}

NewsArticle

18/01/2013

Në Akademi diplomoi gjenerata e 44-të e Policisë së Kosovës

Vushtrri, 18 janar 2013  - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, pas një trajnimi 20 javor diplomuan shtatëdhjetë kadet të rinj të Policisë së Kosovës.
Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni, drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, Kryeshefi i Inspektoratit të Policisë së Kosovës, Fitim Shishani, përfaqësues të zyrave diplomatike në Kosovë, përfaqësues nga ICITAP, OSBE të KFOR-it si dhe përfaqësues nga institucionet vendore e ndërkombëtare. Zëvendësministri i  Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, duke iu uruar të sapo diplomuarve suksese në punë, tha se Policia e Kosovës është e obliguar të garantoj rend dhe siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës në gjithë territorin e saj.
“Ministria e Punëve të Brendshme do të vazhdojë me zhvillimin e politikave strategjike në përkrahje të Policisë së Kosovës, duke rekrutuar pjesëtarë të rijnë, në mënyrë që policia jonë të jetë më e re në moshë”, tha Zeka. Ai duke vlerësuar se puna e policisë është një ndër punët më sfiduese dhe të rrezikshme tha se Policia e Kosovës është argumenti më i mirë se këto sakrifica dhe mundime po shpaguhen me të arritura të mëdha dhe përkrahje nga qytetarët e Kosovës. “Me rezultatet e arritura, ne po avancojmë në procesin e integrimeve evropiane dhe jam më se i sigurt që edhe  ju do të kontribuoni edhe ne sigurinë rajonale dhe atë ndërkombëtare si pjesë e misioneve jashtë shtetit”, tha Zeka. Ndërkaq Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni tha polica është mbrojtëse e të drejtave individuale dhe publike, respektues të rëndit dhe ligjit në gjithë Republikën e Kosovës. “Sundimi i rendit dhe ligjit sot është një parakusht esencial në të gjitha aspektet e shoqërisë garantues të së cilës nga sot do të jeni edhe ju të nderuar polic të rinj.
Edukimi dhe aftësimi juaj me standardet më të larta profesionale në fushën e zbatimit të ligjit do të jetë një ndihmesë e madhe jo vetëm për Policinë e Kosovës, por edhe perspektiven e vendit”, tha Maxhuni.

Maxhuni tha se Policia e Kosovës duhet të jetë çdo herë shembull i realizimit të objektivave, misionit dhe vizionit të saj
 Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi fillimisht ka uruar kadetët për diplomimin e tyre. Smakiqi tha se Akademia e Kosovës për Siguri Publike tani më është qendër më e fortë e të gjitha llojeve të trajnimit më bashkëkohorë për të gjitha agjencionet e Sigurisë Publike- zbatuesit e ligjit. Akademia është e gatshme të merr përgjegjësi në arsimimin superior dhe të trajnimeve për të gjitha agjencionet e sigurisë publike. “Ngritja e cilësisë së trajnimeve dhe arsimimi i lartë është prioritet absolut i Akademisë dhe partnerëve të sajë ICITAP-it dhe OSBE-së dhe së fundmi i Komisionit Evropian përmes Projektit të Binjakëzimit- Përmirësimi i Arsimit në Sektorët e Sigurisë dhe Rendit Publikë”, u shpreh Smakiqi.
“Qytetarët me padurim presin inkuadrimin e juaj në Policinë e Kosovës . Meritoni pritjet e qytetarëve dhe ruajeni përjetësisht të drejtën që qytetarin ta shikoni në sy“ tha Smakiqi.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

ICITAP vazhdon ta përkrah AKSP-në
ICITAP vazhdon ta përkrah AKSP-në

Vushtrri, 17 janar 2013 –Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, në kuadër të vizitës së saj në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, ka vizituar edhe “Qytezën Simulative” që funksionon në kuadër të Akademisë e cila është krijuar nga ICITAP.
Kjo qytezë iu shërben të gjitha institucioneve të sigurisë publike në vend që në mënyrë praktike të zhvillojnë trajnimet e tyre. Përmes krijimit të kësaj qyteze ICITAP ka mundësuar që pjesëtarët e sigurisë publike t’i improvizojnë rastet, që teorinë ta zbatojnë edhe në praktikë. Ambasadorja e SHBA-ve gjatë vizitës tha se kjo qendër gjithashtu është një akses i rëndësishëm për trajnime simulative të pjesëtarëve të sigurisë publike në Kosovë.
Qendra e Simulimit është një institucion ekselent i arsimimit profesional, për trajnimin e pjesëtarëve të sigurisë publike në mënyrë cilësore  me synim të rritjes së mëtejshme të aftësive operacionale të tyre.
 

Lexo më shumë
Zv/ambasadorja Nikander vizitoi AKSP-në
Zv/ambasadorja Nikander vizitoi AKSP-në

Vushtrri, 24 janar 2013 – Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) priti sot në takim zëvendës ambasadoren e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) në Kosovë, Paivi Nikander.  Qëllimi i vizitës ishte njohja më për se afërmi e konceptit dhe trajnimeve që zhvillohen në AKSP. Duke cilësuar këtë vizitë si mjaft të rëndësishme, drejtori Smakiqi  e ka njoftuar zv/ambasadoren për të gjitha aktivitet që zhvillohen, për të gjitha të arriturat, konceptin, vizionin dhe trajnimet të cilat mbahen në Akademi.Smakiqi e falënderoi OSBE-në për përkrahjen dhe ndihmën e vazhdueshme që po i bën AKSP-së.
Gjatë takimit të dyja palët kanë diskutuar për planet afatgjate të programeve të edukimit dhe zhvillimit të zyrtarëve të sigurisë publike.
Duke folur për objektivat Smakiqi tha se Akademia ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me OSBE-në.
Ndërsa zv/ambasadorja e OSBE-së në Kosovë, Paivi Nikander u shpreh e kënaqur me vizitën e saj në AKSP, ndërkohë u interesua për gjitha aktivitet që zhvillohen në Akademi. Zëvendës ambasadorja ka premtuar që OSBE -ja do ta përkrah Akademinë edhe në të ardhmen.
 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës