekti deri në këtë fazë të realizohet ashtu edhe siç është paraparë.
Projektit i binjakëzimit është i financuar nga Komisioni Evropian, i cili është fituar nga Finlanda dhe Estonia dhe ka të bëjë me përmirësimin e arsimit në sektorin e sigurisë publike në Republikën e Kosovës.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Zv/ambasadorja Nikander vizitoi AKSP-në
Zv/ambasadorja Nikander vizitoi AKSP-në

Vushtrri, 24 janar 2013 – Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) priti sot në takim zëvendës ambasadoren e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) në Kosovë, Paivi Nikander.  Qëllimi i vizitës ishte njohja më për se afërmi e konceptit dhe trajnimeve që zhvillohen në AKSP. Duke cilësuar këtë vizitë si mjaft të rëndësishme, drejtori Smakiqi  e ka njoftuar zv/ambasadoren për të gjitha aktivitet që zhvillohen, për të gjitha të arriturat, konceptin, vizionin dhe trajnimet të cilat mbahen në Akademi.Smakiqi e falënderoi OSBE-në për përkrahjen dhe ndihmën e vazhdueshme që po i bën AKSP-së.
Gjatë takimit të dyja palët kanë diskutuar për planet afatgjate të programeve të edukimit dhe zhvillimit të zyrtarëve të sigurisë publike.
Duke folur për objektivat Smakiqi tha se Akademia ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me OSBE-në.
Ndërsa zv/ambasadorja e OSBE-së në Kosovë, Paivi Nikander u shpreh e kënaqur me vizitën e saj në AKSP, ndërkohë u interesua për gjitha aktivitet që zhvillohen në Akademi. Zëvendës ambasadorja ka premtuar që OSBE -ja do ta përkrah Akademinë edhe në të ardhmen.
 

Lexo më shumë
Në AKSP përfundoj trajnimi i pjesëtarëve të Agjensionit Pyjor i Kosovës
Në AKSP përfundoj trajnimi i pjesëtarëve të Agjensionit Pyjor i Kosovës

Vushtrri, 01 shkurt  2013 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), të premten u certifikuan  njëzet pjesëtarë të Agjensionit Pyjor i Kosovës të cilët përfunduan më sukses trajnimin themelor “Për pushkë të paviaskuar gjysëmautomatike ”. Trajnim është organizuar dhe mbajtur nga Akademia.
Drejtori i Përgjithshëm i AKPS, Ismail Smakiqi, gjatë ceremonisë së certifikimit tha vlerësoj se trajnimet e tilla ndikojnë pozitivisht në ngritjen e kapaciteteve të pjesëtarëve të institucioneve të sigurisë publike. Ai tha se nga trajnimet e tilla pjesëtarët përfitojnë njohuri të reja ku do të sjellin vlera të reja për organizatën e tyre ku punojnë.

Qëllimi i  trajnimit ishte përforcimi i aftësive të akterëve relevantë që në mënyrë efikase ta kryejnë punën e tyre. Trajnimi ka zgjatur pesë ditë.

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës