}

NewsArticle

15/05/2012

Cena kampion i dyfishtë Evropian

Vushtrri, 15 maj 2012- Anton Cena instruktor ne Akademinë e Kosovës për Siguri Publike i cili në garat nderkombëtare përfaqson Shqipërinë është shpallur kampion Evropian në Judo. Kamiponati Evropian për Judo është mabjtur në Opole të Polonisë ku kanë marrë pjesë 37 shtete në të cilin Cena zuri vendin e parë.
Cena tha se kësaj radhe shkëlqeu me shumë se herën e kaluar se ne finale e mposhti Rusin Sikoev, me humbje maksimale, 10 me zero pra me ippon. Luftën e pare  pata fate te jem i lire, te dytën e munda francezin i cili është mu si unë Instruktor i Policisë ne Akademinë e Policisë ne France dhe atë me 10 me zero apo me Ippon. Cena në finale u ndesh me te njëjtin rus te cilin e kishte mposhtur në finale të vitit të kaluar, por kësaj here me rezultat edhe më të mirë me piken me te larte te mundur ne Judo.
Gara e radhës për mua do të jetë sfida me e madhe sepse ne nëntor është kampionati botëror qe do mbahet ne Rio de Zhenero te Brazilit ne te cilin do marr pjese si Kosovë. “Besoj qe do bëhem kampion bote dhe do ta ngrit edhe flamurin e shtetit te dytë Shqiptar flamurin e Republikës së Kosovës” tha Cena.
 Me këtë rast ai falënderoj Policin e Kosovës, Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, që i mundësuan pjesëmarrjen në këtë kampionat.
 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Ish luftëtarët libianë vizituan  AKSP-në
Ish luftëtarët libianë vizituan AKSP-në

Vushtrri, 14 maj 2012 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Komisioni për Çështje të Luftëtarëve i përberë prej 30 personave të cilën kanë qenë ish - luftëtarë në Libi sot kanë përfunduar një ligjëratë përmes së cilës kanë marrë përvojat nga Kosova se si bëhet transformimi nga jeta ushtarake në atë civile. Ish- luftëtarët libianë gjatë qëndrimit në AKSP kanë fituar njohuri rreth programit se si bëhet demobilizimi, çarmatimi dhe riintegrimi i personave ushtarakë dhe inkuadrimi i tyre në institucione. Për përgatitjen e kësaj vizite në AKSP është përkujdesur organizata SPARKS nga Holanda e cila u ka sugjeruar ish- ushtarëve libianë se trajnimet dhe përvojat për çarmatimin e ushtarëve mund t’i marrin në Kosovë. Ish ushtarëve nga Libia u kanë ligjëruar ekspertë të sigurisë publike dhe instruktorë nga Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës, Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Agjencionit të Menaxhimit të Emergjencave. Po ashtu gjatë këtij pilot studimi i cili është mbajtur në AKSP kanë ligjëruar edhe ekspertë të sigurisë publike nga UNDP-ja. Ligjërata ka zgjatur shtatë ditë.


 

Lexo më shumë
Drejtori Smakiqi priti në takim ambasadorin Gregoire
Drejtori Smakiqi priti në takim ambasadorin Gregoire

Vushtrri, 22 maj 2012 – Ambasadori i Belgjikës në Kosovë, Pascal H.Gregoire sot vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), ku u prit nga Drejtori i Përgjithshëm, Ismail Smakiqi, me bashkëpunëtor. Në takim morën pjesë edhe përfaqësuesit e Institucioneve të Sigurisë Publike.
Drejtori Smakiqi e falënderoi ambasadorin  belg Gregoire për ndihmën e vazhdueshme që po japin Kosovës në të gjitha fushat, e posaçërisht në fushën e sigurisë.
Gjatë këtij takimi drejtori Smakiqi e njoftoi ambasadorin Gregoire, për të gjitha trajnimet që mbahen nga katër agjencionet e sigurisë publike në AKSP. Ambasadori është njoftuar edhe për projektet, të cilat priten të realizohen së shpejti, që kanë të bëjnë me ngritjen e kapaciteteve trajnuese dhe akomoduese në akademi. Delegacioni u informua edhe për konceptin, vizionin, fazën e tranzicionit, akreditimit, legjislacionit, por edhe për sukseset dhe të arriturat e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.
Duke folur rreth trajnimeve  Smakiqi tha se qëllimi është që akademia të marrë karakter regjional në Evropën Juglindore për studime në fushën e sigurisë publike.
Ndërsa ambasadori Gregoire  e përgëzoi drejtorin Smakiqi për rezultatet e arritura dhe premtoi angazhimin e vazhdueshëm në mbështetje të zhvillimit të pjesëtarëve të sigurisë publike.

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës